Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Njoftim për tatimpagues – Individët mund të pajisen me Vërtetim Tatimor edhe përmes platformës eKosova

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë individët se tani mund të pajisen me Vërtetim Tatimor edhe përmes platformës eKosova.

Administrata Tatimore e Kosovës ka ndërlidhur sistemin e saj me platformën eKosova, kështu që çdo individ i cili ka nevojë që të pajiset me Vërtetim Tatimor, këtë mund ta bëjë qoftë përmes ueb-faqes së ATK-së www.atk-ks.org , Zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve në ATK apo edhe përmes platformës eKosova.

Ndërsa, çdo tatimpagues (biznes), me Vërtetim Tatimor mund ta pajiset vetëm përmes Sistemit Elektronik EDI apo Zyrës përkatëse të Shërbimit të Tatimpaguesve në ATK.

Për të gjeneruar Vërtetimin Tatimor përmes platformës eKosova, individi duhet të regjistrohet në platformë dhe të krijoj llogarinë e tij. Pastaj zgjedh shërbimin “Tatimet” si në ilustrimin e mëposhtëm.

 

 

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës