Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
Për ta bërë ndryshimin e e-mail adresës për pajisje me Vërtetim Tatimor, ju duhet të dërgoni e-mail në linkun Pyetjet e Shpeshta https://www.atk-ks.org/pyetje-te-shpeshta/ , në ueb faqe të ATK-së www.atk-ks.org , ku do të sqaroni problemin tuaj me të gjitha të dhënat e nevojshme.
Kushtet të cilat duhet të plotësohen në lidhje me huadhënien dhe interesin i keni të përcaktuara në nenin 7, paragrafin 3 të Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, citojmë:
“3. E ardhur nga interesi në huadhënie konsiderohet çdo e ardhur e përfituar nga dhënia në formën e huas të mjeteve monetare apo mjeteve të ngjashme me to.
3.1. Për këtë kategori të të ardhurave llogaritja e detyrimit tatimor bëhet duke u bazuar në kontratën në mes palëve e cila përcakton:
3.1.1. Shumën e huas;
3.1.2. Afatin e kthimit të huas;
3.1.3. Pranimi-kthimi i huas duhet të bëhet përmes llogarive bankare;
3.1.4. Shkallën e interesit të huas duke u bazuar në vlerën e hapur të tregut;
3.2. Nëse nuk plotësohen kushtet e parapara në nën paragrafin 3.1. të këtij neni, huaja për qëllime tatimore trajtohet e ardhur për pranuesin e saj.”
Paragrafi 2 i nenit 30 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, përcakton tatimin e mbajtur në burim në interes apo të drejta pronësore, citojmë:
“2. Tatimpaguesit që paguajnë interes nga kreditë e marra duke përfshirë huazimet me përjashtim siç është paraparë në paragrafin 4 të këtij neni, apo të drejta pronësore personave rezidentë dhe jo rezidentë, do të mbajë në burim tatimin në shkallën dhjetë përqind (10%) në kohën e pagesës apo kreditimit dhe të transferojë tatimin e mbajtur në burim në një llogari të përcaktuar nga ATK-ja në një bankë ose institucion financiar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.
Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet në bankë, apo institucion financiar deri në ditën e 15-të të muajit që pason muajin në të cilin llogaria është kredituar apo pagesa është bërë.”
Huazimet lejohen sipas Legjislacionit tatimor, mirëpo bazuar në dispozitat e lartë cituara, huamarrësi obligohet të mbajë tatimin në burim në interes në momentin e kthimit të pagesës së huas, pavarësisht marrëveshjes së lidhur, në të kundërtën, nëse nuk plotësohen kushtet e parapara në nën paragrafin 3.1 të nenit 7 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-029 për TAK, atëherë huaja trajtohet si e ardhur e tatueshme për pranuesin e saj.
Deklarimin e tatimit të mbajtur në burim e bën paguesi i interesit/huamarrësi. Deklarimi i tatimit të mbajtur në burim në interes deklarohet përmes deklaratës tatimore WR dhe norma e tatimit të mbajtur në burim është 10% e interesit të paguar.
Skema e veçantë në ndërtimtari, aplikohet nëse plotësohen kriteret e përcaktuara me nenin 70 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 si dhe nenin 6 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2016.
Sqarime për aplikimin e skemës së veçantë në ndërtimtari janë dhënë edhe më Vendimin Shpjegues Publik Nr. 05/2016, në të cilën janë dhënë sqarime edhe me shembuj se si duhet bërë regjistrimet dhe si orientim për trajtim të drejtë të shërbimeve në lëmin e ndërtimit merret Sektori F për Klasifikimi i Veprimtarive Ekonomike (NACE Rev.2).
Për transaksionin e parë faturimi nga biznesi “X” për Ministrinë, nuk mund të aplikohet ngarkesa e kundërt e TVSH-së për shërbimet në lëminë e ndërtimit, pra, faturimi duhet të jetë me TVSH sipas rregullave të përgjithshme të legjislacionit për TVSH, sepse për tu aplikuar ngarkesa e kundërt për shërbimet në lëminë e ndërtimit duhet të jenë të dy palët në transaksion persona të tatueshëm për TVSH (pranuesi dhe furnizuesi). Përderisa Ministria nuk është person i tatueshëm, atëherë edhe nuk mund të aplikohet ngarkesa e kundërt për TVSH.
Te transaksioni i dytë faturimi nga biznesi “Y” për biznesin “X” për shërbimet në lëminë e ndërtimit, nëse janë shërbime në lëmine e ndërtimit dhe që të dy janë persona të tatueshëm për TVSH, faturimi duhet të jetë pa TVSH me referencën aplikohet ngarkesa e kundërt për TVSH.
Bazuar në nenin 52, paragrafin 1, nën paragrafin 1.1, të Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH, si dhe paragrafin 3 të nenit 69 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e shtuar, për furnizimin e shërbimeve të cilat blihen nga një person i tatueshëm jashtë Kosovës, i cili nuk është i themeluar në Kosovë, obligimi i pagesës së TVSH-së nga furnizuesi bartet tek personi i tatueshëm (i regjistruar për TVSH në Kosovë), për të cilin janë kryer furnizimet.
Pra, kur furnizimi kryhet nga një person i tatueshëm që nuk është i themeluar në Kosovë tek një person, i cili është i regjistruar për TVSH në Kosovë, personi që ka për detyrim të paguajë TVSH-në mbi atë furnizim, është pranuesi i shërbimit, pra aplikohet ngarkesa e kundërt për TVSH, citojmë:
“3.Kur pranuesi është i regjistruar për TVSH në Kosovë
3.1 Pagesa e TVSH-së:
3.1.1 Sipas nenit 52 të Ligjit për TVSH, personi i obliguar për të paguar TVSH-në është personi i cili kryen furnizime të tatueshme. Sidoqoftë, kur furnizimi kryhet nga një person i tatueshëm që nuk është i themeluar në Kosovë tek një person i cili është i regjistruar për TVSH në Kosovë, personi që ka për detyrim të paguajë TVSH-në mbi atë furnizim, është pranuesi e jo furnizuesi.
3.2. Faturimi:
3.2.1. Edhe pse furnizuesi nuk është i obliguar të paguajë TVSH-në, ai është i obliguar të lëshoj faturë tatimore.
3.2.2. Furnizuesi duhet të cekë në faturë se klienti është i obliguar të paguajë TVSH-në duke e vendosur aty referencën e nenit 52, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2 të Ligjit për TVSH apo ndonjë referencë tjetër që tregon se furnizimi do t’i nënshtrohet procedurës së ngarkesës së kundërt. Teksti në vijim do të konsiderohet si i duhur: “Ngarkesa e kundërt, nën-paragrafi 1.2 i nenit 52 të Ligjit për TVSH në Kosovë”.
3.3. Llogaritja e TVSH-së:
3.3.1. Pranuesi i furnizimit duhet të llogarisë TVSH-në mbi të dhënat e faturës së pranuar nga furnizuesi. Sidoqoftë, pranuesi duhet të sigurohet se baza tatimore llogaritet në pajtim me nenin 24 të Ligjit për TVSH. Rrjedhimisht, pranuesi duhet të sigurohet se baza tatimore përfshin çdo gjë që përmban konsideratën e fituar ose që do të fitohet nga furnizuesi, në kthim të furnizimit.
3.3.2. Detyrimi i pranuesit për pagesë të TVSH-së nuk kushtëzohet nga fatura e furnizimit. Prandaj, në qoftë se pranuesi nuk e pranon faturën e furnizimit ai prapë duhet të deklarojë këtë shumë në Deklaratën e TVSH-së për periudhën përkatëse tatimore dhe të paguajë TVSH-në.”
Sipas dispozitës së cekur më lartë, për shërbimin e pranuar për të cilin konsiderohet se vendi i furnizimit të shërbimit është Kosova, për blerjen e shërbimeve të tilla duhet të aplikoni ngarkesën e kundërt. Nëse furnizimet e juaja, janë 100% të tatueshme, atëherë faturën e tillë e regjistroni në rubrikën [28]- Blerjet që i nënshtrohen ngarkesës së kundërt të deklaratës së TVSH-së si shitje dhe në rubrikën [65]- e drejta e kreditimit të TVSH-së në lidhje me ngarkesën e kundërt me normë 18% të deklaratës së TVSH-së si blerje, ku e keni TVSH të zbritshme vlerën e njëjte dhe sa i përket TVSH efekti është zero. Por, nëse vendi i furnizimit të shërbimit nuk është Kosova, sipas rregullit të veçantë paragrafit 2 të nenit 20 të Ligjit, nuk duhet të aplikoni ngarkesën e kundërt dhe shërbimin e tillë do ta regjistroni vetën në rubrikën [31] – Blerjet dhe importet pa TVSH.
Sa i përket faturimit nga kompania e Kosovës për shërbimet e arkitekturës, bazuar në nenin 20 paragrafin 2 të Ligjit për TVSH në Kosovë, vendi i furnizimit të shërbimit është vendi ku gjendet paluejtshmëria (Gjermania), atëherë fatura për këto shërbime lëshohet pa TVSH, me referencën e ngarkesës së kundërt dhe këtë shërbim duhet ta deklaroni në rubrikën 10 të formularit të TVSH-së – Shitjet e liruara me të drejtë kreditimi.
Rrogat e pranuara nga përfaqësuesit e jashtëm, zyrtarët e jashtëm dhe punonjësit e jashtëm të organizatave ndërkombëtare qeveritare dhe organizatave jo qeveritare ndërkombëtare që janë regjistruar në përputhje me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe kanë marrë dhe mbajtur statusin e përfitimit publik sipas legjislacionit të tillë, janë të ardhura të përjashtuara.