Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj , ju lutem informohuni si në vijim:
Me nën-paragrafin 1.5 të nenit 31 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, furnizimet e transportit të mallrave janë të liruara prej TVSH-së me të drejtën e kreditimit, citojmë:
1.5. furnizimi i shërbimeve, duke përfshirë transportin dhe shërbimet ndihmëse, mirëpo duke përjashtuar shërbimet e liruara në pajtueshmëri me nenet 27 dhe 28 të këtij ligji, kur këto janë direkt të lidhura me eksportimin apo importimin e mallrave. Lidhur me importimin lirimet aplikohen vetëm për shërbimet që do të përfshihen në shumën e tatueshme sipas nën-paragrafit 1.4., të paragrafit 1, të nenit 25 të këtij ligji.
Sipas dispozitave si më lartë furnizimet e transportit të mallrave të cilat inkorporohen në shumën e tatueshme, duhet të faturohen pa TVSH. Siç e keni përshkruar situatën tuaj nëse biznesi e ka të drejtën në njohjen e TVSH-së se zbritshme, atëherë fatura e transportit duhet të paraqitet në rubrikën [10c] të librit të shitjes.
Tek rubrika [10a] e Librit të Shitjes duhet të vendosen Shitjet e shërbimeve jashtë vendit: Vendos shitjet e shërbimeve për persona me seli jashtë Kosovës. Këtu vendosen shitjet sipas nenit 20 të Ligjit për TVSH.
Me respekt,
ATK26226/2021
I/e nderuar,
Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
ATK26227/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj ,mirëpo me keqardhje nuk mund t’ju sqarojmë më shumë se sa që ju ka sqaruar Komisioni i Ankesave, lidhur me të gjitha hapat të cilat duhet t’ ndërmerrni për të përfituar subvencionimin e linjës së pagave në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike pas shqyrtimit të ankesës tuaj.
Me respekt,
ATK26228/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Nëse personi në fjalë është i punësuar në Kosovë, atëherë punëdhënësi obligohet të mbaj tatimin në burim në paga siç është përcaktuar në nenin 31, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
Punëdhënësi për personin në fjalë deklaron dhe paguan vetëm tatimin në paga, por nuk obligohet të paguaj kontributin pensional.
Paragrafët 6.13 dhe 6.14 të nenit 6 të Ligjit Nr. 04/L-101 për Pensionet në Kosovë, përcaktojnë Mbledhjen e kontributeve për financimin e pensioneve të kursimeve individuale, citojmë:
“6.13. Pagesa e kontributeve është e detyrueshme për të gjithë banorët e punësuar të Kosovës deri në moshën e pensionimit.
6.14. Me përjashtim nga paragrafi 6.13 të këtij neni, kontributet nga të punësuarit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, nuk janë të lejuara.”
Bazuar në dispozitën e lartë cituar, nuk lejohen kontributet për të punësuarit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, pavarësisht lejes së qëndrimit.
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26229/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Projektet të cilat realizohen në Kosovë më fonde të Qeverisë amerikane apo fonde tjera, përfshirë edhe fondet e Ambasadës amerikane dhe organizatave amerikane të cilat gëzojnë lirime prej TVSH-së, përcaktuar në nën-paragrafin 1.1. paragrafi 1 neni 33 i Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe nën-paragrafin 2.1.paragraifi 2 neni 30 si dhe nën-paragrafi 3.1 paragrafi 3 neni 33 i Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, projektet e financuara me mjete që janë donacione, janë te liruara prej TVSH-se, citojmë:
“2. Lirime të veçanta:
„2.1. importet e mallrave të financuara nga të ardhurat e donacioneve të bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit të Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për përfitim të Ministrive, autoriteteve lokale dhe organeve tjera të rregulluara me ligj, nga organizatat ndërkombëtare ndër-qeveritare dhe agjencitë e tyre, qeveritë, agjencitë qeveritare, organizata qeveritare dhe jo-qeveritare në mbështetje të programeve humanitare dhe të rindërtimit dhe projekteve të tjera, përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë;”
Për transaksionet vendore që financimi bëhet prej donacioneve çështja është përcaktuar me nën-paragrafin 3.1. (3) neni 33 të këtij ligji, citojmë:
3. Lirime të veçanta:
3.1. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të financuara nga të ardhurat e donacioneve të bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit të Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për Ministritë, autoritetet lokale dhe organet tjera të rregulluara me ligj, nga qeveritë, agjencitë qeveritare, organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare në mbështetje të programeve dhe projekteve humanitare dhe të rindërtimit, përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë;”
Lirimet për lirim ne TVSH ne blerje vendore janë përcaktuar ne mënyrë te veçante edhe me nene paragrafin 1.1. neni 33 i këtij ligji, citojmë:
1. Transaksionet në vijim që trajtohen si eksporte janë të liruara: 1.1. furnizimi i mallrave ose shërbimeve nën aranzhimin diplomatik dhe konsullor, furnizimi i mallrave dhe shërbimeve për personelin e huaj të misioneve speciale diplomatike dhe konsullore të akredituara në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e tyre të familjes;
Projektet e financuara nga donacionet sipas dispozitave si më lart, lirohen prej TVSH-së, qoftë në importe apo blerje vendore për të cilat është sqaruar edhe me Vendimin Shpjegues Publik Nr. 04/2016, si dhe Vendimin e Shpjegues Publik Nr. 01/2019 për Trajtimin Tatimor të Importeve dhe Furnizimeve kur Financohen apo Bashkë financohen nga Komisioni Evropian.
Përveç, dispozitave të legjislacionit vendor, lirimi prej TVSH-së është përcaktuar edhe me Memorandumin Ombrellë i Mirëkuptimit (MIM) në mes të Misionit të Administrimit të Përkohshëm të kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që veprojnë përmes Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Nr. 09-213 e datës 17 Janar 2002, si dhe Marrëveshja për asistencë në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) dhe Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik Nr. 167-09-01 e datës 14 Shtator 2009, e cila Marrëveshje është plotësuar edhe me Amendamentin Nr. 4 Marrëveshje për Asistencë në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.
Në rastet kur projektet financohen me mjete të Qeverisë Amerikane, lirimi prej TVSH-së përveç kontraktorëve bëhet edhe tek nën-kontraktorët, pra deri në fund të zingjirit të faturimit nuk duhet të ngarkohet TVSH-ja, pra edhe faturimi i qirasë duhet të jetë pa TVSH.
Me respekt,
ATK26230/2021