Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK në terren për të identifikuar bizneset e regjistruara dhe për të promovuar barazinë tatimore

Sot, në qytetet e Mitrovicës dhe Drenasit, ekipet e ATK-së kanë vendosur stikera njoftues në bizneset që janë të regjistruara, për të dalluar bizneset e ndershme nga ato që nuk i përmbushin detyrimet tatimore dhe për të rritur transparencën ndaj qytetarëve. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Mentor Hyseni, theksoi se: “Ky aktivitet na ndihmon …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Tatimet sjellin 794.3 milionë euro në arkën e shtetit – ATK drejt përmbushjes së objektivit vjetor

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2025, në Kosovë janë mbledhur gjithsej 794.3 milionë euro të hyra tatimore, që përfaqësojnë një rritje prej 86.4 milionë euro, ose 12.2% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këto rezultate reflektojnë përmirësimin e vazhdueshëm të mbledhjes së të hyrave, si dhe angazhimin e ATK-së për …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve

Administrata Tatimore e Kosovës, e udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm Mentor Hyseni, bashkë me dy zëvendësdrejtorët e përgjithshëm Isen Lipovica dhe Sami Salihu, ka mbajtur takim me palët e interesit, përfshirë institucionet shtetërore, komunitetin e bizneseve si dhe organizatat profesionale për kontabilitet dhe auditim. Takimi është organizu me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes …

Njoftim për Tatimpagues – Mbani dokumentacionin sipas Ligjit

Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjitha veprimtarive ekonomike se janë të obliguara që të mbajnë librat dhe regjistrimet ashtu siç kërkohet me legjislacionin tatimor. Veprimtaritë ekonomike, të cilat krijojnë dhe mbajnë dokumentacione jo në rregull, si: shitje pa destinim-personave fizikë, blerje nga personat fizikë, mos-dokumentim dhe dokumentim fiktiv, mall pa prejardhje-origjinë, fryrje të …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Bashkëpunim për një të ardhme tatimore më të përgjegjshme – ATK me studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me GIZ – Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, ka organizuar punëtorinë me temën: Psikologjia e Pagesës së Tatimeve: Shtytja bihevioriste dhe përmbushja vullnetare, me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Psikologjisë nga Universiteti “Hasan Prishtina”.   Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, në fjalën e …

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton me udhëheqësin e ri të Divizionit të Ankesave të Tatimpaguesve, z. Arbnor Avdyli

Me përvojë të gjatë si jurist dhe me njohuri të thelluara të Legjislacionit Tatimor, z. Avdyli vjen në këtë rol me vizionin për të forcuar besimin mes tatimpaguesve dhe institucionit. Ai do të udhëheqë këtë divizion me përkushtim, duke u siguruar që çdo ankesë e tatimpaguesve ndaj përcaktimeve zyrtare të trajtohet në mënyrë të drejtë, …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Diskutim profesional me Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, priti në një takim pune përfaqësuesit e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës. Qëllimi i takimit ishte avancimi i praktikave profesionale të punonjësve të ATK-së dhe sigurimi i edukimit të tyre të vazhdueshëm profesional. Drejtori Hyseni theksoi se bashkëpunimi me SHKÇAK është vendimtar për zhvillimin …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK dhe AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike të vendit

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, priti sot në ambientet e ATK-së Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, në një takim të parë zyrtar ndërmjet dy institucioneve. Ky takim shënon hapjen e një kapitulli të ri në bashkëpunimin institucional, me qëllim fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta për luftimin …

Njoftim për tatimpagues – Mbajtja e tatimit në burim është detyrim ligjor

Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë personave fizikë afaristë dhe personave juridikë, se janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim për pagesat që i bëjnë për: paga dhe pensione, interes, të drejta pronësore, qira, kategori të veçanta dhe për pagesa të caktuara për jo rezidentë, ashtu siç është përcaktuar në legjislacionin tatimor. …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni me bashkpunëtor, sot mori pjesë në Forumin Vjetor të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Në fjalën e tij, Drejtori Hyseni tha se është kënaqësi e veçantë që sot të takohem me ju, në këtë takim të parë të përbashkët, ku synimi ynë kryesor është të ndërtojmë një dialog të hapur dhe të vazhdueshëm ndërmjet Administratës Tatimore të Kosovës dhe komunitetit të bizneseve. Tutje ai shtoj se jemi të vetëdijshëm …