Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:
Pasqyrat financiare të cilat duhet të deklarohen nga Shoqëritë tregtare janë të përcaktuara me Ligjin për Kontabilitet, Auditim dhe Raportim Financiar Nr. 06/L-032.
Me respekt,
ATK26276/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Sipas nenit 8, paragrafi 1.7 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, janë përcaktuar të ardhurat e liruara, citojmë:
“1. Të ardhurat si në vijim lirohen nga tatimi në të ardhurat e korporatave:
1.7. të ardhurat e përfituara nga grantet, subvencionet dhe donacionet, në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit “
Gjithashtu, sipas nenit 9, paragrafi 1.2 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, janë përcaktuar shpenzimet e palejueshëm, citojmë:
“1. Gjatë përcaktimit të të ardhurave të tatueshme, nuk lejohet zbritje për:
1.12. shpenzimet e mbuluara nga grantet, subvencionet dhe donacionet, në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit të tyre;”
E ardhura e përfituar sipas nenit 8, paragrafit 1.7 të Ligjit, është e përjashtuar nëse është në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit.
Tatimpaguesi i cili tatohet në bazë të të ardhurave reale, të ardhurat sipas paragrafit 1 të këtij neni i trajton në përputhje me Standardet Kosovare të Kontabilitetit;
Tatimpaguesi i cili nuk tatohet në bazë të të ardhurave reale, të ardhurat e tilla i trajton të ardhura të përjashtuara dhe nuk i përfshinë në deklaratën tatimore të periudhës.
Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, pranimi i subvencionit konsiderohet e ardhur e liruar. Për qëllime të raportimit, tatimpaguesi i cili tatohet të në ardhurat reale, të ardhurat nga subvencioni në emër të pakove emergjente, i njeh të ardhur dhe njëkohësisht edhe shpenzime të zbritshme, pra trajtohen sipas Standardeve të Kontabilitetit dhe rrjedhimisht përfshihen në Qarkullimin Bruto të biznesit, kurse, tatimpaguesi i cili nuk tatohet në të ardhurat reale, pranimi i subvencionit konsiderohet e ardhur e liruar.
Në rast se këto mjete shfrytëzohen për mbulimin e pagave të punëtorëve, atëherë me rastin e pagesës i përfshini në pagën bazë dhe i tatimoni.
Me respekt,
ATK26277/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Në nenin 38, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar mënyra e pagesës së tatimit për korporatat e mëdha, citojmë:
“3. Tatimpaguesi i cili ka tejkaluar qarkullimin bruto mbi tridhjetë mijë euro (30,000.00€) është i obliguar që të raportojë të ardhurat dhe të bëjë pagesat në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 35 të këtij ligji dhe nën-paragrafin 2.2 të këtij neni, për periudhën tatimore në të cilën bruto qarkullimi tejkalon tridhjetë mijë (30,000.00) Euro dhe se paku për tri (3) periudha tatimore vijuese”
Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, nëse biznesi tatohet në të ardhura reale, atëherë obligohet që të dorëzoj dhe paguaj këste paradhënie me deklaratën tatimore QL, duke u bazuar në parashikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.
Për bizneset të cilat tatohen në baza reale apo ato që kanë zgjedhur vullnetarisht të tatohen në baza reale, lejohen si zbritje nga të ardhurat sipas nenit 10 paragrafi 1 i Ligjit me Nr.06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, citojmë:
“1. Në varësi të kufizimeve të këtij ligji, në përcaktimin e të ardhurave të tatueshme, tatimpaguesit i lejohet zbritje nga të ardhurat bruto të paguara ose të bëra vetëm gjatë periudhës tatimore në tërësi dhe ekskluzivisht përkitazi me veprimtarinë e tij ekonomike, përfshirë primet për sigurim shëndetësor, të paguara në interes të punëtorit dhe ato të varura që duhet të përfshihen në polisën e të punësuarit”
Nëse jeni biznes që tatoheni në të ardhurat reale, pagesat gjyqësore dhe pagesat tjera për klientin do të njihen shpenzime për biznesin tuaj. Njohja e shpenzimeve për qëllime të tatimit duhet të dokumentohet ashtu siç është përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 23 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010. Në periudhën kur ju i pranoni pagesat do të njihen e hyrë për ju.
Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.
Me respekt,
ATK26278/2021
I/e nderuar,
Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org. apo thirrni ne numrin e telefonit: 038/200 250 86
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
ATK26279/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi gjeni në vijim tabelën ku janë përfshirë të gjitha afatet e deklarimit dhe pagesës së tatimeve dhe kontributeve:
| Nr. | Emërtimi i Formularit | Shkurtesa | Afati i deklarimit | Mënyra e deklarimit |
| 1 | Pasqyra tremujore mbi qiranë dhe pasurinë e patrupëzuar | IR | Prej 1 deri 15 të çdo tremujori | Elektronike (EDI) & Manuale |
| 2 | Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për bizneset e mëdha individuale | IL | Prej 1 deri 15 të çdo tremujori | Elektronike (EDI) & Manuale |
| 3 | Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e vogla individuale | IS | Prej 1 deri 15 të çdo tremujori | Elektronike (EDI) & Manuale |
| 4 | Pasqyra mujore e tatimit në burim në paga dhe kontribute pensionale | WM/CM | Prej 1 deri 15 të çdo muaji | Elektronike (EDI) |
| 5 | Pasqyra mujore e mbajtjes në burim dhe pagesës së tatimit në interes, të drejtat pronësore, qira, fitore në lotari dhe lojëra të fatit dhe personin jo-rezident | WR | Prej 1 deri 15 të çdo muaji | Elektronike (EDI) & Manuale |
| 6 | Pasqyra tremujore e pagesës së tatimit për korporatat e vogla | QS | Prej 1 deri 15 të çdo tremujori | Elektronike (EDI) & Manuale |
| 7 | Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e mëdha | QL | Prej 1 deri 15 të çdo tremujori | Elektronike (EDI) & Manuale |
| 8 | Formular i Deklarimit vjetor dhe pagesën për tatimin në të Ardhurat e Korporatave | CD | Prej 1 janar deri 31 mars | Elektronike (EDI) & Manuale |
| 9 | Formulari i deklarimit dhe pagesës së TVSH | TV | Prej 1 deri 20 të çdo muaji | Elektronike (EDI) |
| 10 | Formular i Deklarimit vjetor dhe pagesën për tatimin mbi të Ardhurat Personale | PD | Prej 1 janar deri 31 mars | Elektronike (EDI) & Manuale |
| 11 | Kërkesa për Rimbursim /Kthim | KRR | Prej 1 deri 20 të çdo muaji apo tremujori | Elektronike (EDI) |
| 12 | Deklarata e Tatimit në të Ardhurat nga Ortakëria | DO | Prej 1 janar deri 31 mars | Elektronike (EDI) & Manuale |
| 13 | Deklarimi i Librit të Blerjes | LB | Prej 1 deri 20 të çdo muaji | Elektronike (EDI) |
| 14 | Deklarimi i Librit të Shitjes | LSH | Prej 1 deri 20 të çdo muaji | Elektronike (EDI) |
| 15 | Deklarimi i Raportit të blerjeve mbi 500€ | RB | Prej 1 janar deri 31 mars | Elektronike (EDI) |
| 16 | Deklarimi i Pasqyrave Financiare | PF | Prej 1 janar deri 31 mars | Elektronike (EDI) |
Me respekt,
ATK26280/2021