Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
Bonuset e pranuara në mall nga furnizuesi jashtë Kosovës, sa i përket TVSH me rastin e zhdoganimit të mallit edhe pse obligimi për pagese për atë mall është zero, ju lind obligim për pagesë të TVSH me rastin e zhdoganimit të mallit. TVSH-në e paguar në Doganë do të keni të drejtën e zbritjes, sipas nenit 36 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH, varësisht nga furnizimet e juaja si biznes.
Ndërsa sa i përket Tatimit në të Ardhura Personale (TAP) këto blerje do të regjistroni si blerje dhe i mbani në stok derisa t’i shitni, por kosto për ato mallra nuk do të njihni.
Personi jo-rezident obligohet të kryejë detyrimet e tij për të ardhurat që realizon në Kosovë, varësisht nga burimi i të ardhurave. Në rast se posedon biznes, atëherë obligohet të deklaroj dhe paguaj për të ardhurat e veprimtarisë së tij ekonomike, ndërsa nëse është i punësuar në Kosovë në ndonjë organizatë e cila nuk është e liruar sipas Ligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale, atëherë punëdhënësi është i obliguar që të mbajë tatimin në Burim në Paga, por nuk obligohet të paguaj Kontributin Pensional.
Ortakëria apo grupimi i personave është përgjegjës për dorëzimin e deklaratave dhe kryerjen e pagesave të të gjitha tatimeve për të cilat ortakëria apo grupimi i personave bëhet i detyrueshëm.
Ortakëritë sipas Ligjit obligohen të dorëzojnë deklaratën vjetore (DO) ku përfshihen të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e ortakëve, pa obligim pagese. Po ashtu, ortakëria është e obliguar të deklarojë dhe të paguaj për Tatimin në Paga, Kontribute Pensionale, Tatim në Qira, TVSH, etj.
Ndërsa, ortakët apo anëtarët e grupit, obligohen të paguajnë tatimet në të ardhura obligative përmes kësteve paradhënie.
Ortakët apo anëtarët e grupit për deklarimin dhe pagesën e paradhënieve duhet të dorëzojnë Pasqyrën IL apo QL, ndërsa për Deklarimin Vjetor duhet të dorëzojnë Deklaratën Vjetore PD apo CD.
Sipas nenit 4 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar objekti i tatimit për tatimpaguesit rezident dhe jo rezident, citojmë:
“1. Objekt i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në Kosovë dhe jashtë Kosovës.
2.Objekt i tatimit për tatimpaguesin jo rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në Kosovë.”
Sipas nenit 28, paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është paraparë shmangia e tatimeve të dyfishta, ku, citojmë:
“1. Tatimpaguesi rezident në Kosovë që përfiton të ardhura nga aktivitetet afariste jashtë Kosovës dhe i cili paguan tatimin në të ardhura në shtete tjera sipas këtij ligji i lejohet një kredi tatimore për tatimin në të ardhura të paguar në shtetin tjetër që i atribuohet të ardhurave që krijohen në shtetin tjetër.
2.Kreditimi tatimor i lejuar në paragrafin 1 të këtij neni është i kufizuar në shumën e tatimit të jashtëm të paguar në të ardhurat e përfituara jashtë Kosovës, e nuk tejkalon shumën e tatimit obligues në Kosovë në ato të ardhurat. Për aq sa tatimi i Kosovës në ato të ardhura tejkalon tatimin e jashtëm të paguar, shuma tepricë duhet të përfshihet në llogaritjen e tatimit obligues të Kosovës.”
Gjithashtu, sa i përket kreditimit të tatimit të paguar në një vend të huaj, çështja është e përcaktuar me nenin 27 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, citojmë:
“1. Tatimpaguesi i cili është rezident në Kosovë dhe përfiton të ardhura nga aktivitetet afariste jashtë Kosovës, për të cilat paguan tatimin në të ardhura në shtete tjera, i lejohet kreditimi tatimor për tatimin në të ardhura të paguar në shtetin tjetër, që i atribuohet të ardhurave të krijuara në shtetin tjetër.
2.Kreditimi tatimor sipas paragrafit 1 të këtij neni, trajtohet si në vijim:
2.1. Në rastin kur shuma e tatimit të paguar për të ardhurat e përfituara jashtë Kosovës, tejkalon shumën e tatimit obligues në Kosovë, kreditimi tatimor është i lejuar vetëm deri në shumën e tatimit obligues në Kosovë;
2.2. Në rastin kur shuma e tatimit të paguar për të ardhurat e përfituara jashtë Kosovës, është më e ulët se shuma e tatimit obligues në Kosovë, kreditimi tatimor është i lejuar tërësisht ndërsa diferenca i nënshtrohet tatimit në Kosovë.
3.Për personin që është rezident në vendet me të cilat Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë (METD) dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal, si dhe këto marrëveshje janë në fuqi dhe janë të zbatueshme, aplikohen dispozitat e këtyre marrëveshjeve.
4.Me qëllim të kreditimit të tatimit të paguar jashtë vendit, tatimpaguesi rezident i ofron dëshmi ATK-së për të ardhurat e tatueshme dhe tatimin e paguar jashtë vendit, të vërtetuara nga organi tatimor i atij vendi, të cilat duhet të jenë të përkthyera dhe të noterizuara në Kosovë..”
Çështja e deklarimit tatimor është e rregulluar me nenin 37 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, citojmë:
“1. Tatimpaguesi, nga i cili kërkohet apo ai i cili zgjedh t’i nënshtrohet tatuarjes në bazë të të ardhurave reale, është i obliguar të përgatis dhe deklaroj të ardhurat, duke
përshtatur për qëllime tatimore, të ardhurat dhe shpenzimet e raportuara. Tatimpaguesi duhet të dorëzojë në ATK deklaratën vjetore për tatim në të ardhurat korporale deri më 31 mars të vitit pasues të periudhës tatimore. Deklarimi bëhet në formularët e paraparë nga ATK-ja dhe baza tatimore do të jetë fitimi i paraqitur në pasqyrat financiare të përpiluara në përputhje me standardet e kontabilitetit, i rritur apo zvogëluar në përputhje me dispozitat e përcaktuara të këtij ligji.
1.1. Së bashku me deklaratën tatimore, tatimpaguesit e tillë gjithashtu duhet ti dorëzojnë pasqyrat financiare të përpiluara në përputhje me Standardet e Kontabilitetit dhe legjislacionit përkatës në fuqi..”
Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, derisa ju si biznes jeni rezident në Kosovë dhe krijoni të hyra edhe jashtë Kosovës, atëherë jeni të obliguar që ato të hyra t’i deklaroni në Kosovë, të krijoni obligimin tatimor për të gjitha të hyrat e juaja, duke e zbritur nga obligimi i përgjithshëm, tatimin e paguar në shtetin tjetër për të hyrat e krijuara nga ai shtet, dhe gjithashtu, duke i aplikuar dhe zbatuar kërkesat e legjislacionit tatimor. Me qëllim të kreditimit të tatimit të huaj, bazuar në kufizimet ligjore, tatimpaguesi duhet të ofroj dëshmi ATK-së, për të ardhurat e tatueshme dhe tatimin e paguar jashtë vendit, të vërtetuara nga organi tatimor i atij vendi, të cilat duhet të jenë të përkthyera dhe të noterizuara në Kosovë. Në të kundërtën, nëse konsiderohet person jo rezident, atëherë për qëllime tatimore është i obliguar që t’i deklaroj të hyrat të cilat e kanë burimin në Kosovë.
Për derisa punoni sipas provizionit, (agjent transparent ), bazuar në nenin 34 të Ligjit Nr.05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe në paragrafin 1.2 të nenit 15 dhe nenit 54 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për TVSH, janë përcaktuar e hyra dhe lirimet për furnizime të shërbimeve nga ndërmjetësit, citojmë:
“1.2.Ndërmjetës që veprojnë për llogari dhe në emër të një personi tjetër”
Sipas paragrafit të cekur më lartë, kur agjensioni punon vetëm si ndërmjetësues në emër dhe llogari të një personi tjetër, konsiderohet furnizim shërbimi sipas nenit 14 të Ligjit të TVSH. Këto raste konsiderohen si ndërmjetës transparent dhe e hyrë për ju konsiderohet vetëm shërbimi (provizioni) që ngarkoni për kompaninë për te cilën kryeni shërbimin.
Fatura e provizionit nga agjensioni për kompaninë duhet të jetë faturë pa TVSH, sepse konsiderohet transaksioni i liruar nga TVSH sipas nenit 34 të ligjit të cekur më lartë, si dhe nenit 54 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për TVSH , me te drejtën e TVSH së zbritshme.