Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 186 - 190 of 19143334353637383940414243

Pershendetje, Faturat e shpenzimeve te ardhura me vonese psh te vitit 2020, a mund te vjelet tvsh-ja e tyre dhe te futen ne vitin 2021 si shpenzim, apo duhet obligativisht te futen ne periudhen qe i takojne dhe te behet korrigjimi i deklaratave te TVSH-se?

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Me paragrafin 2 të  nenit 38 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, janë bërë kufizime në TVSH të zbritshme, nëse TVSH-ja nuk merret brenda periudhës së përcaktuar, citojmë:

 

  1. Nëse personi i tatueshëm nuk e zbret TVSH-në e tij të zbritshme në këtë periudhë tatimore, ai mund ta zbres këtë shumë të TVSH-së së zbritshme në çdo kohë pas kësaj periudhe tatimore, mirëpo, jo më vonë se në periudhën e fundit tatimore të vitit kalendarik që vijon pas vitit në të cilin ai e ka pasur të drejtën që të zbres TVSH-në e zbritshme. 

 

Bazuar në  dispozitën e sipër shënuar si dhe sqarimeve që janë dhënë në kërkesën tuaj, për blerjet që janë bërë në vitin 2020 dhe e  keni pranuar faturat tani, nuk jeni të obliguar të bëni korrigjime, por i regjistroni tani ato fatura me drejtën e zbritjes së TVSH-së. Për blerjet e viti 2020 mund te merret TVSH-ja e zbritshme deri në fund të vitit 2021, pra me Deklaratën e dhjetorit. Nëse TVSH-ja e zbritshme nuk merret brenda kësaj periudhe, atëherë ju e humbni të drejtën e njohjes së TVSH-së zbritshme, por  do të keni të drejtë ta  merrni si shpenzim për çështje të tatimit në të ardhura.

 

Me respekt,

ATK26253/2021

Kërkesë për sqarime ligjore Drejtuar : Agjensionit Tatimor të Kosovës Duke ju uruar punë të mbarë, e nisim këtë letër për ta theksuar kërkesën tonë për sqarime financiare e ligjore për të cilat ne si kompani e së ardhmes duhet ti qartësojmë që në fillim. Të shkojmë thjeshtë. Ne kemi synim ta hapim një kafeteri e cila do t`i japë në vazhdimësi dhurata klientëve të saj. Dhurata jonë më e madhe(më e kushtueshmja) do të jetë vetura e re me 00 km. Çfarë kafeterie mendojmë të hapim? Një kafeteri moderne e cila do të ketë kafe, ushqime të llojllosjme, veshje me logon e kompanisë, gota me logon e kompanisë etj. Kafeteria do ta ketë sistemin “vetshërbim”. Si do ta dhurojmë veturën? Ju si klient me të ardhë në kafeterinë tonë do të pajiseni me një kartelë që kushton 1 euro. Kjo kartelë do t`i regjistrojë shpenzimet e juaja brenda kompanisë sonë. Pra shpenzimet e juaja nëpërmjet kartelës do të jenë të matshme edhe nga ana jonë edhe nga juaj në secilin transaksion që e bëni tek kompania jonë. Tani, ju nëse do të shpënzoni 30 euro brenda 60 ditëve për produktet tona, do të keni mundësi të hyni në as më pak dhe as më shumë brenda 2000(dy mijë) personave që do të garojnë për veturë. Ju lutemi na lejoni që ta bëjmë këtë të qartë nëpërmjet një dialogu me pyetje përgjegje ndërmjet nesh dhe klientit tanë. Klienti - Pra unë do të kem mundësi të fitojë një veturë nga kompania juaj vetëm nëse shpenzoj 30 euro për produktet e juaja? Dhe pas shpenzimeve të mia për produktet e juaja unë do të mund të jem brenda listës së 2000 personave për të fituar veturë? Staffi ynë - Po. Klienti - Pra, unë pi kafe te ju, ushqehem, dhe nëse e arrij 30 euroshin për 60 ditë pas pirjes së kafeve e ngrënies së produkeve të juaja ushqimore unë mund të jem brenda listës së 2000 personave për të fituar veturë? Po. Klienti - Kush e përcakton numrin e listës? Stafi themelues i kompanisë. Klienti- Brenda 2000(dy mijë) personave sa prej tyre do ta fitojnë veturën? Vetëm njëri prej tyre. Klienti - Si do të përzgjedhet fituesi? Staffi ynë - Fituesi mbas mbarimit të kohës së lojës do të përzgjedhet nga programi ynë softwerik në mënyrë automatike(randomly). Klienti - Çfarë nëse nuk përmbushet numri i klientëve? Staffi ynë – Loja do të shapallet e pavlefshme. Dhe për këtë që nga fillimi në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë do të inforohen klientët. Sistemi nuk pranon që vetura të dhurohet nëse numri i klientëve që i kanë plotësuar kushtet(kanë shpenzuar 30 euro për 60 ditë) nuk e mbrrin listën prej 2000(dy mijë) kartelave. Njëashtu sistemi nuk e pranon edhe kartelën e 2001 (dy mijë e një) në listën e atyre që mund ta fitojnë dhuratën. Pra loja vlen për as më pak dhe as më shumë se 2000(dy mijë) klientë dhe kjo bëhet e mundshme nga sistemi ynë softwerik. Ju faleminderit. Cilat janë pyetjet tona për ju (ATK)? 1. Per Dhuratat e dhena a mund te njohim TVSH-ne e zbritshme. (Tvsh-ja e p.sh vetures a njihet si tvsh e zbritshme) 2. Dhuratat e dhena a njihen shpenzim per llogaritje te tatimit ne fitim (TAP/TAK).(p.sh. vlera e vetures a njihet si shpenzim) 3. Sa I perket tatimit ne burim, ju lutem na tregon a duhet te mbahet tatimi ne burim nga fituesi I shperblimit? Me respekt, Stafi themelues i kompanisë së ardhshme “NO MORE NO LESS” Email : nomorenoless@gmail.com Tel: 049899707

I nderuari tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Bazuar në paragrafin 1 dhe 2 të  nenit 36 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, TVSH-ja e zbritshme do të njihet me kusht që ai të ketë shfrytëzuar apo do të shfrytëzojë ato mallra ose shërbime për qëllime të transaksioneve të tij të tatueshme, citojmë:

 

  1. E drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme duhet të lindë në kohën kur TVSH-ja bëhet e ngarkueshme. Personi i tatueshëm nuk mund të zbres TVSH-në e zbritshme  para periudhës tatimore në të cilën ai i ka pranuar faturat për mallrat apo shërbimet e furnizuara për të ose në të cilën ai ka pranuar deklaratën e doganës për mallrat e importuara. 

 

  1. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me këtë ligj, personi i tatueshëm mund të zbres nga obligimet e tij të TVSH-së, obligimin e TVSH-së apo TVSH-në e paguar në lidhje me blerjet e mallrave ose shërbimeve, këtu e tutje TVSH-ja e zbritshme, me kusht që ai të ketë shfrytëzuar apo do të shfrytëzojë ato mallra ose shërbime për qëllime të transaksioneve të tij të tatueshme: 

 

Deri sa malli (vetura apo shpërblime tjera) do të dhurohet pa ndonjë kundërvlerë dhe nuk shfrytëzohet për qëllime të transaksioneve të tatueshme nuk keni të drejtë të zbritjes së TVSH-së së zbritshme në momentin e blerjes së atij malli. Në të kundërtën,  nëse paraprakisht në blerje keni marrë TVSH të zbritshme duhet të bëhen rregullimet e TVSH-së së zbritshme, pra,  për mallin që e jepni si shpërblim duhet të bëni rregullimet e TVSH-së dhe të ktheni (TVSH të  zbritëshme ) TVSH-në në buxhet.

 

Neni 10  paragrafi 1 i Ligjit Nr. 05/L-105 për Tatimin në të Ardhura të Korporatave i parasheh shpenzimet e lejueshme, citojmë:

 

  1.  Në varësi të kufizimeve të këtij ligji, në përcaktimin e të ardhurave të tatueshme, tatimpaguesit i lejohet zbritje nga të ardhurat bruto të paguara ose të bëra vetëm gjatë periudhës tatimore në tërësi dhe ekskluzivisht përkitazi me veprimtarinë e tij ekonomike, përfshirë primet për sigurim shëndetësor, të paguara në interes të punëtorit dhe ato të varura që duhet të përfshihen në policën e të punësuarit.

 

Po ashtu edhe  në  nenin 23 të Udhëzimin Administrativ Nr.15/2010 për zbatim të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat janë paraparë  Shpenzimet dhe Kreditimet e Lejuara, citojmë:

 

  1. Sikurse është paraparë në legjislacionin tatimor përkatës, tatimpaguesit i lejohet të zbresë nga të ardhurat bruto ato shpenzime të paguara apo të ndodhura gjatë periudhës tatimore që lidhen me veprimtarinë ekonomike në atë periudhë nëse këto shpenzime në tërësi apo pjesërisht janë në lidhje me veprimtarinë ekonomike të kryer gjatë periudhës tatimore. Ngjashëm, një tatimpaguesi i lejohet një kreditim në një deklaratë tatimore në përputhje me legjislacionin e TVSH-së në fuqi.

 

Bazuar në dispozitën ligjore të sipër shënuar, për tu pranuar  shpenzimet/kreditimet e tilla,  si në rastin tuaj, duhet të jenë të  dokumentuara ashtu siç është paraparë me nenin 23 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010..

Parimisht edhe blerjet të cilat bëhen me qellim të dhënies si shpërblime, do të njihen si shpenzime për qëllime të TAK-ut apo TAP-it, vetëm se duhet të dokumentohen shpenzimet sipas dispozitave si më lartë.

 

Bazuar në paragrafin 7 neni 31 të Ligjit Nr.06/L-105 i Tatimit në të Ardhura të Korporatave, duhet të mbahet tatimi në burim  me rastin e ndarjes së shpërblimit, citojmë:

 

  1. Çdo tatimpagues i cili i paguan personit rezident dhe jo rezident, për fitoren në lotari apo lojëra të fatit, është i obliguar të mbajë tatimin në burim prej dhjetë (10) për qind, në kohën e pagesës apo kreditimit.

 

Me respekt,

ATK26255/2021

Pyetja e parë: një fermer I cili është I regjistruar me NIF, dhe bënë mbledhjen në natyrë të këtyre frutave si Boronica e eger, Dredheza e eger, Manafera, lule të ndryshme të mbledhura në natyre dhe shërbejne si lënd e parë mjeksore, të cilat nuk I kultivon vet, a hyne në listën e produkteve për të cilat zbatohet skema e normës së shesht. (a ka të drejt ky fermer në thyerjen e tvsh-se sipas nenit 60 të ligjit 05/L-037 për shpenzimet e bëra gjatë mbledhjes së tyre)? Pyetja e dytë: A konsiderohen këto produkte duke përfshirë në këtë listë edhe Mjedrat dhe produktet tjera bujqësore të kultivuara nga fermeri lënd e parë për lirim nga tvsh-ja në bazë të vendimit shpjegues public 01/2020 për zbatimin e nenit 6,7 dhe 9 të ligjit nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike-COVID 19?

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Në paragrafin 1 të nenit 76 të Udhëzimit Administrativë Nr.03/2015 për TVSh , është përcaktuar  aplikimi i normës së sheshtë  nga personi i tatueshme  për  produktet e furnizuara nga bujqit, citojmë:

 

“1. Bazuar në nenin 60, paragrafin 1 të Ligjit, aplikimi i normës së sheshtë nga personi I tatueshëm për produktet bujqësore të furnizuara nga bujqit, do të bëhet sipas kësaj skeme:”

 

Po ashtu neni 3 paragrafët 3.1dhe 3.2 të  këtij Udhëzimi  Administrative ka përcaktuar  objektin e skemës, citojmë:

 

“3.1. Skema e normës së sheshtë zbatohet për prodhuesit bujqësor për të cilët përfshirja në regjimin normal të TVSH-së krijon vështirësi. Këta prodhues, në kuadër të veprimtarisë së tyre prodhuese, të përcaktuar sipas nenit 8 të këtij neni, furnizojnë me produkte bujqësore një person të tatueshëm, i cili nuk përfiton nga  skema e normës së sheshtë në Kosovë.

3.2. Çdo prodhues bujqësor, i cili aplikon regjimin e normës së sheshtë mund të zgjedhë të aplikojë regjimin normal të TVSH-së, me normë 8%.”

 

  1. Kushtet për të përfituar nga skema e normës së sheshtë për prodhuesit bujqësor

 

4.1. Prodhuesit bujqësor përfitojnë të drejtën e aplikimit te normës se sheshtë kur

4.1.1 Qarkullimi vjetor i tyre nuk tejkalon pragun e regjistrimit për TVSH-në, sipas Ligjit.

4.1.2 Furnizojnë me mallra me prejardhje bujqësore, e kryer në njërën nga aktivitetet e përcaktuara sipas nënparagrafit 2.1.3 të këtij neni.

4.1.3 Me mallra furnizohen personat e tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e normës së sheshtë të TVSH-së në Kosovë.

4.1.4 Janë pajisur me certifikatë të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bazë të së cilës vërtetohet aktiviteti i tij prodhues bujqësor.

 

Produktet bujqësore te përfshira në skemë, janë si me poshtë:

 

“8.1. Bujqit, të cilët në kuadër të veprimtarisë së tyre, prodhojnë produkte bujqësore, furnizojnë një person të tatueshëm sipas nenit 60, paragrafi 2 dhe nën-paragrafit 2.1. të Ligjit, përfitojnë të

drejtën e përllogaritjes së normës së sheshtë kundrejt furnizimeve të kryera, sipas skemës së kompensimit të akorduar.

8.2. Lista e produkteve për të cilat zbatohet skema e normës së sheshtë është si më poshtë:

8.2.1 Produktet bujqësore:

8.2.1.1 Produkte primare bujqësore të përgjithshme;

8.2.1.2 Bimët zbukuruese, aromatike, mjekuese, të natyrës dhe të serave;

8.2.1.3 Prodhimi i kërpudhave dhe frutave të malit;

8.2.1.4 Prodhimi i fidanëve (kultivimi i pemëve dhe perimeve të reja për shitje) dhe farërave.”

 

Sipas dispozitave të cekura me lartë, kompania në fjale për blerjet  nga bujqit përshkruar në kërkesën tuaj mund te aplikoni  skemën e normës së sheshtë me normën 8%.

Po ashtu ju si personi i tatueshme duhet të lëshoni  faturë tatimore për prodhuesit bujqësore  sipas paragrafit 7 neni 76 i këtij udhëzimi, për të pasur të drejtë në TVSH te zbritëshme e cila fature duhet të nënshkruhet nga të dyja palët, citojmë:

 

“7.1. personi i tatueshëm (blerësi) i cili lëshon faturë për prodhuesin bujqësor (shitësin), në faturë duhet së paku të shënojë të dhënat, si në vijim:

7.1.1 datën e lëshimit;

7.1.2 numrin rendor të faturës;

7.1.3. numrin identifikues të personit të tatueshëm

7.1.4 numrin e regjistrimit të TVSH-së

7.1.5. emrin dhe adresën e plotë të personit të tatueshëm;

7.1.6 emrin e plotë, adresën, numrin e certifikatës së lëshuar nga MBPZHR dhe numrin identifikues tatimor të “prodhuesit bujqësor“;

7.1.7. përshkrimin, sasinë dhe njësinë matëse të mallrave;

7.1.8. vlerën e mallrave të blera pa TVSH;

7.1.9. shumën e TVSH-së së përllogaritur dhe,

7.1.10. shumën totale për pagesë duke përfshirë TVSH-në;

7.2. Afati kohor për lëshimin e kësaj fature është i njëjtë sikurse afati i përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 44 të Ligjit.

7.3. Fatura duhet të jetë e nënshkruar nga të dyja palët, shitësi dhe blerësi.

 

 

P.sh. nëse nga një fermer i cili është i pajisur me dokument nga MBPZHR, blen produkte bujqësore në vlerë  bruto prej 1000€ norma e sheshtë duhet të aplikohet si në vijim:

 

Tatimin në Burim duhet në ndalet ne shkallë pre 3% ose 1% varësisht prej statusit te biznesit. Si ne rastin tuaj si biznes juridik duhet ta ndalni tatimin ne burim me 1% në pagesën bruto 1000 €. Pra, 1000€ x 1% = 10 € Tatim i Mbajtur në Burim.

Norma e sheshtë kalkulohet brenda shumës bruto  prej 1000 €  duke aplikuar koeficientin: 1000/13.05=74.07€-TVSh e zbritshëm për biznesin.

Sa i paket pyetjes së dytë, nëse jeni biznes prodhues, si p.sh. i  pijeve apo prodhimeve të  tjera, mjedrat apo produktet tjera te cilat janë lëndë e parë, me rastin e blerjes së tyre prej bizneseve të cilat janë të regjistruara në TVSH, faturimi për ju mund te behet pa TVSH. Për t’u bere faturimi për ju pa TVSH, ju paraprakisht duhet te aplikoni për lirim prej TVSH-së për blerje vendore të lendes se pare, sipas procedurës  të përshkruar ne Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2020.

Për produktet që lirohen me vendim, bizneset  te të cilat  bëni blerje të lëndës së parë nuk do të ju ngarkojnë TVSH-në.

Me respekt,

ATK26256/2021

pershendetje| kemi apliku per sub te 50% te pagave te punetoreve per firmen tone , mirepo akoma nuk kan dal mjetet deshta nje informat lidhje me kete a mos ka ndonje gabim teknik apo jane ne procedure , me respekt Frasher Shala

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj ju lutemi informohuni si në vijim:

 

Komisioni Ndërministror është duke i shqyrtuar kërkesat  për subvencionim të pagave sipas Vendimit te Qeverise nr. 08/08, datë 21.04.2021, kështu qe nëse për te gjithë punëtoret tuaj qe keni aplikuar, nëse nuk aprovohet kërkesa e juaj tërësisht apo pjesërisht do te pranoni Vendimin Refuzues me arsyen e refuzimit. Ne te kundërtën, të punësuarit do të pranojnë mjetet në llogarinë e tyre sipas aplikimit të bërë nga ana  e juaj si punëdhënës.

 

Me respekt,

ATK26257/2021

Ju lutem per antaret e Bordit te cilet nuk jane ne mardhanje pune tjeter por vetem si antare bordit, si duhet te behet deklarimi i pages: Sekondare apo Primare!

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për  kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas nenit 31, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar tatimi i mbajtur në burim për pagat e paguara, citojmë:

 

1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë pagesat për personat fizik jo afarist, për shërbimet profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur, gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar:

1.1. punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur sipas listë pagesave, në përputhje me shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;

1.2. punëdhënësi i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë përqind (10%) të pagave të tatueshme për secilën periudhë tatimore;

1.3. pensionet e paguara nga apo për interes të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës apo nga një fond i autorizuar plotësues i pensioneve i rregulluar me legjislacionin mbi kontributet pensionale, i nënshtrohen mbajtjes së tatimit në burim nga paguesi i pensioneve, të tilla në shkallët e parapara në legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale;

1.4. secili punëdhënës që kërkohet të mbajë në burim sipas këtij neni, dorëzon pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogari të caktuar nga ATK, në një bankë, apo institucion financiar, të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (tash e tutje BQK) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministri.”

 

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër dhe sqarimeve të ofruara në kërkesën tuaj, për kompensimin ndaj personave fizik të angazhuar si anëtar në bordin,  ju si pagues i pagave  obligoheni ndaj tatimit të mbajtur në burim në paga dhe kontribute pensionale. Pra, për qëllime tatimore, anëtaret e bordit  të cilët nuk janë në marrëdhënie pune tjetër por vetëm si anëtarë të  bordit, duhet të konsiderohen si të punësuar   primar dhe evidentohet në listë pagesë (listë të pagave) mujore WM.

Në rastin kur deklaroni të punësuarit e juaj, qoftë edhe me kontratë për shërbime të veçanta, në listë pagesë të pagave ju i përfshini të gjithë të punësuarit, primar dhe sekondar. Për stafin e rregullt ku konsideroheni si punëdhënës primar, tatimi i mbajtur në burim llogaritet sipas shkalleve tatimore, kurse për stafin i cili ka një punëdhënës primar paraprakisht  për angazhimin e tij, tatimi i mbajtur në burim llogaritet me  normën 10 % në kompensimin e tatueshëm.

 

Norma tatimore është e përcaktuar me nenin 6 të Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale.

 

Nëse keni vështirësi për deklarimin dhe pagesën e pagave përmes EDI, ju lutemi kontaktoni  në adresën elektronike: edi@atk-ks.org.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26258/2021

Displaying 186 - 190 of 19143334353637383940414243