Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit të cilët janë të përfshirë në transaksione të kontrolluara në mes të personave të lidhur, që janë subjekte të juridiksioneve të ndryshme tatimore dhe të cilët brenda periudhës raportuese në total kalojnë shumën prej treqind mijë euro (300,000€), se janë të obliguar të dorëzojnë formularin “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara”.
Afati për dorëzimin e formularit “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara” për vitin tatimor 2025 është deri më 31 mars 2026.
Bazuar në legjislacionin tatimor, një formular për transaksionet e kontrolluara është nën përkufizimin ligjor të “Pasqyrë Informatash”. Gjithashtu, obligimi për dorëzimin e formularit “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara” është i përcaktuar me Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 02/2017 për Transferimin e Çmimit.
Administrata Tatimore e Kosovës fton të gjithë tatimpaguesit obligues që të dorëzojnë formularin “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara”.
Mospërmbushja e detyrimeve ligjore tatimore përbën shkelje ligjore dhe ATK do të aplikoj masa ndëshkuese, të bazuara në legjislacionin tatimor, ndaj çdo personi nga i cili kërkohet të dorëzojë një pasqyrë informatash në ATK dhe i cili nuk e bën këtë deri në datën obliguese apo i cili dorëzon një pasqyrë të pasaktë ose jo të plotë.
Formulari “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara” duhet të dorëzohet në formë fizike në:
Zyrën Qendrore të Administratës Tatimore të Kosovës /Zyra e Arkivës/ Departamenti për Transferim të Çmimeve dhe Ekonomi Digjitale.
Adresa: Këndi i rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Bill Klinton”, Prishtinë.
Për çdo paqartësi, mund të kontaktoni në:
Tel: +383 38 200 250 94 ose
E-mail: transferpricing@atk-ks.org
Formularin “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara” mund ta gjeni në ueb-faqen e ATK-së, www.atk-ks.org – Për tatimpaguesit – Formularët.
ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!
Administrata Tatimore e Kosovës