Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 141 - 145 of 11942425262728293031323334

Pershendetje, ne lidhje me subvencionet qe do ti jep qeveria per ndihme te gastronomise, me duhet te di se te bizneset Ortakeri dhe Bizneset Individuale, a do te perfitojne edhe pronaret prej subvencionit pasi qe pronaret nuk jane ne Liste te Pagave, ne qofte se po atehere si do te llogaritet paga e tyre pasi qe kerkohet paga bruto ?

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj , ju lutemi informohuni si në vijim:

 

Lidhur me subvencionimin e shoqërive tregtare (bizneseve), përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve,  nuk përfitojnë  pronarët, apo të vetë punësuarit , pasi kriter  për përfitimin  e këtij subvencionimi janë të punësuarit  të deklaruar punëtorë me listë pagesë në ATK-ë  në periudhën 02/2021 .

 

Me respekt,

ATK26197/2021

Si bëhet deklarimi për punëror me kontratë si konsulent, ne si komunë i kemi 5 punëtorë të tillë. Unë ma heret i kam deklaruar me regjistër të përbashkët të gjithë punëtorët por kontrata e tyre ka qenë marrëveshje për shërbime të veqanta edhe pagesen e tatimit dhe trustit e kryente komuna, ndërsa kontrata si konsulent pasi që si individ nuk kan mundur me u regjistruar, me kanë sygjeruar që tu bëj ndalesat nga paga dhe tatimi e trusti të kryhen të veqanta për secilin konsunt të pranuar, mirëpo unë sot hasa në probleme. Nuk mi pranonte me emra edhe si liste te përbashkët nuk ma pranoj si faturat tjera te punëtoret tjere që janë me marrëveshje. A ka mundësi me më treguar si të veproj.

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për  kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas nenit 31, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar tatimi i mbajtur në burim për pagat e paguara, citojmë:

 

1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë pagesat për personat fizik jo afarist, për shërbimet profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur, gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar:

1.1. punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur sipas listë pagesave, në përputhje me shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;

1.2. punëdhënësi i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë përqind (10%) të pagave të tatueshme për secilën periudhë tatimore;

1.3. pensionet e paguara nga apo për interes të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës apo nga një fond i autorizuar plotësues i pensioneve i rregulluar me legjislacionin mbi kontributet pensionale, i nënshtrohen mbajtjes së tatimit në burim nga paguesi i pensioneve, të tilla në shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;

1.4. secili punëdhënës që kërkohet të mbajë në burim sipas këtij neni, dorëzon pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogari të caktuar nga ATK, në një bankë, apo institucion financiar, të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (tash e tutje BQK) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministri.”

 

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër dhe sqarimeve të ofruara në kërkesën tuaj, për kompensimin ndaj personave fizik të angazhuar në komunën tuaj,  ju si pagues i pagave  obligoheni ndaj tatimit të mbajtur në burim në paga dhe kontribute pensionale. Pra, për qëllime tatimore, personi fizik i angazhuar duhet të konsiderohet si i punësuar  dhe të evidentohet në listë pagesë (listë të pagave) mujore WM.

Në rastin kur deklaroni të punësuarit e juaj, qoftë edhe me kontratë për shërbime të veçanta, në listë pagesë të pagave ju i përfshini të gjithë të punësuarit, primar dhe sekondar. Për stafin e rregullt ku konsideroheni si punëdhënës primar, tatimi i mbajtur në burim llogaritet sipas shkalleve tatimore, kurse për stafin i cili ka një punëdhënës primar paraprakisht  për angazhimin e tij, tatimi i mbajtur në burim llogaritet me  normën 10 % në kompensimin e tatueshëm.

 

Norma tatimore është e përcaktuar me nenin 6 të Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale.

 

Nëse keni vështirësi për deklarimin dhe pagesën e pagave përmes EDI, ju lutemi kontaktoni  në adresën elektronike: edi@atk-ks.org.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26198/2021

Të nderuar, unë jam OJQ, kam me delaru me 0 per vitin 2020, sepse nuk ka pasur pagesa si të veproj. Llogarinë e kam të hapur por listën nuk po muj e gjëjë si po e kërkon EDI

I/e nderuar,

Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org., apo thirrni ne numrin e telefonit:  038/200 250 86

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

ATK26199/2021

Përshendetje , Nëse ka mundësi të na njoftoni lidhur me dërgesat online , a janë të liruara nga TVSH apo jo ? Egzona Thaqi - Zyrtare e Kontabilitetit për tatime Posta e Kosovës sh.a. 044 88 72 88

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj , ju lutem informohuni si në vijim:

 

Edhe pse pyetja është e përgjithshme, por nëse keni aluduar në blerjet online që bëjnë qytetaret apo edhe bizneset dhe të cilat dërgesa shpërndahen përmes postës, shërbimi i postes në këto raste është shërbim i tatueshëm nëse transaksioni ndodhet brenda vendit (shitësi dhe blerësi janë brenda vendit).

Nëse transaksioni është transaksion ndërkombëtarë çështja mund të ndryshoj, varësisht prej asaj se a përgatitet dokumenti doganor apo jo. Nëse zhdoganohen mallrat dhe pagesat që ju bëhen juve inkorporohen në shumën e tatueshme, atëherë bazuar në nën-paragrafin 1.5 të  nenit 31 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, faturimet e juaja duhet të jenë pa TVSH, citojmë:

 

1.5. furnizimi i shërbimeve, duke përfshirë transportin dhe shërbimet ndihmëse, mirëpo duke përjashtuar shërbimet e liruara në pajtueshmëri me nenet 27 dhe 28 të këtij ligji, kur këto janë direkt të lidhura me eksportimin apo importimin e mallrave. Lidhur me importimin lirimet aplikohen vetëm për shërbimet që do të përfshihen në shumën e tatueshme sipas nën-paragrafit 1.4., të paragrafit 1, të nenit 25 të këtij ligji.

 

Në të kundërtën, nëse këto pagesa nuk inkorporohen në shumën e tatueshme, atëherë faturimet që bëhen për këto dërgesa në të gjitha situatat duhet të jenë më TVSH me  normën  standarde prej 18%

 

Me respekt,

ATK26200/2021

Pershendetje , Deshta me ju pyte ne lidhje me terhekjen e pasuris nga pronari (terhekjen e banesave dhe lokaleve) kur pronari deshiron ti qes ne emer te vet a duhet te faturohen me cmimin e kostos apo me cmimin e tregut .

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Dividendë do të thotë një shpërndarje e bërë nga një kompani për një aksionar: Në para të gatshme ose aksione në bazë të pjesës së interesit të aksionarit në kompani dhe Prone tjetër, pos parave të gatshme ose aksioneve, përveç nëse shpërndarja bëhet si rezultat i likuidimit.

 

Si e tillë, shpërndarja e saj duhet të bëhet pas përpilimit të pasqyrave financiare dhe dorëzimit të deklaratës vjetore tatimore respektivisht pas pagesës së obligimit tatimor si dhe bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, konsiderohet e ardhur e liruar.

 

Bazuar në nenin 3, paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, me “ Dividendë” nënkuptojmë sikurse në vijim, citojmë:

 

1.4. Dividendë – shpërndarje e bere nga një kompani për një aksionar, si vijon :

1.4.1 në para të gatshme ose aksione në bazë të pjesës së interesit të aksionarit në kompani, dhe

1.4.2 pronë tjetër, pos parave të gatshme ose e aksioneve, përveç nëse shpërndarja bëhet si rezultat i likuidimit.

 

Bazuar në nenin 8, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, si të ardhura të liruara përveç tjerash përfshihen edhe si në vijim, citojmë:

 

1.8 “Dividenta e paguar apo e pranuar për personin rezident dhe jorezident;”

 

Bazuar në arsyetimin ligjor të dhënë më sipër, ligji e definon „Dividendën“ si shpërndarje  e fitimit të bërë nga kompania për aksionarët e saj,  që do të thotë  se janë shpërndarje  e të ardhurave neto për aksionarët, prandaj si e tillë ajo është e liruar nga tatimi. Kështu që,  Bordi i Drejtorëve nëse është i autorizuar, mund të bëjë shpërndarjen e dividendës për aksionarët e kompanisë në pajtueshmëri me rregullat e përcaktuara përmes Ligjit për Shoqëritë Tregtare në Kosovë. Në të kundërtën, nëse mjetet shpërndahen para përpilimit të pasqyrave financiare, atëherë për qëllime tatimore nuk konsiderohet dividendë mirëpo mund te trajtohet si e ardhur e tatueshme apo hua për pranuesin e mjeteve.

 

Devidenti i shpërndarë  në pronë tjetër (si në rastin tuaj si  pasuri – banesa dhe lokale) është një alternativë ndaj devidentit të parave të gatshme  ose aksioneve, dhe si e tillë për çështje tatimore  trajtohet sipas vlerës së hapur të tregut  sikur të ishte shitje.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26201/2021

Displaying 141 - 145 of 11942425262728293031323334