Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 121 - 125 of 11942021222324252627282930

Pershendetje te nderuar, Uroj te jeni mire dhe se punet po ju shkojn mbare. Ju lutem nese ka mundesi per mem kshillu si me vepru me nje rast: Biznesi sapo eshte regjistruar per ndertimtari, perkatsisht per suvatim. Dhe ka bere nje marrveshje me nje kompani tjeter ndertuese per suvatim, ku si kompenzim do te kete 3 banesa ne vlere 200,000 euro. Cilat jan hapat qe duhet ti nderrmerr kompania per regjistrimin e transaksioneve qe nga fillimi deri tek deklarata perfundimtare. Ju faleminderit per kohen tuaj!

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas nenit 16, paragrafi 2, 7, dhe 9 të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, është përcaktuar metoda e njohjes së të ardhura të tatueshme nga kontratat afatgjata ndërtimore si dhe obligimi për lëshimin e situacioneve, citojmë:

 

“ 2. Punëkryesi për të përcaktuar të ardhurën bruto të periudhës është i obliguar të shfrytëzojë metodën e “përqindjes së kryerjes së punimeve”.

2.1. Metoda e “përqindjes së kryerjes së punimeve” bazohet në proporcionin në mes të shpenzimeve të ndodhura gjatë periudhës tatimore në krahasim me totalin e shpenzimeve të planifikuara të projektit;

2.2. Proporcioni i përfituar sipas paragrafit 2, nënparagrafit 2.1 të këtij neni, shfrytëzohet për të përcaktuar të ardhurën e tatueshme të periudhës tatimore nga vlera e tërësishme e projektit.

  1. Përqindjet e kryerjes së punëve ndërtimore pasqyrohen për çdo situacion. Nëse gjatë periudhës tatimore nuk është faturuar asnjë situacion, atëherë së paku në fund të periudhës tatimore bëhet faturimi i punëve të kryera.
  2. Kur ka transaksion këmbimi (barter) si pjesë e kontratës ndërtimore afatgjate, ky transaksion njihet e ardhur ose shpenzim, në vlerën e tregut, në momentin e ndodhjes së transaksionit të këmbimit, në pajtueshmëri me Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

 

Për me shume informata si dhe trajtimin tatimor të kontratave afatgjata , mund t’i referoheni Vendimit Shpjegues Publik Nr. 02/2019 për trajtimin e kontratave afatgjate ndërtimore, përmes linkut https://www.atk-ks.org/wp content/uploads/2019/02/VendimiShpjeguesPublik.pdf

 

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, të ardhurat e tatueshme për punë kryesin përcaktohen duke u bazuar në përqindjen e punëve të kryera. Nëse për punët e kryera nuk faturohet asnjë transaksion, atëherë se paku në fund të periudhës tatimore bëhet faturimi për punët e kryera. Kurse, sa i përket transaksioneve të këmbimit, transaksionet e tilla njihen të ardhura ose shpenzime, me vlerën e hapur të tregun, në momentin e ndodhjes së transaksionit dhe trajtohen si transaksione të rregullta.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26175/2021

 

Me date 01.04.2021 ne emailin info@atk-ks.org kemi parashtruar kete Kerkese: Pershendetje, Me date 29.03.2021 pas deklarimit te deklarates vjetore ne kemi vazhdu me procesimin e pageses se tatimit ne fitim per periudhen 2020 ne vlere prej 1,379.46 Euro ne llogari te ATK-se nga E-banking. Mirepo per shkak te problemeve me rrjetin online te bankes pagesa eshte procesuar dy here me keto referenca te bankes: FT21088K728D dhe FT21088PBGNS, pasi qe e kemi verejtur se ka ndodhur ky gabim ne kemi kontaktuar me telefon menjehere banken dhe e kemi njoftuar per problemin. Nga qendra e thirrjeve te bankes na kan thene se tani nuk mund te bejme asgje, por ne po e paraqesim si ankese dhe e drejtojm ne departamentin e caktuar. Pas dy dite ata na lajmruan se pagesa nuk mund te kthehet prapa dhe se ne duhet te drejtohemi ne ATK per te paraqitur ankese. Ju lutem a keni mundesi me e verifiku kete problem te pageses dhe te na njoftoni per procedurat te cilat jane per te bere ankese apo kerkese per kthimin e mjeteve te procesuara gabimisht nga banka permes E-banking. Te dhenat shtese jane: Emri i Biznesit: Deti Com SH.P.K. NUI: 810690900 Llogaria Bankare: 1503011001243871 Banka: Raiffeisen Bank Kosova Me shume respekt, Deti Com Sh.P.K. Xhevdet Zymeri Pasi nuk kemi marrur kurrfar pergjigje kemi shkuar te premten me 23.04.2021 ne ATK ne zyren regjionale ne Mitrovice dhe na kane thene se ketu nuk figurojne dy pagesa, jemi drejtuar me ate gjendje ne Bank, banka na ka dhene konfirmimin e realizimit te dy pagesave me nje UNIREF. Sot thirrem ne telefon, 03820025017 na thane me thirre 03820025086 mandej ky nr tha me thirr 03820025042 mirepo ky i fundit nuk pergjigjet. Ju lutemi te e konsideroni me urgjence kerkesen tone. Ju falenderojme per mirekuptimin!

Please fill in an answer

Ju lutem na rigjeneroni pasvordin ne kete email :sh.azemi1@gmail.com Nui:811286477 :Emri i biznesi:N.T.SH. CHOCOATE CORNER

I/e nderuar,

Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

ATK26177/2021

Pershendtje, ju lutem lidhur me perfitimin e subvencionit per paga mas 10/3 a jam i bliguar te paguaj tatim ne fitim.

I nderuar tatimpagues

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas nenit 8, paragrafi 1.25 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, janë përcaktuar të ardhurat e liruara, citojmë:

 

1. Nga tatimi në të ardhura personale përjashtohen të ardhurat në vijim:

           1.25. të ardhurat e përfituara nga grantet, subvencionet dhe donacionet, në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit të tyre.”

 

Sipas nenit 13 të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale

 

“1. E ardhura e përfituar sipas nenit 8, paragrafit 1, nënparagrafit 1.25 të ligjit, është e përjashtuar nëse është në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit.

 

1.1. Personi fizik afarist i cili tatohet në bazë të të ardhurave reale, të ardhurat sipas paragrafit 1 të këtij neni i trajton në përputhje me Standardet  Kosovare të Kontabilitetit;

 

1.2. Personi fizik jo afaristë dhe personi fizik afarist i cili nuk tatohet në bazë të të ardhurave reale, të ardhurat sipas paragrafit 1 të këtij neni i trajton të ardhura të përjashtuara dhe nuk i përfshinë në deklaratën tatimore të periudhës.”

 

Bazuar në dispozitat si më lartë bizneset  individuale të cilat nuk janë në të ardhura reale,  pranimi i subvencionit konsiderohet e ardhur e liruar. Bizneset individuale që tatohen në të ardhurat reale pranimin e subvencionit duhet ta njohin si të hyrë dhe të trajtohen sipas  Standardeve Kosovare të Kontabilitetit,  pra i njohin si të hyra dhe shpenzime  për qëllime tatimore.

 

Çështja  e njëjtë duhet të trajtohet edhe për bizneset juridike siç përcaktuar në nenit 8, paragrafi 1, nën paragrafi 1.7 i Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave,  ku janë përcaktuar të ardhurat e liruara nga tatimi, citojmë:

 

1.7. të ardhurat e përfituara nga grantet, subvencionet dhe donacionet, në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit

 

Ne rast se këto mjete shfrytëzohen për mbulimin e pagave të punëtorëve, atëherë me rastin e pagesës i përfshini në pagën bazë dhe i tatimoni.

 

Me respekt,

ATK26178/2021

Pershendetje Kam kontraktuar (dhënë me qira) objketin afarist me qira me "GIZ"-in Gjerman, vlera e kontratës është mujore, Kontrata hyn ne fuqi me datë 01.05.2021. Përshkak të kerkesave per pergaditjen e objetit me paisje dhe renovime specifike Qiramarrësi (GIZI-i) në muajin Dhjetor 2020 me kerkesen time pershkak te pamundesis per mbulimin e investimeve më ka paguar pas qiraje AVANS në vler pre rreth 350,000.00 euro, edhe pse kontrata hyn ne fuqi me datë 01.05.2021. Pyetja: a kam te drejt ket te hyreë ta trajtoj si e HYRË E SHTYER per vitin 2021.

I  nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sa i përket trajtimit tatimor të të hyrave, nëse  është marrë avansi në Dhjetor 2020 nga GIZ-i Gjerman në emër të qerasë, e cila do të ndodhë më vonë sipas kontratës,  atëherë ky avans  për ju  konsiderohet e  ardhur/hyrë  e   shtyer,  dhe si  e tillë  në kontabilitet  duhet të trajtohet sipas parimit akrual dhe në përputhje me Standardet  Kosovare të Kontabilitetit.

Për vitin 2021 do të paraqitni të hyrë të rregullt vlerën e kontratës mujore duke përfshirë të hyra për 8 muaj të vitit 2021, ndërsa  pjesa tjetër konsiderohet e hyrë  e shtyrë për vitin 2021.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26179/2021

Displaying 121 - 125 of 11942021222324252627282930