Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Njoftim për Tatimpagues – Deklaro dhe paguaj tatimin për të ardhurat nga qiraja

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e pasurisë – përfshirë banesa, shtëpi, lokale afariste apo pasuri të tjera, si dhe ata që operojnë përmes platformave online si Airbnb, Booking dhe të ngjashme, se këto të ardhura konsiderohen të ardhura të tatueshme të cilat duhet të deklarohen dhe të paguhet tatimi në mënyrë të rregullt.

 

Çdo person që jep një pronë me qira, pavarësisht nëse qiraja është afatshkurtër apo afatgjatë, ka obligim ligjor të deklarojë të ardhurat e fituara dhe të paguajë tatimin përkatës. Ky detyrim vlen si për personat fizikë jo afaristë po ashtu edhe për ata që ushtrojnë veprimtari afariste.

 

Administrata Tatimore e Kosovës, në vazhdimësi zhvillon aktivitete për identifikimin dhe trajtimin e personave që realizojnë të ardhura nga qiraja, veçanërisht përmes platformave digjitale, me qëllim që çdo e ardhur të jetë e deklaruar dhe e tatuar në mënyrë të barabartë, njësoj si çdo formë tjetër të ardhurash.

 

Mos përmbushja e këtij obligimi paraqet shkelje të kërkesave ligjore tatimore dhe sjell pasoja ligjore. Prandaj, tatimpaguesit ftohen që të jenë transparentë dhe të përmbushin obligimet e tyre vullnetarisht, përmes deklarimit të të ardhurave nga qiraja në afatet e përcaktuara.

 

Deklarimi i saktë i të ardhurave nga qiraja ndihmon në ndërtimin e një sistemi të drejtë tatimor dhe rrit besimin e qytetarëve në institucionet publike. Tatimi i paguar kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit dhe në financimin e shërbimeve publike.

 

Deklaro sot, kontribuo për nesër!

Administrata Tatimore e Kosovës