Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën, ju lutem informohuni si në vijim:
Raportimi i Deklaratës Vjetore-CD, duhet të bëhet komfor nenit 37 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, sipas të cilën kërkohet që deklarata të përgatitet në bazë të standardeve të kontabilitetit, rritur apo zvogëluar në përputhje me dispozitat e përcaktuara të këtij ligji.
Sipas shembullit të përshkruar në kërkesën e juaj, me rastin e përgatitjes së Deklaratës vjetore CD, ju në Rubrikën [10] duhet të paraqitni vlerën prej 100,000€ të ardhurat neto. Në rubrikën [11] i paraqitni të ardhurat me burim të huaj në vlerë 15,000€.
Ndërsa në rubrikën [37]- Kreditimi tatimor nga shtetet e huaja, ju duhet të paraqitni vlerën prej 1,500€ që korrespondon me normën tatimore prej 10% të aplikuar sipas legjislacionit tatimor në fuqi në Kosovë.
Bazuar në paragrafin 1, 2 dh 3 neni 29 i këtij ligji çdo marrëveshje ndërkombëtare për eliminimin e tatimeve të dyfishta duhet zbatohet dhe ka efekt juridik parësorë, pra pavarësisht dispozitave të ligjeve vendore duhet të zbatohen dispozitat e marrëveshjes në këtë rast Kosovë-Shqipëri, citojmë:
Tatimi i paguar në Shqipëri është i pranuar si kredit në normën 10% të tatimit të aplikuar në Kosovë.
Me respekt,
ATK26236/2021
I nderuar tatimpagues ,
Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo ju kërkesën tuaj e keni adresuar gabim. Ju lutemi kërkesën duhet adresuar në Departamentin e Rimbursimeve në Administratë Tatimore, apo të thirrni në numrin 038/ 200 250 98.
Me respekt,
ATK26240/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Neni 9, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, të ardhurat nga paga ka përcaktuar :
“ 1. Në të ardhurat bruto nga pagat përfshihen:
1.1. rrogat e paguara në emër të një punëdhënësi për punën të cilën e kryen punonjësi sipas udhëheqjes së drejtorit ose punëdhënësit;
1.2. bonuset, provizionet, mëditjet dhe format e tjera të kompensimit që një punëdhënës apo ndonjë person tjetër, në emër të punëdhënësit ua paguan punonjësve mbi dhe përtej rrogës;
1.3. të ardhurat e fituara nga puna e përkohshme të cilën e kryen punonjësi;
1.4. të ardhurat nga punësimi i mundshëm, siç është nënshkrimi i një bonusi të rrogës;
1.5. premitë e sigurimit të jetës që një punëdhënës paguan për punonjësin;
1.6. falja e huas së punonjësit ose e obligimit të punëdhënësit;
1.7. pagesa e shpenzimeve personale të punonjësit nga punëdhënësi; dhe
1.8. pos nëse përcaktohet ndryshe me këtë ligj, përfitimet në gjësende që një punëdhënës ia jep punonjësit që kalon shumën minimale të përcaktuar me një akt nënligjor të lëshuar nga Ministri.”
Gjithashtu, sipas nenit 11, paragrafi 7 i Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2016 për zbatimin e Ligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale, paga e cila i paguhet një praktikanti, nuk konsiderohet si e ardhur e përjashtuar, citojme:
“7.Paga e cila i paguhet punëtorit fillestar apo praktikantit, nuk konsiderohet e ardhur e përjashtuar.”
Neni 38 i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, respektivisht, neni 31 i Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, përcakton obligimin e punëdhënësit ndaj tatimit të mbajtur në burim në paga dhe kontribute pensionale.
Bazuar sipas dispozitave si me lartë punëdhënësi për praktikantet e angazhuar obligohet ndaj tatimit të mbajtur në burim në paga dhe kontribute pensionale.
Për më shumë informata, ju lutemi referojuni Zyrës së Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.
Me respekt,
ATK24241/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, në vijim e gjeni një përgjigje të përgjithshme.
Neni 38, paragrafi 2, nën paragrafi 2.1, nën paragrafët 2.1.1, 2.1.2 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, përcaktojnë pagesën e tatimeve, citojmë:
„2. Shuma e secilës pagesë tremujore paradhënie është si në vijim:
2.1. tatimpaguesi me të ardhura bruto vjetore deri më tridhjetë mijë euro (30,000.00€), i cili nuk kërkohet ose nuk ka zgjedhur për të dorëzuar deklaratën vjetore sipas nenit 37 të këtij ligji duhet të bëjë pagesat si në vijim për tremujor:
2.1.1. tre përqind (3%) të të ardhurave bruto të pranuara nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme komerciale të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) Euro për tremujor;
2.1.2 nëntë përqind (9%) të të ardhurave bruto të pranuara, nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) Euro për tremujor“
Varësisht nga Kodi i regjistrimit tuaj (i cili përfshinë statusin e veprimtarisë tuaj), obligoheni të kryeni edhe obligimet tatimore. Nëse, ju jeni i regjistruar si veprimtari tregtare, atëherë obligoheni që të deklaroni dhe paguani me shkallën 3%, ndërsa, nëse ju jeni të regjistruar si veprimtari shërbyese, atëherë obligoheni që të deklaroni dhe paguani me shkallën 9%.
Mirëpo, në rast se Kodi juaj i regjistrimit ka të dy veprimtaritë e regjistruara, pra të tregtisë dhe shërbimeve, atëherë obligoheni të deklaroni dhe paguani për të dy veprimtaritë.
Deklarimi dhe pagesa e tatimeve për të ardhurat e gjeneruara nga aktivitetet afariste bëhet në baza tre mujore, me formularin QS (Pasqyra tremujore e pagesës së tatimit për korporatat e vogla), prej 1 deri 15 të çdo tremujori.
Për më tepër informata, ju mund të drejtoheni ne Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve në Regjionin të cilit i përkisni, apo te vizitoni ueb faqen e ATK-se www.atk-ks.org ku mund ti gjeni: Ligjet, Udhëzimet, Materialet Informuese etj.
Me respekt,
ATK26243/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën e parashtruar nga ana e juaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Me paragrafin 1 të nenit 6 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, është përcaktuar kalimi i pragut për qëllime të TVSh-së, citojmë:
Pra, çdo person i cili merret me aktivitete ekonomike sipas paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji dhe kalon pragun e përcaktuar si më lart, obligohet të regjistrohet edhe për TVSH. Sa i përket asaj se ju keni depo doganore, legjislacioni për TVSH nuk ka ndonjë dispozitë e cila ju obligon për t’u regjistruar në TVSH. Pra legjislacioni për TVSH ka si kërkesë obligative vetëm tejkalimin e qarkullimit të përcaktuar me dispozitën si më lartë.
Regjimet e veçanta doganore aprovohen dhe menaxhohen prej Autoritetit Doganor, dhe nëse procedurat doganore kanë ndonjë kërkesë për certifikatë të TVSH-së, atëherë edhe ju duhet të plotësoni kriteret e përcaktuara nga ana e Doganës.
Me respekt,
ATK26244/2021