Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Njoftim për të krijuar dhe mbajtur Listën e Stoqeve

Të nderuar Tatimpagues,

Administrata Tatimore gjatë viti 2011, do të ketë prioritet kontrollimin e origjinës së mallrave në tregun e lirë, prandaj nga ju kërkohet që të keni listën e Stoqeve si dhe të posedoni dokumentacion të rregullt mbi origjinën e tyre.

Bazuar në nenin 59 të Ligjit 03/L-222 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, ATK ka autoritet të marrë mallrat pa origjinë nën kujdestari, të bëjë vlerësimin e vlerës së tregut për të llogaritur ndëshkimin prej 25% të vlerës së tregut të atyre mallrave si dhe të ndjek procedurat e parapara ligjore.

Gjithashtu ATK, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe tatimpaguesve që të denoncojnë sjelljet jo të mira të stafit të ATK-së, duke telefonuar në numrin tonë pa pagesë 0800/ 501 – 501. Ju sigurojmë se do të gjeni bashkëpunimin tonë maksimal!

Ju faleminderit që respektoni kërkesat e Legjislacionit Tatimorë dhe që kontribuoni në zhvillimin ekonomik të shteti tonë!

Administrata Tatimore e Kosovës