Në vazhdën e aktiviteteve që ka Administrata Tatimore e Kosovës, këto ditë kanë përfunduar disa aktiviteteve me ç’rast njëri ka të bëjë me takimin e zhvilluar, me datën 29 korrik, mes ATK-së, Ministrisë së Financave, Dogana e Kosovës, FMN-së, Bankës Botërore, ECLO, USAID, DFID dhe GIZ, ku temë e diskutimit ka qen vendosja e qëllimeve të gjëra për Strategjinë e Përmbushjes për vitin 2011 – 2015.
Gjatë këtij takimi është bërë prezentimi i Strategjisë së Përmbushjes (ekzistuese), si dhe pikave për hartimin e Strategjisë së Përmbushjes 2012.
Qëllimi i këtij takimi ishte pasqyrimi i punës dhe përvojave të cilat do të jenë të nevojshme për zhvillimin e një strategjie moderne.
Aktivitet tjetër mjaft i rëndësishëm që ka filluar nga data 11 korrik dhe ka përfunduar me 29 korrik , është trajnimi i organizuar nga EUCTA me temën “E drejta Penale Tatimore në Kosovë”, ku përveç zyrtareve të ATK –së pjesëmarrës ishin edhe Prokuroret komunal të disa prokurokurive të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte se si të implementohet Neni 63 në praktikë nga ana e ATK-së dhe Prokurisë.
Gjithashtu, me datë 22 korrik drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore, z.Behxhet Haliti, ka mbajtur takim me menaxhentin e ATK-së, lidhur me të arriturat sfidat dhe zotimet e marra për përmbushjen e objektivave të parapara për këtëvitë.
Administrata Tatimore e Kosovës vazhdimisht është duke zhvilluar aktivitete që kanë të bëjnë me procedura të ndryshme brenda saj.