Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Për të definuar se kush duhet të paguaj tatimin në qira, varet nga ajo se kush është qiramarrës apo qiradhënës.
“4. Secili person fizik afarist, ortakëri apo grupim i personave, që paguan qira, mban nëntë për qind (9%) të tatimit në të ardhurat bruto, në kohën e pagesës apo kreditimit dhe do ta transferojë tatimin e mbajtur në burim, në një llogari të caktuar nga ATK-ja në bankën ose institucionin financiar të licencuar nga BQK-ja. Tatimi i mbajtur në burim paguhet deri në ditën e 15 të muajit pasues.”
“3. Çdo tatimpagues që paguan qira mban tatimin në burim nëntë përqind (9%) në kohën e pagesës apo të kreditimit dhe të transferojë tatimin e mbajtur në një llogari të caktuar nga ATK-ja në bankë ose institucion financiar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet në bankë apo institucion financiar deri në ditën e 15-të të muajit që pason muajin në të cilin pagesa është bërë apo është kredituar”
Përmes një tabele në vijim, po ju ilustrojmë për obligimet e pagesës se Tatimit në qira:
| Qiradhënës | Qiramarrës | Obligues për të paguar Tatimin në Qira |
| Personi Fizik jo-afarist “A” | Personi Fizik jo-afarist “B” | Personi Fizik jo-afarist “A” (Qiradhënësi) |
| Personi Fizik jo-afarist “A” | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) (Qiramarrësi) |
| Personi Fizik jo-afarist “A” | Personi Juridik | Personi Juridik (Qiramarrësi) |
| Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) “A” | Person fizik jo-afarist | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) “A” (Qiradhënësi) |
| Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) “A” | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) “B” | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) “B” (Qiramarrësi) |
| Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) “A” | Personi Juridik | Personi Juridik (Qiramarrësi) |
| Personi Juridik “ A” | Person fizik jo-afarist | Personi Juridik “ A” (Qiradhënësi) |
| Personi Juridik “ A” | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) (Qiramarrësi) |
| Personi Juridik “ A” | Personi Juridik “B” | Personi Juridik “B” (Qiramarrësi) |
| Autoriteti publik, qendror, lokal | Person fizik jo-afarist | Nuk ka tatim në qira se të ardhurat e autoritetit publik, qendror, lokal, janë të liruara nga Tatimi |
| Autoriteti publik, qendror, lokal | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) | Nuk ka tatim në qira se të ardhurat e autoritetit publik, qendror, lokal, janë të liruara nga Tatimi |
| Autoriteti publik, qendror, lokal | Personi Juridik | Nuk ka tatim në qira se të ardhurat e autoritetit publik, qendror, lokal, janë të liruara nga Tatimi |
| Personi Fizik jo-afarist | Autoriteti publik, qendror, lokal | Personi Fizik jo-afarist (Qiradhënësi) |
| Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) | Autoriteti publik, qendror, lokal | Personi Fizik afarist (Biznesi Individual) (Qiradhënësi) |
| Personi Juridik | Autoriteti publik, qendror, lokal | Personi Juridik (Qiradhënësi) |
Bazuar në dispozitat e lartë cituara, varësisht se kush është qiramarrës (meqenëse në pyetjen tuaj nuk është cekur lloji i kompanisë afariste), qiramarrësi do te mbaj Tatimin në Burim.
Për më shumë informata, ju lutemi referojuni zyrës së Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.
ATK26290/2021
Me respekt,
I/e nderuar,
Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org. , apo të thirrni në numrin 038/200 250 86
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
ATK26291/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:
Bazuar në nën-paragrafin 1.3. të paragrafit 1 të nenit 33 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, furnizimet vendore si në përshkrimin e kërkesës tuaj janë të liruara prej TVSH-së, citojmë:
“3. Lirime të veçanta:
“3.1. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të financuara nga të ardhurat e donacioneve të bëra për buxhen ose nëpërmes buxhet të Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për Ministritë, autoritetet locale dhe organet tjera të rregulluara me ligj, nga qeveritë, agjencitë qeveritare, organizatat qeveritare dhe joqeveritare në mbështetje të programeve dhe projekteve humanitare dhe të rindërmit, përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë;”
Bazuar ne dispozitat ligjore si më lart dhe dispozitat e Marrëveshjes për asistencë në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) dhe Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik Nr. 167-09-01 e datës 14 Shtator 2009, që përcaktojnë lirimet prej TVSH –së, biznesi i juaj duhet të faturoj pa TVSH duke e siguruar dëshminë se mjetet janë nga donacionet.
Me respekt,
ATK26292/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën, ju lutem informohuni si në vijim:
Në paragrafin 1 të nenit 76 të Udhëzimit Administrativë Nr.03/2015 për TVSh, është përcaktuar aplikimi i normës së sheshtë nga personi i tatueshme për produktet e furnizuara nga bujqit, citojmë:
“1. Bazuar në nenin 60, paragrafin 1 të Ligjit, aplikimi i normës së sheshtë nga personi I tatueshëm për produktet bujqësore të furnizuara nga bujqit, do të bëhet sipas kësaj skeme:”
Po ashtu në nën-paragrafët 3.1 dhe 3.2 neni 3 te këtij Udhëzimi Administrative është përcaktuar objekti i skemës, citojmë:
“3.1. Skema e normës së sheshtë zbatohet për prodhuesit bujqësor për të cilët përfshirja në regjimin normal të TVSH-së krijon vështirësi. Këta prodhues, në kuadër të veprimtarisë së tyre prodhuese, të përcaktuar sipas nenit 8 të këtij neni, furnizojnë me produkte bujqësore një person të tatueshëm, i cili nuk përfiton nga skema e normës së sheshtë në Kosovë.
3.2. Çdo prodhues bujqësor, i cili aplikon regjimin e normës së sheshtë mund të zgjedhë të aplikojë regjimin normal të TVSH-së, me normë 8%.”
4.1. Prodhuesit bujqësor përfitojnë të drejtën e aplikimit te normës se sheshtë kur
4.1.1 Qarkullimi vjetor i tyre nuk tejkalon pragun e regjistrimit për TVSH-në, sipas Ligjit.
4.1.2 Furnizojnë me mallra me prejardhje bujqësore, e kryer në njërën nga aktivitetet e përcaktuara sipas nën-paragrafit 2.1.3 të këtij neni.
4.1.3 Me mallra furnizohen personat e tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e normës së sheshtë të TVSH-së në Kosovë.
4.1.4 Janë pajisur me certifikatë të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bazë të së cilës vërtetohet aktiviteti i tij prodhues bujqësor.
Produktet bujqësore te përfshira në skemë, janë si me poshtë:
“8.1. Bujqit, të cilët në kuadër të veprimtarisë së tyre, prodhojnë produkte bujqësore, furnizojnë një person të tatueshëm sipas nenit 60, paragrafi 2 dhe nën-paragrafit 2.1. të Ligjit, përfitojnë të
drejtën e përllogaritjes së normës së sheshtë kundrejt furnizimeve të kryera, sipas skemës së kompensimit të akorduar.
8.2. Lista e produkteve për të cilat zbatohet skema e normës së sheshtë është si më poshtë:
8.2.1 Produktet bujqësore:
8.2.1.1 Produkte primare bujqësore të përgjithshme;
8.2.1.2 Bimët zbukuruese, aromatike, mjekuese, të natyrës dhe të serave;
8.2.1.3 Prodhimi i kërpudhave dhe frutave të malit;
8.2.1.4 Prodhimi i fidanëve (kultivimi i pemëve dhe perimeve të reja për shitje) dhe farërave.”
Sipas dispozitave të cekura me lartë, kompania në fjale për blerjet nga bujqit përshkruar ne kërkesën tuaj mund te aplikoni skemën e normës së sheshte me normën 8%.
Po ashtu ju si personi i tatueshme duhet të lëshoni faturë tatimore për prodhuesit bujqësore sipas paragrafit 7 neni 76 i këtij udhëzimi, për të pasur të drejtë në TVSH te zbritëshme e cila fature duhet të nënshkruhet nga të dyja palët, citojmë:
“7.1. personi i tatueshëm (blerësi) i cili lëshon faturë për prodhuesin bujqësor (shitësin), në faturë duhet së paku të shënojë të dhënat, si në vijim:
7.1.1 datën e lëshimit;
7.1.2 numrin rendor të faturës;
7.1.3. numrin identifikues të personit të tatueshëm
7.1.4 numrin e regjistrimit të TVSH-së
7.1.5. emrin dhe adresën e plotë të personit të tatueshëm;
7.1.6 emrin e plotë, adresën, numrin e certifikatës së lëshuar nga MBPZHR dhe numrin identifikues tatimor të “prodhuesit bujqësor“;
7.1.7. përshkrimin, sasinë dhe njësinë matëse të mallrave;
7.1.8. vlerën e mallrave të blera pa TVSH;
7.1.9. shumën e TVSH-së së përllogaritur dhe,
7.1.10. shumën totale për pagesë duke përfshirë TVSH-në;
7.2. Afati kohor për lëshimin e kësaj fature është i njëjtë sikurse afati i përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 44 të Ligjit.
7.3. Fatura duhet të jetë e nënshkruar nga të dyja palët, shitësi dhe blerësi.
Blerjet prej fermerëve për të cilat aplikohet norma e sheshte duhet të regjistrohen në rubrikën [51] të Deklaratës për TVSH.
Ndërsa me rastin e shitjes së atyre produkteve duhet të bazohen tek neni 26 i Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe Shtojca 1 e Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, ku është specifikuar se cilat prej produkteve tatohen me normën e reduktuar prej 8%.
Tatimin në Burim duhet në ndalet ne shkallë prej 3% ose 1% varësisht prej statusit që ju keni si biznes. Si ne rastin tuaj si biznes juridik duhet ta ndalni tatimin ne burim me 1% në pagesën bruto.
Me respekt,
ATK26293/2021
I nderuar z. Sezallari,
Komisioni Ndërministror ende është në shqyrtim të kërkesave për subvencionim të pagave dhe qirasë sipas Vendimit te Qeverise nr. 08/08, datë 21.04.2021, kështu që nëse për punëtoret dhe për qiratë keni aplikuar, atëherë nëse nuk aprovohet kërkesa e juaj tërësisht apo pjesërisht do të pranoni Vendimin Refuzues me arsyen e refuzimit. Në të kundërtën, të punësuarit dhe qiramarrësit të pranojnë mjetet në llogarinë e tyre sipas aplikimit të bërë.
Me respekt,
ATK26296/2021