KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK nis me publikimin e të dhënave

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe përmirësimit të komunikimit dhe besueshmërisë  në raport me tatimpaguesit, Administrata Tatimore e Kosovës ka filluar publikimin e të dhënave, të cilat pasqyrojnë performancen e punës në trajtimin e vendimeve të ankesave të tatimpaguesve, si dhe gjobat e shqiptuara ndaj tatimpaguesve nga denoncimet e qytetarëve. Hapja e këtyre të …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK prezanton Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit

Përmes një konference të përbashkët për media Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj dhe Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion Shaip Havolli kanë prezantuar Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit për ATK-në, e cila njëherit është edhe ndër rregulloret e para të hartuara nga institucionet e vendit. “Lufta kundër  korrupsionit nuk …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Diskutim mbi trajtimin e ekonomisë jo-formale

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj sot ka qenë pjesë e panelit të diskutimit për luftimin e ekonomisë joformale, me fokus në fiskalizim.  Ky diskutim ishte organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe drejtuar nga përfaqësuesi i Deloitte në Kosovë. Përveç pjesëmarrësve në panel, pjesë e diskutimit ishin edhe përfaqësues të ndryshëm të …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK nxjerr Rregulloren për Parandalimin e Konfliktit të Interesit për stafit e saj

Duke pasur parasysh natyrën e punëve dhe duke vlerësuar rreziqet e dëmtimit të integritetit të ATK-së, nëpërmjet konfliktit të interesit, ju informojmë se Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kundër Korrupsion – AKK ka hartuar dhe miratuar Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Me këtë rregullore janë vendosur kufizimet e …

Njoftim për tatimpagues – ATK, edhe me një shërbim të ri elektronik!

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 Shtator 2021 do të publikon versionin e ri të Sistemit Elektronik – EDI, përmes të cilit do të kërkohet plotësimi i deklaratës: “Deklaratë nga personi i cili nuk kërkohet të pajiset me Pajisje Elektronike Fiskale/Sistem Fiskal”. Shërbimi i ri elektronik për plotësimin e kësaj deklarate …

KOMUNIKATË PËR MEDIA – 5 raste të kërcënimit ndaj inspektorëve tatimor

Për herë të pestë (5) brenda këtij muaji inspektorët tatimor kërcënohen dhe sulmohen fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, rasti i fundit ka të bëjë me kërcënimin e dy inspektorëve të ATK-së nga regjioni i Prizrenit, të cilët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare janë kërcënuar nga një tatimpagues. Rasti në fjalë është raportuar tek organet …

Njoftim për tatimpagues – ATK verifikon mallrat pa origjinë

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, kërkohet dokumentimi i origjinës së mallit. Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi do të përqendrohen pikërisht te tatimpaguesit, të cilët posedojnë mallra pa origjinë. Secili tatimpagues duhet të ofrojë dokumentacionin mbështetës, i cili arsyeton prejardhjen e …