Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Njoftim për tatimpagues – ATK plotëson/ndryshon procedurat e Rimbursimeve

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, i cili ka hyrë në fuqi nga data 28 janar 2024, ka nxjerr Rregulloren me të cilën plotëson/ndryshon procedurat e Rimbursimeve.

 

Qëllimi i kësaj Rregulloreje të Brendshme ATK Nr. 2/2024 për procedurat e Rimbursimeve është që përmes krijimit të procedurave të shkruara të përcaktohen veprimet ligjore që do të ndërmerren në rastet kur bëhet fjalë për zbatimin e dispozitave ligjore për rimbursime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit në të Ardhurat Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhurat e Korporatave (TAK).

 

Kjo Rregullore e Brendshme shfuqizon “Rregulloren e Brendshme mbi procedurat e Rimbursimeve Nr.2/2023, të datës 25.09.2023 me Nr. Protokolli 09-06-3613”.

 

Kjo Rregullore e Brendshme hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së.

 

Rregulloren e Brendshme ATK Nr. 2/2024 për Procedurat e Rimbursimeve, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Për Tatimpaguesit – Udhëzues, Manuale dhe Rregullore, apo klikoni këtu.

 

Administrata Tatimore e Kosovës