Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj , ju lutemi informohuni si në vijim:
Neni 22 i Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH, përcakton momentin e lindjes se obligimit tatimore për TVSH, cila nga tri momentet ndodhë e para: furnizimi i mallit /shërbimit, lëshimi i faturës, apo pranimi i avansit , lind obligimi për TVSh, citojmë:
“1. Sipas nenit 22 paragrafi 1 i Ligjit, momenti i lindjes së detyrimit për të ngarkuar TVSH-në është momenti kur ndodh furnizimi i mallit apo shërbimit. TVSH bëhet e ngarkueshme varësisht se cili nga tre momentet ndodh e para:
„1.1.furnizim i mallit apo shërbimit,
1.2.lëshimi i faturës në lidhje me furnizimin e mallit apo shërbimit, ose
1.3.pranimi i pagesës në avanc/paradhënje, para se të ketë ndodh furnizimi i mallit apo shërbimit”.
Për qëllime të tatimit në të ardhura pranimi i avansit konsiderohet e hyre e shtyrë, pra si në rastin tuaj të hyrën e njihni për vitin fiskal 2021.
Me respekt,
ATK26209/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju nuk e keni sqaruar mjaftueshëm kërkesën tuaj, megjithatë ju ofrojmë një përgjigje të përgjithshme:
Po, biznesi mund të deponon para në xhirollogarinë e vete, por duhet të dëshmohet prejardhja e tyre, përndryshe të hyrat e tilla do të konsiderohen të hyra për biznesin. Pra çdo deponim në xhirollogarinë e biznesit duhet të dokumentohet.
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve në Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26210/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si ne vijim:
Sa i përket kërkesës për te përfituar pronarët e bizneseve Individuale ju sqarojmë se i vetë punësuari I cili nuk është në listë të pagave të muajit shkurt 2021, nuk mund të jenë përfitues i subvencionimit.
Me respekt,
ATK26211/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Sipas nenit 38, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, është përcaktuar tatimi i mbajtur në burim në paga nga paguesi i atyre të ardhurave, citojmë:
“1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë edhe pagesat për shërbimet profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur etj, gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar.”
Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, paguesi i të ardhurave, respektivisht punëdhënësi, është i obliguar që të mbaj në burim tatimin në të ardhura dhe të paguaj kontributet pensionale, ashtu siç është e përcaktuar me legjislacionin përkatës. Pagesa e tatimit të mbajtur në burim dhe kontribute pensionale bëhet përmes deklarimit mujor me formularin WM në sistemin elektronik të deklarimit EDI.
Nëse punëdhënësi konsiderohet si punëdhënës primar, tatimi i mbajtur në burim ndalet me shkallët tatimore, kurse, nëse punëdhënësi konsiderohet si punëdhënës sekondar, tatimi i mbajtur në burim ndalet me normën 10% e pagës së tatueshme. Meqenëse 50% e pagës subvencionohet nga APRK, edhe pjesa e pagës e cila subvencionohet me rastin e pagesës duhet të tatimohet.
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26212/2021
E nderuar,
Pronarët e bizneseve Individuale apo të vetë punësuarit që deklarojnë në baza tremujore , nuk mund të jenë përfitues i subvencionimit.
Me respekt,
ATK26213/2021