Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve që dalin nga legjislacioni tatimor dhe plani strategjik i ATK-së. Kontribut të veçantë në ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës, kanë të gjithë tatimpaguesit që i kryejnë me obligimet e tyre tatimore konform kërkesave të legjislacionit tatimor, të aplikueshëm në Kosovë.
ATK në bashkëpunim me operatorët e licencuar për projektin e arkave fiskale, ka bërë përgatitjet për vazhdimin e shtrirjes së mëtutjeshme të projektit të fiskalizimit.
Me qëllim të realizimit sa më efikas të projektit të arkave fiskale, ATK kërkon nga bizneset qe nuk janë fiskalizuar të përfundojnë procesin e fiskalizimit duke respektuar afatet :
1. Grupi I përfshinë bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës dhe që janë deklarues të TVSh-së ne NjTM,
Afati për t’u pajisur me pajisje elektronike fiskale, menjëherë.
2. Grupi II përfshinë bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës dhe janë deklarues të TVSh-së tjerë nëpër Zyre Regjional,
Afati për t’u pajisur me pajisje elektronike fiskale, më së largu deri më 31/03/ 2014.
3. Grupi III përfshinë bizneset me qarkullim mbi 5000 € ( te gjitha ato subjekte që kanë kaluar bruto qarkullimin vjetor mbi 5000€),
Afati për t’u pajisur me pajisje elektronike fiskale, më së largu deri më 31/03/ 2014.
4. Grupi IV përfshinë bizneset mikro mebruto qarkullimin nën 5000 €, vjetor,
Afati për t’u pajisur me pajisje elektronike fiskale, më së largu deri më 30/06/ 2014.
ATK, është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve që dalin nga legjislacioni tatimor, andaj të gjithë tatimpaguesit që nuk i përgjigjen kërkesës ligjore për t’u pajisur me pajisje elektronike fiskale, do të ndëshkohen me gjobë bazuar në Ligjin 03/L-222 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat.
Kërkesa e përcaktuar me ligj për të regjistruar transaksionet përmes pajisjeve elektronike fiskale (lëshimi i kuponëve me rastin e shitjes së mallrave dhe shërbimeve), do të jetë në dobi të qytetarëve të Kosovës. Kjo përmirëson aftësinë e Administratës Tatimore për t’u siguruar që të gjithë tatimpaguesit po i përmbushin obligimet e tyre tatimore dhe po i raportojnë me saktësi të ardhurat e tyre.
Për informatat të tjera, ju lutemi vizitojeni faqen tonë të internetit www.atk-ks.org – linku apo kontaktoni zyrat regjionale të ATK-së.
Administrata Tatimore e Kosovës