Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01.02.2023 do të publikoj versionin e ri të Sistemit Elektronik – EDI. Ndryshimi që do të jetë në krahasim me versionin e tanishëm, është kufizimi në deklarimin e Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, të cilat nuk do të mund të dërgohen nëse nuk janë të plotësuara ashtu siç kërkohet. Më konkretisht, kufizimet janë bërë në kolonën e Numrit Unik Identifikues, Numrit Fiskla dhe Numrit Personal.
Në vijim gjeni sqarimet se si duhet të plotësohet kolona e NUI / NF / NP:
LIBRI I SHITJES | LIBRI I BLERJES | ||
Vendosja e Numrit në Kolonën e NUI/NF/NP | Përshkrimi | Vendosja e Numrit në Kolonën e NUI/NF/NP | Përshkrimi |
81XXXXXXX | NUI me 81… vendoset për Shitjet për personat e regjistruar në ARBK. | 81XXXXXXX | NUI me 81… vendoset për Blerjet nga personat e regjistruar në ARBK. |
60XXXXXXX | NF me 6…. Vendoset për Shitjet për personat që janë të regjistruar në ATK. | 60XXXXXXX | NF me 6… vendoset për Blerjet nga personat që janë të regjistruar në ATK. |
1 | Numri 1 vendoset për Shitjet nga Pajisja Elektronike Fiskale / Sistemi Fiskal, gjegjësisht Pazari ditor. Pra numri 1 mund të vendoset vetëm nëse plotësohen ndonjëra nga rubrikat, si: 9; 10c; 12 dhe 14. | 1XXXXXXXXX apo 2XXXXXXXXX | Numri Personal me 1….apo 2… vendoset për Blerjet nga personat fizikë jo-afaristë. |
2 | Numri 2 vendoset për Shitjet e shërbimeve jashtë vendit, pra nëse plotësohet rubrika 10a. | 8 | Numri 8 vendoset për Importet. Pra vendoset nëse plotësohen ndonjëra nga rubrikat , si: 31; 32; 33; 34; 35; 37; 39; 65 dhe 41. |
3 | Numri 3 vendoset për Eksportet, pra nëse plotësohet rubrika 11. | 9 | Numri 9 vendoset për Rregullimet për të ulur TVSH për pagesë me 18%, pra nëse plotësohet rubrika 61. |
4 | Numri 4 vendoset për Rregullimet për të rritur TVSH me 18%, pra nëse plotësohet rubrika 24. | 10 | Numri 10 vendoset për Rregullimet për të ulur TVSH për pagesë me 8%, pra nëse plotësohet rubrika 63. |
5 | Numri 5 vendoset për Rregullimet për të rritur TVSH me 8%, pra nëse plotësohet rubrika 26. | ||
6 | Numri 6 vendoset për Blerjet jashtë vendit që i nënshtrohen ngarkesës së kundërt të TVSH, pra nëse plotësohet rubrika 28. | ||
7 | Numri 7 vendoset për Shitjet për Organizatat Ndërkombëtare, të cilat nuk kanë Numër Fiskal nga ATK. |
Libri i Blerjes dhe Libri i Shitjes, duhet të plotësohen dhe të deklarohen në baza mujore nga data 01 deri më 20 të muajit vijues, pra librat kërkohet të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata e TVSH-së.
Sa i përket plotësimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, referojuni udhëzuesve përkatës të publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org te linku Shërbime Elektronike – Libri i Blerjes dhe i Shitjes.
Administrata Tatimore e Kosovës