Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 116 - 120 of 11061920212223242526272829

Biznesi jone eshte ne kontakt me nje biznes ne Maqedoni per te blere mallra nga ky biznes, per mallin e blere nga ky biznes na faturohet neve kurse ne i faturojme nje biznesi tjeter qe ndodhet ne Çeki(gjithashtu edhe pagesat na behen neve e ne i bejme biznesit ne Maqedoni). Malli nuk vjen fare ne Kosove mirepo shkon direkt ne Çeki. Ne kete transakcion fitimin qe e kemi ne, na leshohet nje note kreditore nga biznesi ne Maqedoni. A kemi te drejte te bejme nje export te tille pa ardhur malli ne Kosove dhe cilat jane detyrimet tona tatimore gjithashtu edhe cilat jane regjistrimet ne dekalarata? Falemnderit.

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Neni 19  paragrafi 1 dhe 2 i Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ka përcaktuar vendin e furnizimit të mallrave, citojmë:

 

“1. Kur mallrat nuk janë dërguar ose transportuar, vendi i furnizimit është vendi ku janë vendosur mallrat në momentin kur bëhet furnizimi.”

 

“2. Vendi i furnizimit të mallrave me transport përcaktohet si vijon:

“2.1. kur mallrat janë dërguar ose transportuar nga furnizuesi, nga konsumatori, ose nga pala e tretë, vendi i furnizimit është vendi ku janë të vendosura mallrat në momentin ku fillon dërgimi apo transporti i mallrave për konsumatorin;

“2.2. kur mallrat e dërguara apo transportuara nga furnizuesi, nga konsumatori apo nga pala e tretë, instalohen apo montohen, me ose pa testim, nga ose në llogari të furnizuesit, vendi i furnizimit duhet të jetë vendi ku janë instaluar apo montuar mallrat.”

 

Si në rastin tuaj, lidhur me furnizimin e  mallrave për të cilat mallrat fare nuk vijnë në Kosovë, nuk ka implikime për TVSH, pra, fare nuk duhet të paraqiten në Deklaratën për TVSH, por do të njihen si KMSH për qëllime të tatimit në të ardhura. Legjislacioni tatimore nuk ka ndonjë dispozitë që i kufizon këto transaksione, pra ju do të keni fillimisht një fature të blerjes prej biznesit në Maqedoni, dhe pastaj lëshoni edhe faturën e shitjes.

 

Në rast se keni ndonjë paqartësi, ju lutem vizitoni Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve që i përket biznesi i juaj.

 

Me respekt,

ATK26170/2021

Pershendetje Tani sapo kam hapur një biznes. A duhet të pajisem me arkë fiskale dhe nese po deri ne qfarë afati, apo njeherë mundem tè punoj me faturë? Me respekt Dritoni

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim;

 

Bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2018, të gjithë personat të cilët bëjnë furnizimin e mallrave/shërbimeve, të cilat ofrohen në objektet, njësitë apo vendet në qasje me publikun, janë të obliguar të përdorin PEF dhe pajisjet tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të këtyre mallrave dhe shërbimeve, me përjashtim të rasteve kur  kërkohet të lëshohet faturë tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor, citojmë;

 

1.1 Të gjithë personat që bëjnë furnizime të mallrave dhe/ose shërbimeve në objektet, njësitë ose vendet të cilat mund të jenë në qasje të publikut, janë të obliguar që të shfrytëzojnë PEF dhe pajiset tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve.”

Pra, për të gjitha furnizimet të cilat janë për konsumatorin e fundit (Personat Fizik), biznesi obligohet te pajiset me arke fiskal dhe te lëshoi kupon fiskal, edhe ne rastet kur pagesa behet përmes POS-it bankar apo edhe llogaris bankare. Ndërsa, për transaksionet biznes – biznes, bizneset obligohen të lëshojnë faturë tatimore sipas legjislacionit tatimor dhe nuk obligohen të lëshojnë kupon fiskal, edhe nëse pagesa bëhet  me cash apo përmes llogaris bankare, ku elementet e faturës janë të përcaktuara me nenin 20 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ku sipas kërkesave ligjore, ndër elementet kryesore janë identifikimi i Shitësit të Shërbimit dhe Blerësit (Shfrytëzuesit) të Shërbimit.

Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.

Me respekt,

ATK26171/2021

Pershendetje deshta me marr informata rreth firmes sime? un shum vite e kam mbyll lokalin a duhet me mshel firmen apo mshilet vet ju lutem me informoni rres firmes sime edhe te me tregoni prej ciles dat ose vit nuk kam deklaru asegje se un nuk e kam ditur qe duhet me deklaru edhe kur te mbyllesh lokalin

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si ne vijim;

 

Bazuar në Neni 12 të Ligjit Nr. 03/L-222, si dhe neni 12 te Udhëzimit Administrativ  Nr. 15/2010, është paraparë çregjistrimi i biznesit, citojmë;

 

‘Tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes’

 

Pra, bazuar në ligjin e lartcekur, nëse tatimpaguesi vendos të pushojë veprimtarinë, duhet të informoj ATK-ën me shkrim për vendimin që ka marre, së paku 60 ditë para planifikimit për pushimin e biznesit, pra, nëse ju nuk vazhdoni veprimtarin ekonomike dhe keni shlyer të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së, atëherë duhet të vazhdoni procedurat e çregjistrimit të biznesit të parapara me Legjislacionin Tatimor.

Mirëpo, bazuar në pyetjen tuaj, ju paraprakisht duhet te bëni kërkesë për aktivizim te biznesit, si dhe te rregulloni llogaritë tuaja tatimore pran ATK-së, për të vazhduar më tej me procedurën e mbylljes se biznesit, bazuar ne paragrafin 4, 5 dhe 6 te Nenit 12 te Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010, citojmë;

 

“4. Pas njoftimit për mos plotësimin e kërkesave për çregjistrim, ATK do të ndërmarrë veprime për të vendosur tatimpaguesin në regjistrin e tatimpaguesve jo-aktivë në përputhje me paragrafin 6 të Nenit 8 të këtij Udhëzimi Administrativ. ATK gjithashtu do të iniciojë zbatimin e dispozitave të insolvencës të vendosura në Ligjin 2003/4 mbi Likuidimin dhe Riorganizimin e Personave Juridik në Falimentim, apo pasardhësin e tij.

 

  1. Nëse tatimpaguesi më vonë dorëzon të gjitha deklaratat e kërkuara dhe paguan të gjitha borxhet tatimore, mund të dorëzojë një kërkesë tjetër për çregjistrim, e cila do të përfshijë elementet e kërkuara në paragrafin 1 të këtij neni. Me pranimin e kërkesës me shkrim të përshkruar më lartë dhe pas përcaktimit se biznesi i plotëson kërkesat për çregjistrim, ATK do të ndjek hapat e përshkruar në paragrafin 2 të këtij neni.

 

  1. Pas vendimit për çregjistrim të tatimpaguesit, ATK e heqë tatimpaguesin nga baza e vet e të dhënave”.

 

Për më shumë informata si dhe marrjen e një pasqyre të llogarisë tuaj tatimore pran ATK-së, vizitoni zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesve, në Regjionin te cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26172/2021

Pershendetje, Ne EDI nuk po mundem me deklaru pasqyren financiare, ju lutem beni rregullimet e nevojshme qe ta kryej deklarimin me kohe Ju faleminderit

I/e nderuar,

Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

ATK26179/2021

Perdhendetje ! Nuk e kam te qart pasqyrat vjetore , a duhet mi bo gjitha bizneset apo vetem ato me qarkullim me te madh , sepse disa po thojn qe ka ndryshu ligji tash duhet mi bo gjitha bizneset , nese bon ni pergjigje

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si ne vijim:

 

Përgatitjen dhe dorëzimin e Pasqyrave Financiare duhet ta bëni ashtu siç kërkohet me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim Nr .04/L-014.

 

Me respekt,

ATK26174/2021

Displaying 116 - 120 of 11061920212223242526272829