Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Sipas nenit 11, paragrafi 3 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, është përcaktuar procedura e ndryshimit në informatat e biznesit, citojmë:
“ 3. Çdo ndryshim në formën e biznesit (Ndërmarrje Afariste Personale në ShPK; ShPK në Shoqëri Aksionare; Ortakëri e Përgjithshme në Ortakëri të Kufizuar; ortakëri në korporatë; çdo entitet juridik në Ndërmarrje Afariste Personale; dhe çdo ndryshim tjetër i ngjashëm në formën e biznesit) do të rezultojë në lëshimin e numrit të ri fiskal për biznesin. Kur një biznes propozon ndryshimin e formës së vet të pronësisë, biznesi i ri duhet të aplikojë për një numër të ri fiskal sipas procedurave të përshkruara në Nenin 9 të këtij Udhëzimi Administrativ. Biznesi i vjetër duhet të kërkojë çregjistrimin në përputhje me procedurat e përshkruara në Nenin 12 të këtij Udhëzimi Administrativ. Nëse biznesi i ri do të jetë tatimpagues i TVSh-së, po ashtu duhet të regjistrohet që të bëhet tatimpagues i TVSh-së dhe të marrë Certifikatën e TVSh-së sikurse është paraparë në Nenin 15 të këtij Udhëzimi Administrativ. Në vijim janë dhënë shembujt e aplikimit të këtij paragrafi:”
Procedura e mbylljes së biznesit paraprak, në rastin tuaj, biznes individual, iniciohet në Administratën Tatimore të Kosovës, ndërsa hapja e biznesit të ri bëhet në ARBK – Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosove. Çështja e ndarjes së kapitalit duhet të jetë e përcaktuar në statusin e themelimit të biznesit individual dhe duke respektuar rregullat dhe kërkesat ligjore që dalin nga Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare.
Sa i përket deklarimeve duhet të drejtoheni në Qendrën e Shërbimit të Tatimpaguesve në regjionin të cilit i përkisni, ku duhet t’i bëni deklarimet përkatëse dhe të kompletoni gjendjen e përgjithshme, dhe të filloni procedurat e shuarjes së biznesit ekzistues.
Sipas paragrafit 1 neni 21 i Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si rregull i përgjithshëm vendi i importimit të mallrave është në Kosovë, nëse mallrat me origjinë nga territoret e tjera lëshohen në qarkullim të lirë në territorin e Kosovës. Përjashtimisht kësaj me nën-paragrafit 2.1. paragrafi 2 të nenit 21 të këtij ligji, citojmë:
2.1. përmes derogimeve nga paragrafi 1 i këtij neni, ku në hyrje në Kosovë, mallrat të cilat nuk janë në qarkullim të lirë vendosen nën njërën nga aranzhimet e Doganës si: depot doganore, aranzhimet e ngjashme doganore ose nën aranzhimet e përkohshme të importimit me lirimet totale nga detyrimet doganore, apo nën aranzhimet kalimtare, vendi i importimit të atyre mallrave duhet të jetë vendi në Kosovë ku mallrat pushojnë së mbuluari me këto aranzhime ose situata;
Çështja është sqaruar edhe me paragrafin 1 të nenit 28 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, citojmë:
Sipas kësaj nëse mallrat kalojnë tranzit në Kosovë, por pa u lëshuar në qarkullim të lirë fare, atëherë edhe faturimet e juaja duhet të jenë pa TVSH.
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26231/2021
I/e nderuar,
Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
ATK26232/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Sipas nenit 4 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale është përcaktuar objekti i tatimit, citojmë:
“1. Objekti i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në Kosovë dhe jashtë Kosovës.
Personi rezident tatimor kosovar tatohet në Kosovë për të gjitha të ardhurat me burim në Kosovë dhe jashtë saj, ndërsa personi jo rezident tatohet në Kosovë vetëm për të ardhurat me burim në Kosovë, përveç nëse të ardhurat trajtohen si të ardhura te liruara sipas Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale.
Nëse personi rezident, kryen shërbime për një kompani jashtë Kosovës, shërbime të cilat pastaj ofrohen ne Kosove nga kompania e huaj, pra, ofrimi i shërbimeve në Kosovë nga personi jo rezident përmes punëtorëve të tij, për më tepër se 183 qëndrim fizik në Kosovë, brenda periudhës 12 mujore, konsiderohet se personi jo rezident krijon njësi të përhershme në Kosovë, dhe se, kompania në fjalë obligohet që të regjistroj njësinë e saj në Kosove.
Kurse, nëse për tatimpaguesin, të ardhurat nga jashtë Kosovës, konsiderohen si të Ardhura nga Punësimi (i punësuari në Kosovë- Punëdhënësi jashtë Kosovës), atëherë sipas nenit 18, paragrafi 6 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, obligohen që individualisht të bëjnë pagesën e tatimit dhe kontributit pensional.
Deklarimin e këtyre të ardhurave do ta bëhet me deklaratën vjetore në fund të vitit. Afati për dorëzimin e Deklaratës Vjetore për të ardhurat e gjeneruara gjatë periudhës 2020 është nga 01.01.2021 deri me 31.03.2021.
Në rast se të punësuarit vendor/rezident pranojnë të ardhura nga jashtë për të cilat nuk mbahet tatimi në burim, duhet të deklarojnë dhe të paguajnë vet tatimin, ku fillimisht duhet të pajisen me Numër Fiskal. Këtë tatim obligohen ta paguani përmes Deklaratës Vjetore në fund të vitit. Mirëpo, ne ju njoftojmë se sistemi elektronik EDI, në baza mujore mundëson deklarimin dhe pagesën e tatimit në paga, si dhe kontributet pensionale për personat të cilët deklarojnë dhe paguajnë vetë tatimin dhe kontributin pensional. Andaj, ne ju sugjerojmë që në rast se paga juaj nuk tatohet nga kompania e jashtme, të ardhurat tuaja t’i deklaroni dhe paguani në baza mujore, ku afati i pagesës është nga 01 deri me 15 të muajit vijues pas secilit muaj (periudhë tatimore). Deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga dhe Kontributeve Pensionale në sistemin elektronik EDI bëhet vetëm nëse nuk deklaroni dhe paguani me Deklaratën vjetore.
Shënim: Nëse zgjidhni të deklaroni dhe paguani tatimin në paga përmes sistemit elektronik EDI, atëherë më nuk duhet të dorëzoni Deklaratën vjetore.
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26233/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, por ju nuk e keni sqaruar mjaftueshëm kërkesën tuaj, megjithatë ju ofrojmë një përgjigje të përgjithshme:
Sipas nenit 31, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar tatimi i mbajtur në burim për pagat e paguara, citojmë:
“1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë pagesat për personat fizik jo afarist, për shërbimet profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur, gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar:
1.1. punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur sipas listë pagesave, në përputhje me shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;
1.2. punëdhënësi i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë përqind (10%) të pagave të tatueshme për secilën periudhë tatimore;
1.3. pensionet e paguara nga apo për interes të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës apo nga një fond i autorizuar plotësues i pensioneve i rregulluar me legjislacionin mbi kontributet pensionale, i nënshtrohen mbajtjes së tatimit në burim nga paguesi i pensioneve, të tilla në shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;
1.4. secili punëdhënës që kërkohet të mbajë në burim sipas këtij neni, dorëzon pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogari të caktuar nga ATK, në një bankë, apo institucion financiar, të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (tash e tutje BQK) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministri.”
Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër dhe sqarimeve të ofruara në kërkesën tuaj, për kompensimin ndaj personave fizik të angazhuar, obligoheni ndaj tatimit të mbajtur në burim në paga, pra, për qëllime tatimore, personi fizik i angazhuar duhet të konsiderohet si i punësuar i kompanisë dhe të evidentohet në listë pagesë (listë te pagave) mujore WM. Për personat e angazhuar të cilën nuk kanë shtetësi të Kosovës, nuk lejohet të paguhen kontributet pensionale. Për stafin e rregullt ku konsideroheni si punëdhënës primar, tatimi i mbajtur në burim llogaritet sipas shkalleve tatimore, kurse, për stafin i cili ka një punëdhënës primar paraprakisht tatimi i mbajtur në burim llogaritet me normën 10 % në kompensimin e tatueshëm.
Norma tatimore është e përcaktuar me nenin 6 të Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale.
Nëse keni vështirësi për deklarimin dhe pagesën e pagave përmes EDI, ju lutemi kontaktoni në adresën elektronike: edi@atk-ks.org.
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26234/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:
Ju nuk keni dhënë informatat e nevojshme në kërkesën tuaj (të dhënat e biznesit, Numrin Fiskal, etj), megjithatë do të ju ofrojmë një përgjigje të përgjithshme lidhur me qiranë.
Nenit 31, paragrafit 3, të Ligjit me Nr.06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, ka përcaktuar mbajtja e tatimit në burim nga ana e qiramarrësit citojmë:
“3. Çdo tatimpagues që paguan qira mban tatimin në burim nëntë përqind (9%) në kohën e pagesës apo të kreditimit dhe të transferojë tatimin e mbajtur në një llogari të caktuar nga ATK-ja në bankë ose institucion financiar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet në bankë apo institucion financiar deri në ditën e 15-të të muajit që pason muajin në të cilin pagesa është bërë apo është kredituar.”
Neni 15 paragrafi 2 i Ligjit nr.06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, ka përcaktuar Pagesat për personat e lidhur, citojmë:
“2. Interesi, qiraja dhe shpenzimet tjera që i paguhen personave të lidhur lejohen si shpenzime në shumën e barabartë me vlerën e hapur të tregut.”
Bazuar në dispozitat e lartë cituara, si dhe në kërkesën tuaj, përderisa sh.p.k si person juridik e regjistruar në Kosovë e cila ka një adresë-seli, atëherë qiramarrësi obligohet të mbajë tatimin në burim në qira me shkallën nëntë për qind (9%) të tatimit në të ardhurat bruto, në kohën e pagesës apo kreditimit, dhe ta deklaroj me formularin WR.
Për më shumë informata, ju lutemi referojuni zyrës së Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve, në regjionin tuaj përkatës.
Me respekt,
ATK26235/2021