Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Njoftim shtesë lidhur me aplikimin e shkallëve të reja për tatimin në të ardhurat personale

Administrata Tatimore e Kosovës, ditë më parë ju ka njoftuar për hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji ndryshohen shkallët tatimore të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit Nr. 05/L-028 për tatim në të ardhurat personale.

Me qëllim që të përmbushni saktë detyrimet tatimore, Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura personale do të filloj nga periudha gusht 2024.

Pra, deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga për pagat e muajit gusht 2024 do të kalkulohet sipas shkallëve të reja tatimore të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-142.

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se të gjitha konfigurimet në Sistemin Elektronik EDI do t’i bëjë me kohë dhe varësisht se për cilën periudhë tatimore do të bëhet deklarimi dhe pagesa e tatimit, sistemi do t’ju mundësoj deklarimin dhe pagesën e tatimit në përputhje me Ligjin në fuqi.

 

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës