Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 211 - 215 of 19143839404142434445464748

Përshëndetje , Jemi biznes i cili kemi aplikuar për Subvencionim të pagave por nuk jemi kompenzuar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës . Vendimi Nr.08/08, datë 21.04.2021 për mbyllje dy javore të sektorit të gastronomisë , ku edhe ne e kemi ndërpre aktivitetin afarist pasi që aktiviteti ynë i vetëm është Gastronomia që nga fillimi i aktivitetit afariste , kjo mundë të dëshmohet edhe me informatat e aktovitetit afarist ku raportimet e shitjes jan vetem ne sektorin e gastronomisë , kjo mundë të dëshmohet edhe me raportet fiskale .

I nderuar  tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:

 

Komisioni Ndërministror ende është ne shqyrtim te kërkesave për subvencionim te pagave sipas Vendimit të Qeverise nr. 08/08,  datë 21.04.2021, kështu që nëse për të gjithë punëtoret tuaj qe keni aplikuar, nëse nuk aprovohet kërkesa e juaj tërësisht apo pjesërisht , dhe për këtë do të pranoni Vendimin Refuzues me arsyen e refuzimit. Në të kundërtën, të punësuarit do të pranojnë mjetet në llogarinë e tyre sipas aplikimit të bërë nga ana juaj si punëdhënës.

 

Me respekt,

ATK26281/2021

Pershendetje. Kam aplikuar per rimbursim te kontributit ne page sinperson me aftesi te kufizuar mirepo akoma nuk me kane dale mjetet. Desha te di ku qendron problemi. Ju falemnderit.

I/e nderuar,

Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, ju duhet të drejtoheni  në  Divizionin e Rimbursimeve , apo të thirrni në numrin e telefonit: 038/ 200 250 98 .

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

ATK26284/2021

pershendetje| kam nje problem me kete firme lidhje me pagesat kontributeve te punetorve, ne ATK e qet qe nuk kemi borxh ndersa tek puntoret nuk jane procesu kotributet sipas pages e nr ID nuk jane shpernda eshte fjala per muajin 8.9/2019 me tregoni si te veproj pasi qe nuk me jepet mundesia e korigjimit apo permiresimit te ketyre deklaratave me respekt Frasher Shala

I/e nderuar,

Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org. , apo të thirrni  në numrin 038/200 250 86

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

ATK26287/2021

Nese nje biznes i vogel (pa tvsh) paguan qiran ne vlere 500 euro atehere pjesa e tatimit prej 45 euro a duhet qe qiraja neto e pagushme te jete 455 ne kete rast te minusohet vlera e tatimit apo bisnesi ngrkohet edhe me vleren e tatimit edhe me qiran bruto?

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Deri sa qiradhënësi krijon të hyra nga qiraja, të hyrat e tilla janë të tatueshme dhe si te tilla i nënshtrohen tatimit të mbajtur në burim nga qiramarrësi. Tatimi për të hyrat nga qiraja pra, është obligim i qiradhënësit por që përmes tatimit të mbajtur në burim, ndalet, deklarohet dhe paguhet nga qiramarrësi. Qiraja duhet të faturohet me vlerën bruto plus TVSH (nëse aplikohet) dhe qiradhënësi kompensohet me vlerën neto të qirasë (qiraja bruto – tatimi i mbajtur në burim në qira) plus TVSH (nëse aplikohet).

 

Bazë për llogaritjen e tatimit të mbajtur në burim në qira, është qiraja bruto dhe kontratat duhet të bëhen në vlerën bruto të qirasë.

 

Sipas nenit 39, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, është përcaktuar obligimi i tatimit të mbajtur në burim në qira nga ana e qiramarrësit, citojmë:

“ 4. Secili person fizik afarist, ortakëri apo grupim i personave, që paguan qira, mban nëntë për qind (9%) të tatimit në të ardhurat bruto, në kohën e pagesës apo kreditimit dhe do ta transferojë tatimin e mbajtur në burim, në një llogari të caktuar nga ATK-ja në bankën ose institucionin financiar të licencuar nga BQK-ja. Tatimi i mbajtur në burim paguhet deri në ditën e 15 të muajit pasues.”

 

Mbajtja e tatimit në burim do të aplikohet sipas dispozitës si më lartë me normën 9%  dhe lind në momentin e pagesës së qirasë.

 

Kur aplikohet tatimi i mbajtur në burim në qira, nuk ka tatim të dyfishtë për të njëjtat të ardhura.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26288/2021

Pershendetje! Uroj te jeni mire! Ne si Java Multimedia Production shpk,respektivisht KANAL 10,kerkojme nga ju te na sqaroni apo udhezoni ne lidhje me lojra te fatit qe do te mbahen ne kuader te emisionit i cili do te filloj te Premte,me permbajtje te Kampionatit Europian,dhe emisioni do te quhet"Euro Kampionet",ku ne kuader te ketij emisioni do te kete dhe shperblime(lojra)per garuesit Nga ju kerkojme qe te na sqaroni se a duhet te kemi leje te posaçme per kete emision,a duhet te deklarohet ne tatime,apo deri ne cfare vlere nuk duhet te hyje ne tatime,si dhe detaje te tjera te nevojshme. ju faleminderit ! Java Multimedia Production shpk-Kanal 10

I nderuari tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, autoritetet tatimore nuk kanë autoritet për të miratuar  rregulla të lojërave shpërblyese që mund të organizohen në të ardhmen, ndërsa rregullat e miratuara nga ATK-ja para kësaj date do të vazhdojnë të vlejnë për periudhat e specifikuara me rastin e lëshimit të atyre lejeve marrë parasysh faktin se lojërat e tilla shpërblyese nuk konsiderohen si lojëra të fatit.

 

Neni 10  paragrafi 1 i Ligjit Nr. 05/L-106 për Tatimin në të Ardhura të Korporatave i parasheh shpenzimet e lejueshme, citojmë:

 

  1.  Në varësi të kufizimeve të këtij ligji, në përcaktimin e të ardhurave të tatueshme, tatimpaguesit i lejohet zbritje nga të ardhurat bruto të paguara ose të bëra vetëm gjatë periudhës tatimore në tërësi dhe ekskluzivisht përkitazi me veprimtarinë e tij ekonomike, përfshirë primet për sigurim shëndetësor, të paguara në interes të punëtorit dhe ato të varura që duhet të përfshihen në policën e të punësuarit.

 

Po ashtu edhe  në  nenin 23 të Udhëzimin Administrativ Nr.15/2010 për zbatim të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat janë paraparë  Shpenzimet dhe Kreditimet e Lejuara, citojmë:

 

  1. Sikurse është paraparë në legjislacionin tatimor përkatës, tatimpaguesit i lejohet të zbresë nga të ardhurat bruto ato shpenzime të paguara apo të ndodhura gjatë periudhës tatimore që lidhen me veprimtarinë ekonomike në atë periudhë nëse këto shpenzime në tërësi apo pjesërisht janë në lidhje me veprimtarinë ekonomike të kryer gjatë periudhës tatimore. Ngjashëm, një tatimpaguesi i lejohet një kreditim në një deklaratë tatimore në përputhje me legjislacionin e TVSH-së në fuqi.

 

Bazuar në dispozitën ligjore të sipër shënuar, për tu pranuar  shpenzimet/kreditimet e tilla,  si në rastin tuaj, duhet të jenë të  dokumentuara ashtu siç është paraparë me nenin 23 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010..

 

Po ashtu neni 31  paragrafi 7 i Ligjit Nr.06/L-105 i Tatimit në të Ardhura të Korporatave ka përcaktuar tatimi i mbajtur në burim në paga, pensione, interes, të drejtat pronësore, qiratë, fitoret në lotari dhe lojërat e fatit, citojmë:

 

  1. Çdo tatimpagues i cili i paguan personit rezident dhe jo rezident, për fitoren në lotari apo lojëra të fatit, është i obliguar të mbajë tatimin në burim prej dhjetë (10) për qind, në kohën e pagesës apo kreditimit.

 

Pra, varësisht prej shpërblimit mund të ketë mbajtje të tatimit në burim  në kohën e pagesës, apo kreditimit me normën tatimore prej 10%.

 

Për veprimet e më tutjeme duhet të bazoheni në njoftimin e ATK-së në lidhje miratimin/mos miratimin e lojërave të fatit, të cilin mund ta gjeni në linkun https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-atk-nuk-miraton-organizmin-e-lojerave-shperblyese/ .

 

Me respekt,

ATK26289/2021

Displaying 211 - 215 of 19143839404142434445464748