Njoftim për tatimpagues – Mbajtja e tatimit në burim është detyrim ligjor!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim për pagesat që i bëjnë për: paga dhe pensione, interes, të drejta pronësore, qira, kategori të veçanta dhe për pagesa të caktuara për jo rezidentë, ashtu siç është përcaktuar në legjislacionin tatimor.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk janë duke përmbushur këtë detyrim ligjor.

 

Për personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk mbajnë tatimin në burim, do të aplikohen ndëshkime administrative, ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor.

 

Andaj, ATK, u bënë thirrje të gjithë personave që të mbajnë tatimin në burim për pagesat që i bëjnë apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

 

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

 

Pagesa e tatimit, siguron qëndrueshmëri të ekonomisë në vend!

Administrata Tatimore e Kosovës