Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 156 - 160 of 16242728293031323334353637

Si mund ti marr 900 qe jam e papun

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:

 

Bazuar në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike –COVIT-19 Nr. 07/L-016 neni 12 paragrafi 1 dhe  2 është paraparë shuma  e pagesës  prej 300€ për muaj,  për punëtorët e larguar nga puna në sektorin privat  për periudhën tetor –dhjetor 2020, të cilët  si pasojë e pandemisë COVIT-19  janë larguar apo pezulluar nga puna  për periudhën jo më të shkurtë se tre(3) muaj , pas datës 29.02.2020 e deri 30.12.2020.

Mirëpo për implementimin e këtij neni  për momentin nuk kemi informata, por posa t’i kemi do të informoheni me kohë  përmes njoftimeve publike.

 

Me respekt,

ATK26214/2021

A eshte e lejuar qe nje shoqeri tregtare si Shoqeri me pergjegjesi te kufizuar te kete rol te dyfishte te aktivitetit dhe ate; te behet aksionar i nje klubi te futbollit(klubi i futbollit eshte SHA) dhe sponzorizues i te njejtit klub.

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas nenit 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, përcakton zbritjet e lejuara për aktivitete me interes publik, citojmë:

 

1. Kontributet e dhëna, nga tatimpaguesit që mbajnë libra dhe regjistrime sipas paragrafit 5 të nenit 35 të këtij ligji, në formë të donacionit dhe sponsorizimeve për qëllime humanitare, shëndetësore, edukativo-arsimore, fetare, shkencore, kulturore, mbrojtje të ambientit dhe për qëllime sportive sipas këtij ligji konsiderohen si kontribute të dhëna për interes publik dhe lejohen si shpenzime deri në maksimumin prej dhjetë përqind (10%) të të ardhurave të tatueshme të llogaritura përpara se të jetë zbritur ky kontribut:

1.1. Kontributet e dhëna nga tatimpaguesit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, llogariten sipas Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

  1. Një kontribut i lejueshëm sipas paragrafit 1 të këtij neni, duhet t’i bëhet:

2.1. një organizate të regjistruar sipas legjislacionit përkatës në fuqi mbi themelimin dhe funksionimin e organizatave joqeveritare që ka pranuar dhe mbajtur statusin e beneficuar publik;

2.2. çdo organizate tjetër që në mënyrë të drejtpërdrejtë kryen aktivitete me interes publik, siç janë:

2.2.1. institucionet shëndetësore;

2.2.2. institucionet edukativo-arsimore;

2.2.3. organizatat për mbrojtjen e mjedisit;

2.2.4. institucionet fetare;

2.2.5. institucionet që përkujdesen për persona me nevoja të veçanta apo për persona të moshuar;

2.2.6. jetimoret; dhe

2.2.7. institucionet në përkrahje të shkencës, kulturës, sportit apo të art eve.

 

Neni 11 paragrafi 3 i Ligjit Nr.06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave  përcakton  se  kontributet e  dhëna në formë të donacionit  dhe sponzorizimeve  nuk janë të lejuara në rastet kur nga  kontributi i dhënë përfitojnë donatorët apo personat e afër me donatorin, citojmë:

 

  1. Zbritja e lejueshme nuk përfshinë kontributin nga i cili direkt apo indirekt përfitojnë donatorët ose personat e afërm me donatorin.

 

  1. Secili tatimpagues që kërkon zbritje të lejueshme duhet t’i paraqesë ATK-së dëftesën e pagesës për një zbritje të tillë.
  2. Përveç zbritjes së lejuar sipas paragrafit 1 të këtij neni, tatimpaguesit që do të kontribuojnë në fusha të caktuara, do të kenë një lejim special deri në dhjetë përqind (10%) nëse parashihen me ligje të veçanta në Kosovë.
  3. Për zbatimin e këtij neni Ministri nxjerr akt nënligjor.

 

Bazuar në dispozitën si më lartë dhe kërkesën tuaj, zbritja e lejueshme nuk përfshinë kontributin nga i cili direkt apo indirekt përfitojnë donatorët ose personat e afërm  me donatorin.

 

Për me tepër informata, ju lutem drejtohuni në Ministrin e Kulturës, Rinise dhe Sportit.

 

Me respekt,

ATK26215/2021

Pershendetje. pasi eshte hapur aplikimi per subvencionim te pagave per bizneset te cilat jan mbyllur si gastronomia dhe transporti perfitues te kesaj pakoje a jan edhe pronart e bizneseve apo vetem punetoret. pyetja eshte a te aplikohet edhe per pronar ne listen e derguar per subevncionimte pagave.

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si ne vijim:

 

Sa i përket kërkesës për te përfituar pronarët e bizneseve Individuale  ju sqarojmë se i vetë punësuari I cili nuk është në listë të pagave të muajit shkurt 2021, nuk mund të jenë përfitues i subvencionimit.

Kriter për përfitim të  subvencionimit të pagës prej 50% është përfshirja në listën e pagave të muajit shkurt 2021.

 

Me respekt,

ATK26217/2021

A mundem me paliku për pakon e subvensionimit te pagav per gastronomi pa një punëtor i cili është në list të pagave të shkurtit por nuk ka gjirollogari dhe nuk mund ta nxjerr per arsye se dokumentit te identifikimit të tij i ka dal afati dhe nuk po ja mundësojnë me nxjerr pa letërnjoftim valid. FALEMINDERIT!

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si ne vijim:

 

Po, ju mundeni me  aplikua për pakon e subvencionimit të pagave për gastronomi pa një punëtor i cili është në listë të pagave të shkurtit – 2021. Nga ju kërkohet  të plotësoni Excel-fajllin, mostrën të cilën e gjeni ne Sistemin EDI në menynë ku edhe aplikoni për subvencionim.

 

Me respekt,

ATK26219/2021

Në listën e pagava në shkurt 2021 e kam të punësuar një punëtor sekondar. A me apliku edhe për të për pakon e subvensionimit të pagave. Faleminderit!

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:

 

Ashtu siç është e përcaktuar ne Vendimin e Qeverise Nr. 08/08 te datës 21.04.2021, i punësuari që ka më shumë se një vend pune, përfiton vetëm një herë nga kjo masë, ndërsa i punësuari që ka vend pune edhe në sektorin publik, përfshirë edhe ndërmarrjet publike, nuk përfiton nga kjo masë. Andaj mbetet nga ana e juaj se për cilën page do të aplikoni, mirëpo, si I tillë për personin në fjalë mund të aplikoni vetëm njëherë.

 

Edhe nëse ju do te aplikoni për me shume se një here, komisioni do të zbatoj kriteret dhe nuk mund të përfitoj më shumë se një herë.

 

Me respekt,

ATK26220/2021

Displaying 156 - 160 of 16242728293031323334353637