Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj , ju lutemi informohuni si në vijim:
Lidhur me subvencionimin e shoqërive tregtare (bizneseve), përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve, nëse nuk keni deklaruar punëtorë me listë pagese në ATK-ë në periudhën 02/2021 si kriter i përcaktuar për përfitim të subvencionit për paga , ju nuk mund të përfitoni nga subvencionimi i pagës së punëtorëve.
Me respekt,
ATK26192/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuja , ju lutemi informohuni si në vijim:
Subvencionet nuk përfshihen në deklaratën e TVSH –së.
Me respekt,
ATK26193/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim;
Bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2018, të gjithë personat të cilët bëjnë furnizimin e mallrave/shërbimeve, të cilat ofrohen në objektet, njësitë apo vendet në qasje me publikun, janë të obliguar të përdorin PEF dhe pajisjet tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të këtyre mallrave dhe shërbimeve, me përjashtim të rasteve kur kërkohet të lëshohet faturë tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor, citojmë;
“1.1 Të gjithë personat që bëjnë furnizime të mallrave dhe/ose shërbimeve në objektet, njësitë ose vendet të cilat mund të jenë në qasje të publikut, janë të obliguar që të shfrytëzojnë PEF dhe pajiset tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve.”
Pra, për të gjitha furnizimet të cilat janë për konsumatorin e fundit (Personat Fizik), biznesi obligohet të pajiset me arke fiskal dhe të lëshoi kupon fiskal, edhe ne rastet kur pagesa behet përmes POS-it bankar apo edhe llogaris bankare. Ndërsa, për transaksionet biznes – biznes, bizneset obligohen të lëshojnë faturë tatimore sipas legjislacionit tatimor dhe nuk obligohen të lëshojnë kupon fiskal, edhe nëse pagesa behet cash apo përmes llogaris bankare, ku elementet e faturës janë të përcaktuara me nenin 20 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ku sipas kërkesave ligjore, ndër elementet kryesore janë identifikimi i Shitësit të Shërbimit dhe Blerësit (Shfrytëzuesit) të Shërbimit.
Po ashtu, bazuar në nenin 13 të Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 22 të Udhëzimit Administrativ nr. 15/2010, çdo transaksion mbi 500 (pesëqind) euro, i bërë në mes të personave të përfshirë në aktivitet ekonomik, kërkohet të bëhet përmes xhirollogarisë bankare, citojmë;
‘Çdo transaksion mbi pesëqind (500) euro, i bërë në mes të personave të përfshirë në aktivitet ekonomik, pas 1 janarit te vitit 2009 kërkohet të bëhet përmes llogarisë bankare”
Pra, bazuar në ligjin e lartcekur, çdo person i cili kryen furnizim me mallra, apo shërbime në vlerë më të larta se 500 (pesëqind) euro, është i obliguar që pagesat e tilla ti bëjnë përmes transaksionit bankar, në të kundërtën, personi i cili nuk kryen këto pagesa përmes transaksionit bankar do të ndëshkohet sipas nenit 53 të këtij Ligjit që lidhet me mos- krijimin dhe mos- mbajtjen e librave për çdo transaksion.
Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.
Me respekt,
ATK26194/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si ne vijim:
Përgatitjen dhe dorëzimin e Pasqyrave Financiare duhet ta bëni ashtu siç kërkohet me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014.
Me respekt,
ATK26195/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj , ju lutemi informohuni si në vijim:
Lidhur me subvencionimin e shoqërive tregtare (bizneseve), përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve, nëse nuk keni punëtorë të punësuar dhe nuk keni pas të deklaruar punëtorë me listë pagese në ATK-ë në periudhën 02/2021 si kriter për përfitim të subvencionit për paga , ju nuk mund të përfitoni nga subvencionimi i pagës së punëtorëve.
Me respekt,
ATK26196/2021