Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I/e nderuar,
Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
ATK26180/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si ne vijim;
Bazuar në Nenin 12 të Ligjit Nr. 03/L-222, si dhe nenin 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010,parashihet çregjistrimi i biznesit , citojmë;
‘Tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes’
Pra, bazuar në ligjin e lartcekur, nëse tatimpaguesi vendos te pushoje veprimtarinë, duhet të informoj ATK-ën me shkrim për vendimin që ka marre, së paku 60 ditë para planifikimit për pushimin e biznesit, pra, nëse ju nuk vazhdoni veprimtarin ekonomike dhe keni shlyer të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së, atëherë duhet të vazhdoni procedurat e çregjistrimit të biznesit të parapara me Legjislacionin Tatimor, ku një njoftim i tillë në media të shtypura nuk kërkohet me Legjislacion Tatimore, përveç nëse është kërkesë e ARBK-së, atëherë duhet të drejtoheni në ARBK.
Për më shumë informata si dhe marrjen e një pasqyre të llogaris tuaj tatimore pran ATK-së, vizitoni zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesve, në Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26184/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Sipas nenit 39, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale është përcaktuar obligimi i tatimit të mbajtur në burim për qiranë e paguar, citojmë:
“ 4. Secili person fizik afarist, ortakëri apo grupim i personave, që paguan qira, mban nëntë për qind (9%) të tatimit në të ardhurat bruto, në kohën e pagesës apo kreditimit dhe do ta transferojë tatimin e mbajtur në burim, në një llogari të caktuar nga ATK-ja në bankën ose institucionin financiar të licencuar nga BQK-ja. Tatimi i mbajtur në burim paguhet deri në ditën e 15 të muajit pasues.”
Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, në momentin e pagesës së qirasë obligoheni ndaj tatimit të mbajtur në burim në qira me normën tatimore 9% të qirasë bruto. Deklarimi i tatimit të mbajtur në burim është deklarim mujor dhe bëhet përmes deklaratës tatimore WR , obligimi i së cilës paguhet prej datës 1 deri me datën 15 të muajit vijues për muajin paraprak.
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26182/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
“1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë pagesat për personat fizik jo afarist, për shërbimet profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur, gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar:
1.1. punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur sipas listë pagesave, në përputhje me shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;
1.2. punëdhënësi i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë përqind (10%) të pagave të tatueshme për secilën periudhë tatimore;
1.3. pensionet e paguara nga apo për interes të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës apo nga një fond i autorizuar plotësues i pensioneve i rregulluar me legjislacionin mbi kontributet pensionale, i nënshtrohen mbajtjes së tatimit në burim nga paguesi i pensioneve, të tilla në shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;
1.4. secili punëdhënës që kërkohet të mbajë në burim sipas këtij neni, dorëzon pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogari të caktuar nga ATK, në një bankë, apo institucion financiar, të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (tash e tutje BQK) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministri.”
Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër dhe sqarimeve të ofruara në kërkesën tuaj, për kompensimin ndaj personave fizik të angazhuar, obligoheni ndaj tatimit të mbajtur në burim në paga, pra, për qëllime tatimore, personi fizik i angazhuar duhet të konsiderohet si i punësuar i kompanisë dhe të evidentohet në listë pagesë (listë te pagave) mujore WM. Për personat e angazhuar të cilën nuk kanë shtetësi të Kosovës, nuk lejohet të paguhen kontributet pensionale. Për stafin e rregullt ku konsideroheni si punëdhënës primar, tatimi i mbajtur në burim llogaritet sipas shkalleve tatimore, kurse, për stafin i cili ka një punëdhënës primar paraprakisht tatimi i mbajtur në burim llogaritet me normën 10 % në kompensimin e tatueshëm.
Për personat e huaj, ku Kosova ka Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë me shtetin prej nga vjen personi në fjalë, atëherë për qëllime tatimore duhet të zbatohet METD.
Norma tatimore është e përcaktuar me nenin 6 të Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale.
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26183/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohu si në vijim:
Bazuar në nenin 8, paragrafi 4, nën paragrafi 4.1 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, janë përcaktuar rrethanat në të cilat ATK nuk lëshon Vendim Shpjegues Individual, citojmë:
“4. Një vendim shpjegues individual përgjithësisht nuk do të lëshohet në rrethanat vijuese:
4.1. Kërkesa përfshinë një çështje nën kontroll, nën ankesë, apo në çështje gjyqësore;”
Meqenëse kërkesa e juaj ka të bëj me një çështje e cila i është nënshtruar procedurave të kontrollit, atëherë Administrata Tatimore, bazuar në legjislacionin në fuqi, nuk mund të lëshojë interpretim ligjor në lidhje me çështjen në fjalë.
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26184/2021