Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 106 - 110 of 16241718192021222324252627

Pershendetje te nderuar, Kam nje pytje lidhur me trajtimin e punedhenesit per deklarim te pages. Nese ne mes te muajit nderpritet mardhenia e punes me punedhenesin 1, por ka dite te mbetura te pushimit vjetor, dhe ne nderkohe fillon mardhenia punes tek punedhnesi i ri (brenda diteve te pushimit vjetor te fituara nga punedhenesi i kaluar).Si duhet te trajtohet deklarimi i pages per punetorin?

I  nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Për qëllime të llogaritjes së obligimit tatimor të tatimit të mbajtur në burim në paga, një i punësuar, brenda një periudhe tatimore mund të ketë vetëm një punëdhënës primar. Meqenëse, për aq sa është kuptuar pyetja juaj, në rastin tuaj, brenda një periudhe tatimore mund t’i keni dy burime të të hyrave, nga dy punëdhënës të ndryshëm, duhet të përcaktoni se cili është punëdhënës primar, për të cilën duhet t’i njoftoni punëdhënësit të tjerë si punëdhënës sekondar. Gjithashtu, për aq sa keni një punëdhënës primar, pavarësisht pagesës, punëdhënësi tjetër konsiderohet punëdhënës sekondar.

 

Pra, për periudhën për të cilën e shfrytëzoni pushimin vjetor duhet të deklaroni  si  punësuar primar në listë pagesat, dhe për pjesën tjetër të periudhës   te punëdhënësi  i ri të deklaroheni si i punësuar sekondar.

Pasi të jetë deklaruar  periudha tatimore  e fundit me  punëdhënësin  primar(pas ndërprerjes së kontratës),  atëherë keni të drejtë të keni një punëdhënës tjetër primar.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26160/2021

Pershendetje, Nese nje biznes eshte regjistru ne vitin 2019 dhe qe nga ateher nuk ka operuar fare dhe i ka deklaruar te gjitha deklaratat me 0 ne sistemin EDI. Ne muajin maj 2021 ka nje mundesi per te lidhur nje kontrate pune ne vlere prej 150000 euro. Afati i perfundimit te puneve eshte dy muaj qka i bie qe ne muajin maj do te arrij nje qarkullim prej 75000 euro dhe deri ne fund te qershorit 2021 do te arrij qarkullim 150000 euro. Biznesi nuk tatohet ne baze te te hyrave reale, qe do te thote tatohet vetem ne qarkullim. Afati per te aplikuar me formualirin KORPORATAT E VOGLA QË VENDOSIN TË TATOHEN SIPAS SKEMËS SË TATUARJES MBI TË ARDHURAT REALE, per kete vit ka skaduar pasi ka qene deri me 01.03.2021. Pyetja ime eshte: Nese biznesi ne fjale e arrin kufirin mbi 50000 euro qarkullim brenda muajit, si kusht per tu tatuar ne baza reale, si duhet ti trajtoj te hyrat e muajit maj ne vlere prej 75000 euro? Brenga jane eshte se nese tatohet detyrimisht vetem ne qarkullim, ateher ngarkohet me nje tatim te larte qe nuk ia vlene te lidh kontraten ne fjale. Apo ekziston mundesia qe te deshmohet qarkullimi dhe ATK ta kaloj ne kategorin e skemes me te ardhura reale? Ju faleminderit parprakisht!

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Në nenin 35, paragrafët 1, 2 dhe 3 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, janë përcaktuar dispozitat ligjore në lidhje me kërkesat për libra dhe regjistrime, citojmë:

 

1. Tatimpaguesi me të ardhura vjetore bruto, nga veprimtaritë afariste për periudhë tatimore mbi tridhjetë mijë (30,000.00) Euro, mban libra dhe regjistrime të identifikuara në paragrafin 5 të këtij neni.

  1. Tatimpaguesi me të ardhura vjetore bruto, nga aktivitetet afariste për periudhë tatimore, deri në tridhjetë mijë (30,000.00) Euro mund të zgjedh të përgatis librat dhe regjistrimet të identifikuara në paragrafin 5 të këtij neni.
  2. Tatimpaguesi, sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe ai i cili zgjedh të përgatisë librat dhe regjistrimet e identifikuara në paragrafin 5 të këtij neni, kërkohet të përgatisë librat dhe regjistrimet e tilla për periudhën tatimore në të cilën zgjedhja është bërë dhe për së paku tri (3) periudha tatimore pasuese:

3.1. tatimpaguesi që dëshiron të zgjedhë opsionin e përshkruar në paragrafin 5 të këtij neni dorëzon një formular për aplikim në ATK para datës 1 mars të periudhës tatimore në të cilin tatimpaguesi dëshiron të bëjë zgjedhjen dhe se zgjedhja është bërë;

3.2. për tatimpaguesin e ri, deklarata e parë tremujore e dorëzuar do të jetë informatë për ATK-në se zgjedhja sipas paragrafit 5 të këtij neni është bërë.”

 

Sipas nenit 38, paragrafi 3 i Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar mënyra e pagesës së tatimit për korporatat e mëdha, citojmë:

 

“3. Tatimpaguesi i cili ka tejkaluar qarkullimin bruto mbi tridhjetë mijë euro (30,000.00€) është i obliguar që të raportojë të ardhurat dhe të bëjë pagesat në pajtueshmëri me paragrafin 1 të

nenit 35 të këtij ligji dhe nën-paragrafin 2.2 të këtij neni, për periudhën tatimore në të cilën bruto qarkullimi tejkalon tridhjetë mijë (30,000.00) Euro dhe se paku për tri (3) periudha tatimore

vijuese”

 

Në rast se jeni korporatë e vogël, për kalim në të ardhurat reale e keni pasur mundësin e përzgjedhjes si korporate e madhe deri me 1 mars 2021. Afati i përcaktuar deri me 1 mars aplikohet për bizneset ekzistuese që kanë qenë të regjistruara para këtij viti. Nëse bizneset ekzistuese brenda vitit fiskal  2021 e tejkalojnë qarkullimin prej 30.000 euro,  si në rastin tuaj, detyrimisht duhet të kaloni  në tatuarje në baza reale.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve në Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26161/2021

Tatimi mbajtur në burim në interes, me ndermarjet e nderlidhura, interesi a llogaritet me cmim te tregut apo me kontraten e lidhur mbi huamarrjen e mjeteve monetare.

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas nenit 19 të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, është përcaktuar dispozita ligjor për trajtimin e huas, citojmë:

 

1. Për qëllim të nenit 13, paragrafit 1, nënparagrafit 1.1. të Ligjit, e ardhur nga interesi në huadhënie konsiderohet çdo e ardhur e përfituar nga dhënia në formën e huas të mjeteve monetare apo mjeteve të ngjashme me to.

1.1. Për këtë kategori të të ardhurave llogaritja e detyrimit tatimor bëhet duke u bazuar në kontratën në mes palëve e cila përcakton:

1.1.1. Shumën e huas;

1.1.2. Afatin e kthimit të huas;

1.1.3. Pranimin-kthimin e huas duhet të bëhet përmes llogarive bankare;

1.1.4. Shkallën e interesit të huas duke u bazuar në vlerën e hapur të tregut.

1.2. Nëse nuk plotësohen kushtet e parapara në nënparagrafin 1.1. të këtij neni, huaja për qëllime tatimore trajtohet e ardhur për pranuesin e saj.”

 

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, norma e interesin në hua duhet të përcaktohet sipas vlerës së hapur të tregut dhe është bazë për llogaritjen e obligimit për tatimin e mbajtur në burim në interes.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26162/2021

Pershendetje, Biznesin e kemi hapur me 20.01.2021 gjata muajve Janar dhe Shkurt 2021 kemi bere Blerej te Materialit "Stoku" per shitje dhe disa paisje qe do ti japim ne shfrytezim shitjen e kemi filluar ne mujin 3/2021 dhe po ne kete muaj kemi aplikuar ne TVSH, Pytja eshte kjo. A mund te mar Kreditimi e Tvsh-se nga blerjet nga muaji janar dhe nga muaji Shkrut 2021 nese po si te Veproj ne Deklarat te TVsh-se

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Për aq sa është kuptuar ne pyetjen e juaj,  keni të drejtë në njohjen e TVSH-së se zbritshme për mallrat të cilat e keni në stok në ditën e regjistrimit për TVSH, ashtu siç është përcaktuar në nenin 42 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, citojmë:

 

“1. Në ditën kur regjistrimi për nevoja të TVSH-së bëhet i vlefshëm, personi i tatueshëm duhet të fitojë të drejtën për zbritje të TVSH-së së zbritshme për mallrat të cilat ai i ka në stok në momentin e arritjes së limitit bazuar në nenin 6, 7 dhe 8 të këtij ligji. Zbritja e TVSH-së së zbritshme, mund të verifikohet nga ATK-ja duke u bazuar në informatat nga kontabiliteti i personit të tatueshëm dhe nga të dhënat e stokut të mallrave.”

 

“2. Personi i tatueshëm varësisht nga implementimi i këtij neni mund të zbresë TVSH-në e zbritshme në proporcion me furnizimet e bëra përderisa e drejta e zbritjes ekziston, mirëpo, nuk duhet ta ketë të drejtën për rimbursim të TVSH-së në këto baza.”

 

Po ashtu çështja është sqaruar edhe më nenin 63 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015. TVSH-në e zbritshme keni drejtë ta njihni edhe për blerjet e pasurive kapitale në të cilat blerje ju është ngarkuar TVSH-ja edhe pse në periudhën e blerjes nuk keni qenë person i tatueshëm për TVSH. Zbritjen e TVSH-së e bëni vetëm për vlerën e TVSH-së e cila korrespondon më  fature /import   nga momenti i regjistrimit ne  TVSH,  në pjese 1/5 për asetet të luajtshme 1/20 për pasuri të paluajtshme.

 

Sa i përket rimbursimit për njohjen e TVSH-së se zbritshme sipas nenit 42 të këtij ligji, nuk keni të drejtë ta rimbursoni sepse me paragrafin 4 neni 63 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, janë bërë kufizime, citojmë:

 

  1. Personi i tatueshëm nuk ka të drejtë të kërkojë rimbursim për TVSH-në e zbritur në stoqet në momentin e arritjes së limitit për TVSH apo në momentin e regjistrimit vullnetar për TVSH.

 

Sipas dispozitës se cekur me lartë, do të keni të drejtë në njohjen e TVSH se zbritshëm për blerjet e mallrave për shitje dhe blerjeve investive  që janë bërë gjatë muajit janar vitit 2021 (varësisht nga furnizimet e juaja). Nëse keni vetëm furnizime të tatueshme, keni të drejtë në zbritje të plotë të TVSH-së; nëse keni furnizime të përziera (të tatueshme dhe të liruara), keni të drejtë të zbritjes TVSH të pjesshme, pra TVSH e zbritshme   ju takon në bazë të koeficientit  vetëm për furnizimet e tatueshme;  apo nëse keni furnizime te liruara pa të drejtë të TVSH së zbritshme, nuk keni të drejtë  në TVSH tëe zbritshme , por TVSH e paguar do të jetë kosto,  për qëllime të tatimeve direkte.

Reflektimi në Deklaratën për TVSH  do të jetë, se për pjesën e TVSH-së se zbritshme do të plotësoni vlerat tek kolonat e rregullimeve varësisht prej normës së TVSH-së në mallrat e blera nga ana e juaj dhe si rezultat i kësaj sigurisht do të dilni në kreditim por nuk do të keni të drejtë në TVSH të zbritshme.

 

Me respekt,

ATK26163/2021

Pershendetje, Pata deshire me ju pyet se cfare obligime kemi si biznes i ri sa i perkete pagesave te tatimeve, me e rendesishmja "WR" si funksionon dhe si kryhet pagesa per te? Ju faleminderit paraprakisht.

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas nenit 5 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave është përcaktuar objekti i tatimit, citojmë:

 

1. Objekti i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në Kosovë dhe jashtë Kosovës.

  1. Objekti i tatimit për tatimpaguesin jo rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në Kosovë.

 

Personi rezident tatimor kosovar tatohet në Kosovë për të gjitha të ardhurat me burim në Kosovë dhe jashtë saj, ndërsa personi jo rezident tatohet në Kosovë vetëm për të ardhurat me burim në Kosovë.

 

Si biznes i regjistruar në Kosovë, obligoheni të deklaroni dhe paguani tatimin në të ardhurat e korporatave, siç është përcaktuar në nenin 38  paragrafi 2 të Ligjit nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, citojmë:

 

2. Shuma e secilës pagesë tremujore paradhënie është si në vijim:   

                2.1. tatimpaguesi me të ardhura bruto vjetore deri më tridhjetë mijë euro (30,000.00€), i cili nuk kërkohet ose nuk ka zgjedhur për të dorëzuar deklaratën vjetore sipas nenit 37 të këtij ligji duhet të bëjë pagesat si në vijim për tremujor:

                                2.1.1. tre përqind (3%) të të ardhurave bruto të pranuara nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme komerciale të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) Euro  për tremujor;

                                2.1.2 nëntë përqind (9%) të të ardhurave bruto të pranuara, nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) Euro për tremujor

 

Sa i përket regjistrimit të biznesit, varësisht nga Kodi i regjistrimit tuaj (i cili përfshinë statusin e veprimtarisë tuaj), obligoheni të kryeni edhe obligimet tatimore. Nëse, ju jeni i regjistruar si veprimtari tregtare, atëherë obligoheni që të deklaroni dhe paguani me shkallën 3%, ndërsa, nëse ju jeni të regjistruar si veprimtari shërbyese, atëherë obligoheni që të deklaroni dhe paguani me shkallën 9%. Deklarimi dhe pagesa e tatimit me normën tatimore 3%/9% bëhet çdo tre muaj me deklaratën tatimore QS.

 

Sipas nenit 35, paragrafi 1, 2 dhe 3 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar e drejta e tatuarjes në të ardhurat reale për bizneset ekzistuese dhe bizneset e reja, citojmë:

 

““1. Tatimpaguesi me të ardhura vjetore bruto, nga veprimtaritë afariste për periudhë tatimore mbi tridhjetë mijë (30,000.00) Euro, mban libra dhe regjistrime të identifikuara në paragrafin 5 të këtij neni.

  1. Tatimpaguesi me të ardhura vjetore bruto, nga aktivitetet afariste për periudhë tatimore, deri në tridhjetë mijë (30,000.00) Euro mund të zgjedh të përgatis librat dhe regjistrimet të identifikuara në paragrafin 5 të këtij neni.
  2. Tatimpaguesi, sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe ai i cili zgjedh të përgatisë librat dhe regjistrimet e identifikuara në paragrafin 5 të këtij neni, kërkohet të përgatisë librat dhe regjistrimet e tilla për periudhën tatimore në të cilën zgjedhja është bërë dhe për së paku tri (3) periudha tatimore pasuese:

3.1. tatimpaguesi që dëshiron të zgjedhë opsionin e përshkruar në paragrafin 5 të këtij neni dorëzon një formular për aplikim në ATK para datës 1 mars të periudhës tatimore në të cilin tatimpaguesi dëshiron të bëjë zgjedhjen dhe se zgjedhja është bërë;

3.2. për tatimpaguesin e ri, deklarata e parë tremujore e dorëzuar do të jetë informatë për ATK-në se zgjedhja sipas paragrafit 5 të këtij neni është     bërë.”

 

Sipas nenit 38, paragrafi 3 i Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar mënyra e pagesës së tatimit për korporatat e mëdha, citojmë:

 

“3. Tatimpaguesi i cili ka tejkaluar qarkullimin bruto mbi tridhjetë mijë euro (30,000.00€) është i obliguar që të raportojë të ardhurat dhe të bëjë pagesat në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 35 të këtij ligji dhe nën-paragrafin 2.2 të këtij neni, për periudhën tatimore në të cilën bruto qarkullimi tejkalon tridhjetë mijë (30,000.00) Euro dhe se paku për tri (3) periudha tatimore vijuese”

 

Sipas arsyetimit ligjor, nëse biznesi vendos të tatohet në të ardhura reale atëherë obligohet që të dorëzoj dhe paguaj këste paradhënie me deklaratën tatimore QL, duke u bazuar në parashikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.

 

Në nenin 7 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave është përcaktuar norma tatimore, citojmë: “ Tatimi në të ardhurat e korporatave është dhjetë përqind (10%) e të ardhurave të tatueshme.”

 

Gjithashtu, sipas nenit 31, paragrafi 1  dhe 3 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar tatimi i mbajtur në burim në paga dhe qira, citojmë:

 

1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë pagesat për personat fizik jo afarist, për shërbimet profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur, gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar:

1.1. punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur sipas listë pagesave, në përputhje me shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;

1.2. punëdhënësi i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë përqind (10%) të pagave të tatueshme për secilën periudhë tatimore;

1.3. pensionet e paguara nga apo për interes të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës apo nga një fond i autorizuar plotësues i pensioneve i rregulluar me legjislacionin mbi kontributet pensionale, i nënshtrohen mbajtjes së tatimit në burim nga paguesi i pensioneve, të tilla në shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;

1.4. secili punëdhënës që kërkohet të mbajë në burim sipas këtij neni, dorëzon pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogari të caktuar nga ATK, në një bankë, apo institucion financiar, të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (tash e tutje BQK) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministri.

 

3. Çdo tatimpagues që paguan qira mban tatimin në burim nëntë përqind (9%) në kohën e pagesës apo të kreditimit dhe transferon tatimin e mbajtur në një llogari të caktuar nga ATK, në bankë ose institucion financiar të licencuar nga BQK. Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet në bankë apo institucion financiar deri në ditën e pesëmbëdhjetë (15) të muajit që pason muajin në të cilin pagesa është bërë apo është kredituar, me përjashtim në rastet kur të ardhurat e qiradhënësit janë të liruara nga tatimi

 

Bazuar në dispozitën e lartë cituar, qiramarrësi obligohet të mbajë tatimin në burim në qira me shkallën nëntë për qind (9%), në kohën e pagesës apo kreditimit, me formularin WR.

Mbajtja e librave dhe regjistrimeve të kërkuara sipas nenit 36 Ligjit nr. 06/L-105 për TAK, duhet të bëhet në përputhje me Standardet e Kontabilitetit në Kosovë dhe komfor nenit 13 të Ligjit 03/L-222 për ATK-në dhe Procedurat ndërsa kërkesat ligjore për dorëzim të deklaratave janë të rregulluara me nenin 17 të ligjit 03/L-222 për ATK-në dhe Procedurat.

 

Përgjigja është përgatitur bazuar në Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Varësisht nga regjistrimi i biznesit, Biznes Individual  apo Person Juridik duhet të zbatohet Ligji përkatës.

 

Për më tepër informata, ju mund të drejtoheni ne Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve në Regjionin te cilit i përkisni apo te vizitoni ueb faqen e ATK-se www.atk-ks.org ku mund t’i gjeni:  Ligjet, Udhëzimet, Materialet Informues etj.

 

Me respekt,

ATK26164/2021

Displaying 106 - 110 of 16241718192021222324252627