Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 181 - 185 of 19143233343536373839404142

A obligohen bizneset qe mirren me ndertimtari ne cilesine e bashkeinvestitorin e tokes ,qe te paguajne TVSH me rastin e faturimit te njesive afariste per pronarin e tokes sipas kontrates per bashkeinvestim (investim me %).

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj edhe pse pyetja është e përgjithshme, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Në paragrafin 1 dhe 2 të nenit 47 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, transaksionet e këmbimit konsiderohen si furnizime me para në dorë, citojmë:

 

“1. Transaksionet e këmbimit do të konsiderohen si shitje e mallrave ose rezultat i punës apo shërbimit të bëra me vlerë tregu.
2. Faturat tatimore duhet të lëshohen për transaksionet e këmbimit në mënyrë të njëjtë sikur të jenë lëshuar për transaksione me para në dorë. Nëse vlera e transaksionit me këmbim e paraqitur në faturën tatimore është vlerë e zvogëluar, Drejtori i Përgjithshëm mund të rregullojë vlerën e transaksionit për të reflektuar vlerat e tregut. Nën-deklarimi i të ardhurave dhe arkëtimet e shmangura”
.

 

Kur kemi të bëjmë me transaksione të këmbimit (barter) si pjesë e kontratës ndërtimore afatgjate, ky transaksion njihet e ardhur ose shpenzim në vlerën e tregut në momentin e ndodhjes së transaksionit të këmbimit, në pajtueshmëri me dispozitat si më lartë. Siç është përmendur në kërkesën tuaj, nëse pronarin e tokës e faturoni për lokale afariste, faturimi duhet të jetë me TVSH. Nëse pjesë e faturimit është edhe ndonjë hapësirë e banimit, atëherë për pjesën e banimit duhet të faturoni pa  TVSH.

Faturimi duhet të bëhet në periudhën e ndodhjes së transaksionit. Faturimi duhet të jetë me çmimin e tregut sikurse te shitjet e lokaleve/banesave qe bëhen me kundër vlerë paranë.

 

Me respekt,

ATK26245/2021

Pershendetje, Doja te parashtroja nje pyetje. Njereve prej punonjesve tane ja kemi mundesuar te marr 6 muaj pushim pa pagese prej dates 1 Qershor 2021 deri me date 30 Nentor 2021. I njejti punonjes me date 20 Qershor mbush moshen e pensionimit. Doja te dija, gjate kesaj periudhe : - Prej 01-20Qershor 2021 cilat obligime lindin prej nesh si punedhenes -Prej 21 Qershor 2021- 30Nentor cilat obligime lindin prej nesh si punedhenes, pasi qe sipas nenit 40 te Ligjit te Punes ne kosove, pika 2, thote qe gjate kesaj kohe pa kompensim te pages, te punesuarit i pushojne te drejtat dhe detyrat nga marredhenia e punes, pervec te drejtave te cilat burojne nga pagesa e detyrueshme e kontributeve nga ana e te punesuarit dhe per ne kjo pjesa e dyte nuk eshte shume e qarte. Shpresojme ne nje pergjigje te shpejte nga ana juaj. Gjithe te mirat. Me respekt , BLERTA XHAFA

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas nenit 38, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, është përcaktuar obligimi i tatimit të mbajtur në burim dhe kontribute pensionale, citojmë:

 

1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë edhe pagesat për shërbimet profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur etj, gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar.

 

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër dhe sqarimeve të dhëna në kërkesën tuaj, obligimi për tatim të mbajtur në burim dhe kontribute pensionale lind në momentin kur paga bëhet e pagueshme. Për pagën e paguar për periudhën 1-20 qershor lind obligimi i tatimit të mbajtur në burim dhe kontribute pensionale mbi pagën e pagueshme. Meqenëse për periudhën e pushimit pa pagesë, i punësuari nuk kompensohet nga kompania, për qëllime tatimore, rrjedhimisht nuk lindin obligimet e tatimit të mbajtur në burim dhe kontribute pensionale.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve në Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26246/2021

Pershendetje Ju lutem kam nevoj të di se si ta deklarojm qirajen dhe pagat per mujin prill, eshte fjala per sistemin elektronik EDI. aduhet ta deklarojm vetem 50% te pagave dhe te qiras qe i paguan vetem firma , apo duhet ta deklarojm se bashku me 50% qe na subvensionon shteti.

I nderuar  tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:

 

Sipas vendimit të Qeverisë Nr. 08/08 datë 21.04.2021 janë paraparë  subvencionimi i pagës së punëtorëve  dhe qirave deri në nivelin 50% të pagës  neto të të punësuarit, e llogaritur mbi pagën bruto dhe duke qenë  të liruar nga tatimi sipas legjislacionit në fuqi , deri  në maksimum 500€ dhe bëhet në llogarinë e të punësuarit.

Subvencionimi i qirasë sipas këtij vendimi bëhet  në nivelin deri në 50%   të qirasë neto , deri në maksimum 2,500€ për njësi /filiale, për bizneset qiramarrëse duke qenë të liruara nga tatimi  sipas legjislacionit në fuqi.

Pjesa tjetër  prej 50% të pagës dhe qirasë  ju mbetet  juve ta  deklaroni dhe të paguani obligimet tatimore përmes Sistemit Elektronik EDI.

 

Me respekt,

ATK26247/2021

Biznesi eshte i hapur Biznes Individual (B.I.) biznes pa Tvsh dhe si biznes operon si market (Kiosk) biznesi ben shitjen e produkteve dhe shitjen e mbushjeve te telefonit, biznesi ka nje marreveshje me distrubutoret qe 5% e shitjeve ti merr biznesi. Andaj dua te di qe ne tremujoret a duhet deklaruar vetem fitimin me 9% apo e gjith shumen e shitjes se mbushjes duke pershir bazen dhe fitimin .

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Nëse biznesi tatohet në qarkullimin bruto, atëherë për qëllime tatimore, pjesa e shitjeve të mbushjeve të telefonit, deklarohet vetëm  provizioni i shërbimit, siç është në marrëveshje me furnitorin dhe obligimi tatimor llogaritet me normën tatimore 9%, të qarkullimit/provizionit të akumuluar për tre muaj. Në të kundërtën, nëse biznesi tatohet në të ardhurat reale, atëherë konsiderohet se i furnizon vet ato shërbime, pra, mbushjet e telefonit i trajton si blerje me çmimin e blerjes dhe të njëjtat i konsideron shitje me çmim të shitjes, dhe për diferencën paguani obligimet tatimore.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve në Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26251/2021

Përshëndetje të nderuar! Subjekti jone ka ne evidence nje pasuri te paluajtshe- lokal afarist te cilin e kemi bere nje kontrate per dhenje me qira me OJQ-në AGAPE me Nr.Fiskal 600166939 dhe Nr.regjistrimit si OJQ 5300064-9. Si OJQ financohet kryesisht nga shteti Amerikan , per veprimtarin qe e ushtron ( trajnime,kurse te edukimit dhe arsimit ne pergjithesi pa pagese/falas) Pyetja e jone eshte: Faturimi i qirase ne baze te kontrates a duhet te jete me TVSH apo eshte e liruar pasi qe donacionet ne tersi jane nga shteti Amerikan.

Please fill in an answer

Displaying 181 - 185 of 19143233343536373839404142