Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question

Pisati fiskalni/lični broj

Pisati region u kome pripadate!

Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 111 - 115 of 16241819202122232425262728

Ne si kompani merreme me sherbime te kontabilitetit dhe te gjitha sherbimet tona i kemi me biznese dhe nuk kryej sherbime per persona fizik, te gjitha sherbimet e kryera i faturojme dhe deklarimet behen ne baze te atyre faturave, a duhet ne si kompani te paisemi me arke fiskale edhe nese pagest nen 500 euro merren kesh dhe jane fatura te leshuar per biznese. Perveq ne si komani kemi edhe kompani te tjera qe e mbajm kontabilitetin dhe te cilat leshojn fatura nen 500 euro dhe pagesen e marrin kesh a jane te obilguara te leshojn edh ekupon fiskal bashk me faturen e leshuar per blersin qe eshte biznes i regjistruar ne kosove.

I nderuar tatimpagues,

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim;

Bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2018, të gjithë personat të cilët bëjnë furnizimin e mallrave/shërbimeve, të cilat ofrohen në objektet, njësitë apo vendet në qasje me publikun, janë të obliguar të përdorin PEF dhe pajisjet tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të këtyre mallrave dhe shërbimeve, me përjashtim të rasteve kur  kërkohet të lëshohet faturë tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor, citojmë;

1.1 Të gjithë personat që bëjnë furnizime të mallrave dhe/ose shërbimeve në objektet, njësitë ose vendet të cilat mund të jenë në qasje të publikut, janë të obliguar që të shfrytëzojnë PEF dhe pajiset tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve.”

Pra, për të gjitha furnizimet të cilat janë për konsumatorin e fundit (Personat Fizik), biznesi obligohet te pajiset me arke fiskal dhe te lëshoi kupon fiskal, edhe ne rastet kur pagesa behet përmes POS-it bankar apo edhe llogaris bankare. Ndërsa, për transaksionet biznes – biznes, bizneset obligohen të lëshojnë faturë tatimore sipas legjislacionit tatimor dhe nuk obligohen të lëshojnë kupon fiskal, edhe nëse pagesa behet cash apo përmes llogaris bankare, ku elementet e faturës janë të përcaktuara me nenin 20 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ku sipas kërkesave ligjore, ndër elementet kryesore janë identifikimi i Shitësit të Shërbimit dhe Blerësit (Shfrytëzuesit) të Shërbimit.

Po ashtu, bazuar në nenin 13 të Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 22 të Udhëzimit Administrativ nr. 15/2010, çdo transaksion  mbi 500 (pesëqind) euro, i bërë në mes të personave të përfshirë në aktivitet ekonomik, kërkohet të bëhet përmes xhirollogarisë bankare, citojmë;

‘Çdo transaksion mbi pesëqind (500) euro, i bërë në mes të personave të përfshirë në aktivitet ekonomik, pas 1 janarit te vitit 2009 kërkohet të bëhet përmes llogarisë bankare”

Pra, bazuar në ligjin e lartcekur, çdo person i cili kryen furnizim me mallra, apo shërbime në vlerë më të larta se 500 (pesëqind) euro, është i  obliguar që pagesat e tilla ti bëjnë përmes transaksionit bankar, në të kundërtën, personi i cili nuk kryen këto pagesa përmes transaksionit bankar do të ndëshkohet sipas nenit 53 të këtij Ligjit  që lidhet me mos- krijimin dhe mos- mbajtjen e librave për çdo transaksion.

Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.

Me respekt,

ATK26165/2021

Jemi biznes qe operojmë vetëm neper ndërtesa qeveritare me shërbime te bufeve, gjate operimit ton ne kemi klient qe paguajnë me para kesh dhe klient te cilët ne çdo fund muaj jemi te obliguar te ju faturojmë shpenzimet e mujore . A jemi të obliguar te i lëshojmë edhe kuponë fiskal gjate muajit pasi qe fatura është e rregullt dhe transaksioni behet vetëm ne llogari .bankare për ato fatura

I nderuar tatimpagues,

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim;

Bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2018, të gjithë personat të cilët bëjnë furnizimin e mallrave/shërbimeve, të cilat ofrohen në objektet, njësitë apo vendet në qasje me publikun, janë të obliguar të përdorin PEF dhe pajisjet tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të këtyre mallrave dhe shërbimeve, me përjashtim të rasteve kur  kërkohet të lëshohet faturë tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor, citojmë;

1.1 Të gjithë personat që bëjnë furnizime të mallrave dhe/ose shërbimeve në objektet, njësitë ose vendet të cilat mund të jenë në qasje të publikut, janë të obliguar që të shfrytëzojnë PEF dhe pajiset tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve.”

Pra, për të gjitha furnizimet të cilat janë për konsumatorin e fundit (Personat Fizik), biznesi obligohet te pajiset me arke fiskal dhe te lëshoi kupon fiskal, edhe ne rastet kur pagesa behet përmes POS-it bankar apo edhe llogaris bankare. Ndërsa, për transaksionet biznes – biznes, bizneset obligohen të lëshojnë faturë tatimore sipas legjislacionit tatimor dhe nuk obligohen të lëshojnë kupon fiskal, edhe nëse pagesa behet cash apo përmes llogaris bankare, ku elementet e faturës janë të përcaktuara me nenin 20 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ku sipas kërkesave ligjore, ndër elementet kryesore janë identifikimi i Shitësit të Shërbimit dhe Blerësit (Shfrytëzuesit) të Shërbimit.

Po ashtu, bazuar në nenin 13 të Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 22 të Udhëzimit Administrativ nr. 15/2010, çdo transaksion  mbi 500 (pesëqind) euro, i bërë në mes të personave të përfshirë në aktivitet ekonomik, kërkohet të bëhet përmes xhirollogarisë bankare, citojmë;

‘Çdo transaksion mbi pesëqind (500) euro, i bërë në mes të personave të përfshirë në aktivitet ekonomik, pas 1 janarit te vitit 2009 kërkohet të bëhet përmes llogarisë bankare”

Pra, bazuar në ligjin e lartcekur, çdo person i cili kryen furnizim me mallra, apo shërbime në vlerë më të larta se 500 (pesëqind) euro, është i  obliguar që pagesat e tilla ti bëjnë përmes transaksionit bankar, në të kundërtën, personi i cili nuk kryen këto pagesa përmes transaksionit bankar do të ndëshkohet sipas nenit 53 të këtij Ligjit  që lidhet me mos- krijimin dhe mos- mbajtjen e librave për çdo transaksion.

Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.

Me respekt,

ATK26166/2021

A ka mundësi të informohem ,per qfar arsye te bisnesi im mungon :Pasqyra e të Ardhurave,dhe pasqyrat tjera ku nuk po kam mundesi te deglaroj te dhenat e bisnesit tim.Kisha kerkuar nga ju qe te ma mundesoni te beje deklarimet permes EDI-it Pasqyren e te ardhurave me rrespekt

I/e nderuar,

Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

ATK26167/2021

Kisha kerkuar nga ju ta die per qfar arsye nuk figurojn Pasqyra e te ardhurave ,per deklarim elektronik te EDI-t per vitin kalenderik 2020 Kisha kerkuar nga ju qe te ma beni te mundur që te kam qasje per deklarimin elektronik te Pasqyrave te te ardhurave me rrespekt

I/e nderuar,

Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

ATK26168/2021

Kisha kerkuar nga ju qe te kem informat pse ne bisnesin tim nuk figurojn deklarimet e pasqyrave financiare permes metodave EDI ,ku nuk po mundem te deklaroj Pasqyren e te Ardhurave per vitin 2020 Me rrespekt

I/e nderuar,

Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

ATK26169/2021