Denoncime 0800 80 800

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Fushata 5 ditore për sensibilizim të formalizmit të punësimit

  Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me organizatën Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve ka përmbyllur sot fushatën 5 ditore për sensibilizimin e formalizmit të punësimit. Kampanja në fjalë është realizuar në qytete të ndryshme, ku fokusi kryesor ishte që qytetarët të njoftohen me rendësin e të qenit të …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – 673.5 milion euro tatime të mbledhura, 15.5 milion euro më shumë së plani i rishikuar

673.5 milion euro tatime shënojnë performancen për periudhën janar-nëntor 2022.  Kjo vlerë rrit të hyrat e mbledhura krahas planit të rishikuar për 15.5 milion euro apo 2.4% . Më shumë të hyra të mbledhura janë shënuar edhe nëse krahasojmë periudhat e njëjta të vitit 2021 dhe këtij viti, ku shuma e tejkaluar është  121.05 milion …

Njoftim për tatimpagues – ATK, ju rikujton aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së në furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit

Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se në muajin dhjetor/2019 ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 03/2019 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt. Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e …

Njoftim për tatimpagues – Deklaroni të ardhurat dhe paguani tatimin!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor. Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të …

Njoftim për tatimpagues – Regjistroni veprimtaritë ekonomike dhe deklaroni të punësuarit tuaj!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Unik Identifikues / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre. …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë ishin në takim me drejtorin Murtezaj

Zëvendësues Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj me bashkëpunëtorët e tij kanë pritur në takim z.Diar Seckinger Shef i Njësisë Ekonomike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me ekipin e tij, si dhe Dardane Peja nga USAID. Takimi ishte në frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjen e vazhdueshme qe qeveria e …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Masat e sforcuara vazhdojnë tek bizneset të cilat kanë obligime ndaj ATK-së

Në vazhdën e aktiviteteve të masave të sforcuara nga Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme, me datë 18 nëntor 2022 ka realizuar aktivitete nën asistencë të Policisë së Republikës së Kosovës  ndaj 20 subjekteve biznesore, të cilat kishin borxh në vlerë  mbi 2 milion euro. Kësaj radhe aksioni ka qenë i shtrirë në këto lokacione Prishtinë, …

Njoftim për tatimpagues – Procedurat e Marrëveshjes së Ndërsjellët (MAP)

Neni 25 i Marrëveshjeve për eliminimin e Tatimit të Dyfishtë mbi të ardhura dhe parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore Administrata Tatimore e Kosovës ka aprovuar procedurat përmes së cilave tatimpaguesit mund të kërkojnë ndihmë nga ATK për të zgjidhur mosmarrëveshjet që dalin nga tatimimi që nuk është në përputhje me dispozitat e marrëveshjes përkatëse …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – 1 milion e 157 mijë euro borxhe të mbledhura nga java e kaluar

Tek 29 subjekte  biznesore javën që shkoj është zhvilluar aksion me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore. Si rezultat i këtij aksioni ngjashëm edhe me aksionet tjera, të cilat janë ndërmarr në vazhdimësi nga Departamenti i Mbledhjes se Detyrueshme, janë inkasuar  borxhe tatimore në vlerë prej 1 milion e 157 mijë euro. Ne kuadër të …