Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
Sipas nenit 29 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH, është përcaktuar momenti i lindjes së detyrimit për të ngarkuar TVSH-në, citojmë:
“1. Sipas nenit 22 paragrafi 1 i Ligjit, momenti i lindjes së detyrimit për të ngarkuar TVSH-në është momenti kur ndodh furnizimi i mallit apo shërbimit. TVSH bëhet e ngarkueshme varësisht se cili nga tre momentet ndodh e para:
1.1.furnizim i mallit apo shërbimit,
1.2.lëshimi i faturës në lidhje me furnizimin e mallit apo shërbimit, ose
1.3.pranimi i pagesës në avanc/paradhënje, para se të ketë ndodh furnizimi i mallit apo shërbimit”
Për derisa ju keni të bëni me shitje të lokalit gjatë fazës së ndërtimit, atëherë sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, derisa keni pranuar pagesë avans, për pjesën e avansit të pranuar (plotësimi i kriterit 1.3 të mësipërm) duhet të ngarkohet TVSH, kurse, për pjesën e mbetur, TVSH ngarkohet ashtu siç lëshohen faturat për pagesën e kësteve të mbetura. Mirëpo, duhet të keni parasysh se nëse objekti (lokali) përfundohet para se të përfundon komplet pagesa me këste, atëherë në momentin kur lokali është i gatshëm (plotësimi i kriterit 1.1 të mësipërm) duhet të ngarkohet TVSH për komplet pjesën e pagesave të papaguara.
Jo, derisa të kryhet pagesa e tërësishme e detyrimit tatimor, tatimpaguesi nuk mund të lirohet nga barra tatimore. Barra tatimore e vendosur paraprakisht do të konsiderohet siguri për respektim të marrëveshjes.
Për bizneset, të cilat deklarojnë në baza reale apo ato që kanë zgjedhur vullnetarisht të deklarojnë në baza reale, lejohen si zbritje nga të ardhurat e përgjithshme të krijuara nga pasuria e paprekshme, qiratë apo aktivitetet afariste, shpenzimet e paguara ose të shkaktuara gjatë periudhës tatimore që janë tërësisht, vetëm dhe drejtpërdrejtë të lidhura me aktivitetet e tilla që gjenerojnë të ardhura, përfshirë primet për sigurim shëndetësor, të paguara në interes të punëtorit dhe ato të varura që duhet të përfshihen në polisën e të punësuarit.
Neni 28, paragrafi 4 i Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, përcakton furnizimet e shërbimeve të transportit rrugor ndërkombëtar të pasagjerëve dhe transportit të mallrave të tyre shoqëruese, të cilat janë të liruara nga TVSH pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme, citojmë:
“4. Transporti rrugor ndërkombëtar i pasagjerëve dhe transporti i mallrave të tyre shoqëruese, siç janë valixhet ose furnizimet e shërbimit që lidhen me transportin e pasagjerëve.
4.1. transporti rrugor ndërkombëtar i pasagjerëve nënkupton transportin e pasagjerëve me autobus dhe mjete tjera kur transporti kryhet:
4.1.1. nga një vend në territorin e Kosovës në një vend jashtë territorit të Kosovës, apo;
4.1.2. nga një vend jashtë territorit të Kosovës në një vend në territorin e Kosovës.”
Pra, transporti rrugor ndërkombëtar i pasagjerëve është furnizim i liruar nga TVSH pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së. Pra, komplet bileta për relacionin Prishtine – Oher është pa TVSH, pa te drejtën e TVSH së zbritshme. Po ashtu, edhe për bileta kthyese, furnizimi është i liruar nga TVSH, pa te drejtën e TVSH së zbritshme.
Ndërsa nëse nisja është Oher -Prishtine – vendi i furnizmit të sherbimit sipas nenit 20, paragrafit 2.2, vendi i furnimzimit të transportit të pasagjerve është vendi i nisjes së transportit.
Me vërtetim tatimor në emër të biznesit, mund të pajiseni direkt përmes Sistemit Elektronik EDI. Nëse për arsye të ndryshme nuk mund të pajiseni me Vërtetim tatimor përmes sistemit EDI, atëherë për t’u pajisur me Vërtetim tatimor në zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve, kërkohet dokumentacioni si në vijim:
Vërejtje: vërtetimin mund ta merrni edhe nëse keni obligime, mirëpo, në vërtetim shënohet se tatimpaguesi ka obligime të pashlyera.