Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 101 - 105 of 16241617181920212223242526

Si mund te shkarkoj formularin "pasqyra e te ardhurave gjitheperfshirese per vitin qe perfundon me 31 dhjetor ",sepse nuk po figuron tek deklarimi i tatimeve.Ekziston vetem deklarata e CD.

I/e nderuar,

Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

ATK26145/2021

Pershendetje, Kompania Pelines SH.P.K . me datë 29.03.2021 ka kaluar pragun 30,000 dhe pas 4 ditëve jemi pajisur me Çertifikat të TVSH-së. Blerja e fidaneve te lajthise eshte e liruar nga TVSH, ku edhe importi i tyre ne DOGAN ishte pa TVSH, a faturohet shitja e fidaneve pa TVSH?

I nderuar tatimpagues ,

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si ne vijim:

Produktet bujqësore qe janë të  përfshira  në  Shtojcës IV (Produktet Bujqësore ) të Ligjit Nr. 05./L-037 për Tatimin  në Vlerën e Shtuar,  janë te liruara nga TVSH, qoftë në importe apo në blerje vendore. Pra edhe fidanët nëse janë importuar pa TVSH duke u bazuar në Shtojcën IV, atëherë edhe shitja e tyre nga ana e juaj duhet të jenë pa TVSH.

Me respekt,

ATK26146/2021

si duhet te nderroj fjalekalimin ?

I/e nderuar,

Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

 

Me respekt,

ATK26147/2021

Pershendetje te ndeuar, Shpreoj te jeni mire me shendet ne kete kohe pandemije. Desha t'ju lus nese ka mundesi te na dergoni nje vertetim qe ne si organizate jemi te liruar nga TVSH. Faleminderit Paraprakisht!

I nderuari tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas  nën-paragrafi 2.1.paragraifi 2 të  nenit  30 si dhe nën-paragrafi 3.1 paragrafi 3 neni 33 i Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, vetëm blerjet që bëhen me mjete të financuara prej donacioneve janë të liruara prej TVSH-së në importe të mallrave, apo blerje vendore,  citojmë:

 

“2. Lirime të veçanta:

“2.1. importet e mallrave të financuara nga të ardhurat e donacioneve të bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit të Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për përfitim të Ministrive, autoriteteve lokale dhe organeve tjera të rregulluara me ligj, nga organizatat ndërkombëtare ndër-qeveritare dhe agjencitë e tyre, qeveritë, agjencitë qeveritare, organizata qeveritare dhe jo-qeveritare në mbështetje të programeve humanitare dhe të rindërtimit dhe projekteve të tjera, përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë;”

 

Për transaksionet vendore që financimi bëhet prej donacioneve çështja është përcaktuar me nën-paragrafin 3.1. (3) neni 33 të këtij ligji, citojmë:

 

  1. Lirime të veçanta:

“3.1. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të financuara nga të ardhurat e donacioneve të bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit të Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për Ministritë, autoritetet lokale dhe organet tjera të rregulluara me ligj, nga qeveritë, agjencitë qeveritare, organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare në mbështetje të programeve dhe projekteve humanitare dhe të rindërtimit, përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë;”

 

OJQ-të, lirohen prej TVSH vetëm nëse dëshmohet se blerjet/importet janë nga donacionet sipas dispozitave si më lart, Këto blerje lirohen prej TVSH-së qoftë në importe apo blerje vendore për të cilat është sqaruar edhe me Vendimin Shpjegues Publik Nr. 04/2016, të cilin mund ta gjeni në linkun https://www.atk-ks.org/public-explanations/.

Për zbatim të drejtë të donacioneve është lëshuar edhe një Njoftim që është publikuar në Uebin e ATK-së, si ri-kujtim për të gjithë tatimpaguesit se importi i mallrave, si dhe blerja e mallrave/shërbimeve brenda vendit, janë të liruara nga TVSH, nëse dëshmohet se importi/blerja bëhet me mjete të financuara nga donacionet. https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-lirimet-nga-tvsh-per-importet-furnizimetbrenda-vendit-te-financuara-nga-te-ardhurat-e-donacioneve/

 

Për t’u liruar nga TVSH, OJQ  duhet të dëshmoj përmes marrëveshjes së financimit apo ndonjë dokumenti tjetër se blerjet/importet, financohen  nga donacionet.

 

Për blerjet që bëhen me mjete  vetanake të OJQ, qoftë ne importe apo në blerje vendore nuk lirohen nga TVSH, por në blerje do të ju ngarkohet TVSH -ja. 

 

Me respekt,

ATK26158/2021

Tani sapo kam hapur një biznes dhe kam marr certifikaten e biznesit. Në certifikatë figuron Numri Unik Identifikues, por jo edhe Numri Fiskal. Tani a duhet të aplikoj për Numër Fiskal apo Numri Unik Identifikues shërben edhe si Numër Fiskal?

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:

 

Biznesi i cili regjistrohet në ARBK, gjegjësisht në qendrën One – Stop – Shop, pajiset vetëm me një numër regjistrimi, i cili është Numër Unik. Në momentin e pajisjes me Numër Unik të Regjistrimit në ARBK, konsiderohet se biznesi është i regjistruar edhe në ATK, dhe si i tillë nuk kërkohet të pajiset edhe me Numër Fiskal.

Pas regjistrimit në ARBK, informatat mbi regjistrimin e biznesit barten në mënyrë on-line në ATK.

 

Me respekt,

ATK26159/2021

Displaying 101 - 105 of 16241617181920212223242526