Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim;
Bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2018, të gjithë personat të cilët bëjnë furnizimin e mallrave/shërbimeve, të cilat ofrohen në objektet, njësitë apo vendet në qasje me publikun, janë të obliguar të përdorin PEF dhe pajisjet tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të këtyre mallrave dhe shërbimeve, me përjashtim të rasteve kur kërkohet të lëshohet faturë tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor, citojmë;
“1.1 Të gjithë personat që bëjnë furnizime të mallrave dhe/ose shërbimeve në objektet, njësitë ose vendet të cilat mund të jenë në qasje të publikut, janë të obliguar që të shfrytëzojnë PEF dhe pajiset tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve.”
Pra, për të gjitha furnizimet të cilat janë për konsumatorin e fundit (Personat Fizik), biznesi obligohet te pajiset me arke fiskal dhe te lëshoi kupon fiskal, edhe ne rastet kur pagesa behet përmes POS-it bankar apo edhe llogaris bankare. Ndërsa, për transaksionet biznes – biznes, bizneset obligohen të lëshojnë faturë tatimore sipas legjislacionit tatimor dhe nuk obligohen të lëshojnë kupon fiskal, edhe nëse pagesa behet cash apo përmes llogaris bankare, ku elementet e faturës janë të përcaktuara me nenin 20 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ku sipas kërkesave ligjore, ndër elementet kryesore janë identifikimi i Shitësit të Shërbimit dhe Blerësit (Shfrytëzuesit) të Shërbimit.
Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.
Me respekt,
ATK26202/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj , ju lutem informohuni si në vijim:
Në rastet kur malli i importuar rivlerësohet nga dogana, ju duhet të bëni rregullimet e nevojshme për qëllime tatimore. Sqarimet lidhur me këtë i gjeni në Vendimin Shpjegues Publik 03/2016 për Vlerësimet dhe Rivlerësimet Doganore, ku janë pasqyruar edhe me shembuj.
Vlerësimi doganor bëhet me rastin e importimit të mallrave, ndërsa rivlerësimi doganor bëhet pasi të ketë ndodhur zhdoganimi i mallrave.
Për qëllime të TVSH-së, Dokumenti Unik Doganor – DUD është bazë për llogaritjen e TVSH-së së zdritshme (TVSH e cila paguhet me rastin e importit të mallit).
Për të gjitha rastet për të cilat Dogana ndërmerr veprimet e vlerësimit / rivlerësimit të mallrave, duke ndryshuar bazën doganore, tatimpaguesi duhet të bëjë rregullimet e nevojshme për qëllime tatimore.
Rregullimet për qëllime tatimore duhet të bëhen në periudhën kur është pranuar vendimi nga Dogana duke inkorporuar efektet.
Për me shume gjeni Vendimin Shpjegues Publik Nr. 03/2016 për Vlerësimet dhe Rivlerësimet Doganore ne linkun : https://www.atk-ks.org/public-explanations/ të pasqyruar edhe me edhe me shembuj.
Të gjitha rregullimet duhet të bazohen në kalkulimet e bëra në mënyrë specifike, duke pasqyruar kronologjinë e ngjarjeve.
Po ashtu, edhe për tatime direkte duhet të njihen shpenzim/kosto në periudhën kur edhe keni paguar dhe në të njëjtën periudhe duhet të jetë shpenzim /kosto taksa doganore e paguar.
Me respekt,
ATK26203/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si ne vijim:
Sa i përket kërkesës për te përfituar pronarët e bizneseve Individuale ju sqarojmë se i vetë punësuari I cili nuk është në listë të pagave të muajit shkurt 2021, nuk mund të jenë përfitues i subvencionimit.
Me respekt,
ATK26204/2021
I/e nderuar,
Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
ATK26205/2021
I/e nderuar,
Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
ATK26207/2021