Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 161 - 165 of 17162829303132333435363738

Biznesi ne fjale veprimtarine sherbyese e zhvillon ne Qendren Tregetare Nertili ne Gjakove. Me vendim te Qeverise kjo qender tregetare ka qene e mbyllur. Keshtu automatikisht edhe biznesi Kinder World. ka qene i mbyllur per dy jave. Kemi apliku per kompenzim te pages dhe qerase. Ju lutem me tregoni se si me i deklaru pagat per muajin Prill, ku eshte punuar vetem gjysem muaji. Me respekt.

Inderuar  tatimpagues,

 

Me respekt përkërkesëntuaj,julutemiinformohunisi në vijim:

 

Përderisa sipas pikës 5 të Vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 08/08 i datës 21.04.2021, subvencionimi i pagës së punëtorëve bëhet deri në nivelin 50% të pagës neto të të punësuarit, e llogaritur mbi pagën bruto, duke  qenë i liruar  nga tatimi sipas legjislacionit në fuqi deri në maksimum prej 500€ dhe bëhet në llogarinë e të punësuarit, atëherë ju ju mbetet që për  pjesën tjetër prej  50% të pagës  të deklaroni dhe të paguani obligimet tatimore, ashtu sikur të ishte një pagë.

Të punësuarit që kanë më shumë se një vend pune, përfitojnë vetëm një herë nga kjo masë, pavarësisht nëse është i punësuar primar apo sekondar dhe numrit të aplikimeve për atë të punësuar.

 

Me respekt,

ATK26221/2021

Ne jemi të regjistruar si biznes ne kosovë në dhe jemi ne bisedime me Kompani Nderkombtare G-CERTI ISO Certification Body Training Provider Korea cila mirret me qertifikime me ISO Standarde. Ne bazë te marrveshjes me G-Certi biznesi jonë do ofroj sherbimin e trajnimit për stafin e Bizneseve si dhe rekomadimet e nevojshme për plotësimin e standarteve ne Kosovë. Ne baze të kritereve te caktuara nga G-Certi e të aprovuara nga bizneset ne obligohemi të bëjmë të Auditimin dhe të konfirmojm se janë plotsuar kushtet për Certifikim me SIO G-Certi. Si duhet ta trajtojm ne bazë te Legjslacionit Tatimor, Kur ne Certifikohemi si biznes per vete dhe Kur ne i Certifikojm Bizneset tjera.

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Në nën-paragrafin 1.21 paragrafi 1 neni 31 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është dhënë përkufizimi i të drejtave pronësore, citojmë:

 

1.21. E drejta pronësore – pagesa e çdo lloji të pranuar si një konsideratë për shfrytëzimin apo të drejtën e shfrytëzimit, të çdo të drejte të autorit të punës letrare, artistike apo shkencore, përfshirë filmat kinematografik, dhe patentat, emrin tregtar, dizajn apo plan modelin, formulë apo proces sekret, apo për informatat që lidhen me përvojën industriale, komerciale apo shkencore;

 

Nëse kontrata ka të bëjë më të drejta pronësore, atëherë çështja duhet të trajtohet komfor nenit 31 i Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave,  sipas të cilit është përcaktuar obligimi i tatimit të mbajtur në burim, si: në paga, pensione, interesi, të drejtat pronësore, qiratë, fitoret në lotari dhe lojërat e fatit.

Mbajtja e tatimit në burim për të drejta pronësore apo të tjera, mund të trajtohet ndryshe nëse transaksioni ndodh me biznese të cilat janë jashtë Republikës se Kosovës me të cilat  Kosova  ka  Marrëveshje për Eliminimin e Tatimeve të Dyfishta.

Faturën të cilën e pranoni për licencë e konsideroni si blerje komfor nenit  52 paragrafi 1 nën paragrafin 1.1 si dhe  paragrafit 3të  nenit 69 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, që i nënshtrohet ngarkesës së kundërt, citojmë:

 

3.Kur pranuesi është i regjistruar për TVSH në Kosovë

3.1 Pagesa e TVSH-së:

3.1.1 Sipas nenit 52 të Ligjit për TVSH, personi i obliguar për të paguar TVSH-në është personi i cili kryen furnizime të tatueshme. Sidoqoftë, kur furnizimi kryhet nga një person i tatueshëm që nuk është i themeluar në Kosovë tek një person i cili është i regjistruar për TVSH në Kosovë, personi që ka për detyrim të paguajë TVSH-në mbi atë furnizim, është pranuesi e jo furnizuesi.

3.2. Faturimi:

3.2.1. Edhe pse furnizuesi nuk është i obliguar të paguajë TVSH-në, ai është i obliguar të lëshoj faturë tatimore.

3.2.2. Furnizuesi duhet të cekë në faturë se klienti është i obliguar të paguajë TVSH-në duke e vendosur aty referencën e nenit 52, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2 të Ligjit për TVSH apo ndonjë referencë tjetër që tregon se furnizimi do t’i nënshtrohet procedurës së ngarkesës së kundërt. Teksti në vijim do të konsiderohet si i duhur: “Ngarkesa e kundërt, nën-paragrafi 1.2 i nenit 52 të

Ligjit për TVSH në Kosovë”.

3.3. Llogaritja e TVSH-së:

3.3.1. Pranuesi i furnizimit duhet të llogarisë TVSH-në mbi të dhënat e faturës së pranuar nga furnizuesi. Sidoqoftë, pranuesi duhet të sigurohet se baza tatimore llogaritet në pajtim me nenin 24 të Ligjit për TVSH. Rrjedhimisht, pranuesi duhet të sigurohet se baza tatimore përfshin çdo gjë që përmban konsideratën e fituar ose që do të fitohet nga furnizuesi, në kthim të furnizimit.

3.3.2. Detyrimi i pranuesit për pagesë të TVSH-së nuk kushtëzohet nga fatura e furnizimit. Prandaj, në qoftë se pranuesi nuk e pranon faturën e furnizimit ai prapë duhet të deklarojë këtë shumë në Deklaratën e TVSH-së për periudhën përkatëse tatimore dhe të paguajë TVSH-në.

 

Sipas dispozitave të cekura më lartë, blerjet e tilla duhet të konsiderohet si blerje me  ngarkesë te kundërt. Nëse furnizimet e juaja janë plotësisht të tatueshme, atëherë  faturën e tillë e regjistroni  në rubrikën [28] të deklaratës së TVSH–së.Faturën e njëjte e regjistroni  si  blerje në rubrikën [65] të Deklaratës për TVSH. E drejta e kreditimit  të TVSH–së  ne lidhje  me ngarkesën e kundërt me normë prej  18%.

 

Tek situata kur ju lëshoni faturë për certifikimin e bizneseve tjera, ju duhet të faturoni me TVSH me  normë  standarde  prej 18%

 

Me respekt,

ATK26222/2021

Pershendetje Kam nje pyetje rrethe faturimit kemi kryer nje sherbim ne Shqiperi montim i kranit me puntor tane Kur e kam faturu faturen e kam ba pa tvsh si exporte a kam vepru mire apo eshte deshte te faturohet me tvsh Faleminderit per bashkepunim

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Bazuar ne nën-paragrafin 2.1. të paragrafit 2 të  nenit 20 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, furnizimi i mallrave si në vijim, kur kemi të bëjmë me shërbime që lidhen me pajtueshmërinë vendi i furnizimit konsiderohet aty ku është e vendosur pasuria e paluajtshme, citojmë:

 

  1. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni:

 

2.1 Vendi i furnizimit të shërbimeve, të lidhura me pasurinë e paluajtshme duke përfshirë shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve të shitjes së pasurisë, sigurimin e akomodimit në sektorin e hotelerisë ose në sektorët me funksione të ngjashme, si kampet për pushim ose vendet e krijuara për t’u shfrytëzuar si vend kampingje, dhënien e të drejtës për shfrytëzimin e pasurisë së paluajtshme dhe shërbimet për përgatitjen dhe koordinimin e punës ndërtimore, si shërbimet e arkitektëve dhe firmave që ofrojnë mbikëqyrje në vend, është vendi ku vendoset pasuria e paluajtshme.

 

Bazuar në  dispozitën e sipër shënuar furnizimi i juaj duhet të jetë pa TVSH dhe të paraqitet në Deklaratën për TVSH si furnizim i liruar me të drejtën e zbritjes së TVSH-së.

 

Me respekt,

ATK26223/2021

Pershendetje, pytja ime eshte lidhur me faljen e ndeshkimeve nese paguhet borgji dhe interesi, por nese kemi vetem ndeshkim a jemi te obliguar te plotesojme formularin per kerkesen e faljes se ndeshkimit, apo ndeshkimi hiqet ne form automatike nga sistemi

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:

 

Sipas Vendimit nr. 04/60 date 27.01.2021, nëse tatimpaguesi paguan Tatimin Bazë dhe Interesin, falen te gjitha ndëshkimet pavarësisht se cilës periudhe i takojnë dhe cilit lloj tatimi/kontributi.

Pra, sipas Vendimit te lartë cekur, të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, mund të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve, me kusht që të njëjtit, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit deri më 30 qershor 2021.

Heqja e ndëshkimeve për tatimpaguesit të cilët paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, do të bëhet në mënyrë automatike nga ATK, pra tatimpaguesi nuk obligohet të aplikoj për heqje të ndëshkimeve.

 

Me respekt,

ATK26224/2021

Jam duke punuar ne Vushtrri dhe me bije qe ne ore policore te shkoje ne Kamenice, me duhet nje leter per levizjen e lire.

I nderuar tatimpagues ,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:

 

Referuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës Nr. 01/05, datë 05.04.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se të gjitha bizneset, (punonjëseve të të cilave ju kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës), përmes Sistemit Elektronik EDI mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit”.

Shkarkimi i “Certifikatës për të punësuarit”, përmes Sistemit Elektronik EDI kërkohet nga të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe që marrin pjesë në funksionimin e zingjirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), sipas pikës 15.3 të Vendimit të lartcekur, nëse punojnë edhe gjatë kohës së kufizuar për lëvizje të lirë.

Secili tatimpagues duhet të sigurohet nga i punësuari se dokumenti “Certifikatë e të punësuarit” vlen për të qarkulluar vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës dhe si i tillë nuk mund të përdoret për qëllimet tjera.

Dokumenti ”Certifikatë e të punësuarit” mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit. Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës.

Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani. Ky dokument së bashku me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Pra, ky dokument për arsye tjetër nuk mund të përdoret.

 

Me respekt,

ATK26225/2021

Displaying 161 - 165 of 17162829303132333435363738