Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportimi i blerjeve mbi 500 €

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në bazë të Ligjit Nr. 03/ L- 222 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, deri me datën 31 Mars 2011 personat e angazhuar në tregti ose afarizëm, të cilët tatohen në bazë të të hyrave reale dhe që bëjnë blerje të mallrave ose shërbimeve nga personi tjetër i tatueshëm në gjithsejtë pesëqind (500) euro, apo më shumë brenda çdo viti të tatueshëm, duhet të raportojnë blerjet e tilla tek ATK.

Si të raportoj?

Raportimi do të bëhet Online nga Ueb faqja e ATK-së www.atk-ks.org  , duke klikuar në linkun Raporto Blerjet mbi 500 euro, i cili gjendet në rubrikën e Shërbimeve Elektronike, në anën e majtë të ueb faqes.

Pasi që është hapur faqja për deklarimin e raportit, ju duhet të klikoni në linkun Udhëzime, në mënyrë që të informoheni për të gjithë hapat që duhet ti ndërmerrni për të dorëzuar Raportin e Blerjeve.

Për më shumë informata, vizitoni zyrën tuaj lokale të ATK-së!

Ju faleminderit që paguani tatimet dhe që kontribuoni në zhvillimin ekonomikë të vendit tonë!

Administrata Tatimore e Kosovës