Qendra e Thirrjeve e Administratës Tatimore të Kosovës është pika juaj e parë e kontaktit për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me çështjet tatimore. Përmes një komunikimi profesional dhe të drejtpërdrejtë, stafi ynë ofron informata të sakta, të shpejta dhe të unifikuara.
Duke kontaktuar Qendrën e Thirrjeve, ju mund të përfitoni nga këto shërbime:
• Informacione mbi legjislacionin tatimor në fuqi
• Sqarime rreth deklarimit dhe pagesës së tatimeve
• Udhëzime për përdorimin e shërbimeve elektronike të ATK-së
• Informata për regjistrimin, çregjistrimin dhe ndryshimet e të dhënave të biznesit
• Mbështetje për çështje të ndryshme që lidhen me obligimet tuaja tatimore
• Mundësi për të raportuar parregullsi tatimore, si dhe sjellje joprofesionale apo veprime jashtë përgjegjësive të zyrtarëve të ATK-së
Qendra e Thirrjeve gjithashtu kontakton tatimpaguesit që nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre tatimore, me qëllim të diskutimit dhe përcaktimit të hapave konkretë për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Ky komunikim synon përshpejtimin e veprimeve të nevojshme, në mënyrë që tatimpaguesit të përmbushin obligimet e tyre dhe të mbyllin çështjet në kohë.
Na kontaktoni:
• Pa pagesë: 0800 80 800
• Linjë telefonike: 038 222 165
• Email: qendra.thirrjeve@atk-ks.org
Orari i shërbimit:
E hënë – e premte, nga ora 08:00 – 16:00
Administrata Tatimore e Kosovës ju inkurajon të shfrytëzoni shërbimet e Qendrës së Thirrjeve për të marrë informata në kohë reale dhe për të lehtësuar përmbushjen e obligimeve tatimore. Për qëllime të sigurimit dhe kontrollit të cilësisë së shërbimeve, telefonatat regjistrohen.
Me Qendrën e Thirrjeve, informata dhe asistenca për tatimpaguesit janë vetëm një telefonatë larg!