Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:
Ju nuk keni dhënë informatat e nevojshme në kërkesën tuaj, megjithatë, po ju japin një përgjigje të përgjithshme.
Për qëllime të TVSH-së nuk ka ndonjë implikim, pra nuk duhet të konsiderohet si e hyre dhe as të paraqitet si vlerë në Deklaratën për TVSH, sepse nuk plotësohen kriteret e nën-paragrafit 1.1 të paragrafit 1 të nenit 3 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku është përcaktuar se TVSH duhet të ngarkohet në çdo furnizim malli dhe shërbimi, në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji, citojmë:
“1. TVSH duhet të ngarkohet në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji, mbi:
Sqarime janë dhënë edhe më dispozitat e nenit 3 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, përkatësisht paragrafët dhe nën-paragrafët e cituar si më poshtë:
2.1. Sipas këtij Ligji me TVSH tatohen:
2.1.1.Furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të kryera kundrejt pagesës (konsideratës) nga një person i tatueshëm që vepron si i tillë; dhe 2.1.2.importet e mallrave.
2.2.Një nga kriteret që duhet marrë parasysh për sa i përket zbatimit të TVSH-së është vendi ku kryhet transaksioni. Për të përcaktuar vendin e furnizimit, për pasojë vendin ku zbatohet TVSH, duhen dalluar:
2.2.1. vendi i furnizimit të mallrave dhe /ose
2.2.2. vendi i furnizimit të shërbimeve.
2.3.Furnizimet e mallrave ose shërbimeve, vendi i furnizimit të të cilave është në Kosovë janë furnizime të tatueshme me TVSH sipas shkallëve tatimore të TVSH-së në Kosovë, përveç se kur ky Ligj në mënyrë të veçantë i ka liruar nga TVSH. Mirëpo, nëse vendi i furnizimit nuk është në Kosovë, atëherë furnizimi i mallit ose shërbimit nuk është objekt i tatuarjes për TVSH në Kosovë. Për furnizime të tilla nuk përmbushet kriteri i vendit të furnizimit.
2.4.Gjithashtu, që një transaksion të konsiderohet objekt i tatuarjes për TVSH, duhet të ekzistojë një lidhje e drejtpërdrejtë mes furnizimit të kryer dhe kundërvlerës (pagesës) së pranuar.
2.5.Për të vërtetuar lidhjen e drejtpërdrejtë duhet të verifikohen kushtet e mëposhtme, të cilat duhet të plotësohen njëkohësisht:
2.5.1. Mbi përmbushjen e kushteve për përcaktimin e lidhjes së drejtpërdrejtë, pa u kufizuar vetëm në to, mund të gjykohet mbi:
2.6.Për ekzistencën e lidhjes direkte transaksion-kundërvlerë nuk është kusht që çmimi si kundërvlerë e furnizimit të paguhet domosdoshmërisht nga përfituesi i furnizimit. Kundërvlera mund të paguhet nga një i tretë, i cili është një person i ndryshëm nga përfituesi i furnizimit të mallit/shërbimit:
2.7.Emërtimi që palët në transaksion i bëjnë pagesës është i parëndësishëm për të përcaktuar lidhjen e drejtpërdrejtë. Në këtë mënyrë, bizneset përdorin gjithnjë e më shumë praktikën e kompensimit ose faljes së detyrimeve/ borxheve midis tyre apo subvencioneve pikërisht për të rregulluar vështirësitë ekonomike me të cilat përballen disa prej tyre. Kur një subjekt financohet nga shuma që cilësohen si ndihma, subvencione, falje detyrimesh ose borxhesh, duhet verifikuar rast pas rasti, nëse:
2.8.Në rastin kur subvencioni, ndihma apo donacioni nuk përdoret si në rastet e përshkruara më lartë, ato nuk tatohen me TVSH. Kur një organizatë financohet nga shuma që cilësohen si “ndihma, grante, donacione, subvencione”, verifikohet rast pas rasti, nëse shumat e derdhura përbëjnë kundërvlerën e një furnizimi malli ose furnizimi shërbimi të realizuar në përfitim të palës që ka derdhur shumat, apo nëse shumat e derdhura plotësojnë çmimin e një furnizim malli apo shërbimit të tatueshëm, atëherë pavarësisht përdorimit të çdonjërit prej këtyre termave për të emërtuar pagesën, nuk do të thotë që në këtë rast transaksioni është jashtë objektit të tatuarjes së TVSH-së. Në një rast të tillë bëhet fjalë për çmimin e paguar për një shërbim të marrë apo për një furnizim malli. Ky transaksion hyn në objektin e tatuarjes së TVSH-së dhe shumat e marra në formë granti, donacioni, subvencioni janë të tatueshme për TVSH-në, përveç rastit kur ky furnizim malli ose shërbimi është i liruar nga TVSH-ja sipas Ligjit.
Sipas kësaj nëse subvencioni i pranuar nga ana e juaj nuk është si kompenzim i çmimit të furnizimeve që ju i keni, atëherë bazuar në dispozitat si më lartë nuk duhet të konsiderohet si hyrë për qëllime të TVSH-së, në të kundërtën njihet e hyre dhe duhet të paguhet TVSH-ja. Nëse subvencioni nuk ka qenë mbulim i çmimit dhe keni paguar TVSH në vlerën e subvencionit do të keni të drejtë ta rimbursoni TVSH-në e paguar.
Me respekt,
ATK26185/2021
Përshëndetje,
Në bazë të të dhënave që i posedojmë në ATK parashtruesi i kërkesës me numër personal 1243789083 është I përfshirë në listën e pagave të punëdhënësit.
Me respekt,
ATK26186/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Për të definuar se kush duhet të paguaj tatimin në qira, varet nga ajo se kush është qiramarrës apo qiradhënës.
“4. Secili person fizik afarist, ortakëri apo grupim i personave, që paguan qira, mban nëntë për qind (9%) të tatimit në të ardhurat bruto, në kohën e pagesës apo kreditimit dhe do ta transferojë tatimin e mbajtur në burim, në një llogari të caktuar nga ATK-ja në bankën ose institucionin financiar të licencuar nga BQK-ja. Tatimi i mbajtur në burim paguhet deri në ditën e 15 të muajit pasues.”
“3. Çdo tatimpagues që paguan qira mban tatimin në burim nëntë përqind (9%) në kohën e pagesës apo të kreditimit dhe të transferojë tatimin e mbajtur në një llogari të caktuar nga ATK-ja në bankë ose institucion financiar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet në bankë apo institucion financiar deri në ditën e 15-të të muajit që pason muajin në të cilin pagesa është bërë apo është kredituar”
Përmes një tabele në vijim, po ju ilustrojmë për obligimet e pagesës se Tatimit në qira:
Qiradhënës | Qiramarrës | Obligues për të paguar Tatimin në Qira |
Personi Fizik jo-afarist “A” | Personi Fizik jo-afarist “B” | Personi Fizik jo-afarist “A” (Qiradhënësi) |
Personi Fizik jo-afarist “A” | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) (Qiramarrësi) |
Personi Fizik jo-afarist “A” | Personi Juridik | Personi Juridik (Qiramarrësi) |
Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) “A” | Person fizik jo-afarist | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) “A” (Qiradhënësi) |
Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) “A” | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) “B” | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) “B” (Qiramarrësi) |
Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) “A” | Personi Juridik | Personi Juridik (Qiramarrësi) |
Personi Juridik “ A” | Person fizik jo-afarist | Personi Juridik “ A” (Qiradhënësi) |
Personi Juridik “ A” | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) (Qiramarrësi) |
Personi Juridik “ A” | Personi Juridik “B” | Personi Juridik “B” (Qiramarrësi) |
Autoriteti publik, qendror, lokal | Person fizik jo-afarist | Nuk ka tatim në qira se të ardhurat e autoritetit publik, qendror, lokal, janë të liruara nga Tatimi |
Autoriteti publik, qendror, lokal | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) | Nuk ka tatim në qira se të ardhurat e autoritetit publik, qendror, lokal, janë të liruara nga Tatimi |
Autoriteti publik, qendror, lokal | Personi Juridik | Nuk ka tatim në qira se të ardhurat e autoritetit publik, qendror, lokal, janë të liruara nga Tatimi |
Personi Fizik jo-afarist | Autoriteti publik, qendror, lokal | Personi Fizik jo-afarist (Qiradhënësi) |
Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) | Autoriteti publik, qendror, lokal | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) (Qiradhënësi) |
Personi Juridik | Autoriteti publik, qendror, lokal | Personi Juridik (Qiradhënësi) |
Për më shumë informata, ju lutemi referojuni zyrës së Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.
Me respekt,
ATK26187/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:
Për të marrë përgjigjen lidhur me kërkesën tuaj ju duhet t’i drejtoheni Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme, aty ku edhe keni bërë marrëveshjen për pagesë të borxhit , të cilët do tu sqarojnë detajisht mbi kushtet e marrëveshjes.
Me respekt,
ATK26189/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:
Në rast të ndonjë gabimi gjatë operimit me PEF, jeni të obliguar të bëni korrigjimet e nevojshme dhe për këtë problem duhet ta njoftoni ATK-në, gjegjësisht zyrën përkatëse Rajonale.
Me vete duhet të sillni kuponin fiskal në origjinal, në të cilin ka ndodhur gabimi.
Me respekt,
ATK26190/2021