Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Njoftim për tatimpagues – Deklarimi elektronik i Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar se janë të obliguar për të deklaruar Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes, përmes Sistemit Elektronik EDI.

 

Libri i Blerjes dhe Libri i Shitjes, duhet të deklarohen në baza mujore nga data 01 deri me 20 të muajit vijues, pra librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata e TVSH-së.

 

Sa ju përket të dhënave, të cilat duhet të plotësohen në Librin e Blerjes dhe Librin të Shitjes, si dhe Udhëzuesit për plotësimin e tyre, referojuni mostrës së publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org te linku Shërbime Elektronike – Libri i Blerjes dhe i Shitjes https://www.atk-ks.org/librat-e-blerjes-dhe-te-shitjes/

 

Administrata Tatimore e Kosovës

Yll Shahini Njoftimet