Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I/e nderuar,
Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
ATK26297/2021
I/e nderuar,
Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
ATK26298/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Nëse personi në fjalë është i punësuar në Kosovë, atëherë punëdhënësi obligohet të mbaj tatimin në burim në paga siç është përcaktuar në nenin 31, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
Punëdhënësi për personin në fjalë deklaron dhe paguan vetëm tatimin në paga, por nuk obligohet të paguaj kontributin pensional.
Paragrafët 6.13 dhe 6.14 të nenit 6 të Ligjit Nr. 04/L-101 për Pensionet në Kosovë, përcaktojnë Mbledhjen e kontributeve për financimin e pensioneve të kursimeve individuale, citojmë:
“6.13. Pagesa e kontributeve është e detyrueshme për të gjithë banorët e punësuar të Kosovës deri në moshën e pensionimit.
6.14. Me përjashtim nga paragrafi 6.13 të këtij neni, kontributet nga të punësuarit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, nuk janë të lejuara.”
Bazuar në dispozitën e lartë cituar, nuk lejohen kontributet për të punësuarit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, pavarësisht lejes së qëndrimit.
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Regjionin të cilit i përkisni.
ATK26299/2021
nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si ne vijim;
Neni 13 i Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe Neni 20 te Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010, përcaktojnë elementet qe duhet përmbaj një faturë tatimore, citojmë;
Elementet e Faturës në mes të personave jo të tatueshëm (që nuk janë të regjistruar për TVSh) janë; Numri serik i faturës, Data/Muaji/Viti i lëshimit të faturës, Emrin dhe adresën e shitësit, Numri fiskal i shitësit, Emrin dhe adresën e plotë të shitësit, Numri fiskal i blerësit, Emrin dhe adresën e plotë të blerësit, Sasia dhe natyra e mallrave të furnizuara, apo shkalla e shërbimeve te kryera, Çmimi i artikullit apo shërbimit për njësi, Vlera totale e mallrave dhe shërbimeve të furnizuara, Informatat tjera që mundë të kërkohen nga Blerësi, si dhe Nënshkrimi i shitësit, si dhe blerësit (nëse blerësi është në dispozicion)
Elementet e Faturës nga personi I tatueshëm (i regjistruar për TVSh) për personin jo të tatueshëm janë; Numri serik i faturës, Data/Muaji/Viti i lëshimit të faturës, Emrin dhe adresën e shitësit, Numri fiskal i shitësit, Numri I regjistrimit të TVSh i shitësit
Emrin dhe adresën e plotë të shitësit, Numri fiskal i blerësit, Emrin dhe adresën e plotë të blerësit, Sasia dhe natyra e mallrave të furnizuara, apo shkalla e shërbimeve te kryera, Data e furnizimit apo data e pranimit të pagesës në llogari, Çmimi i artikullit apo shërbimit për njësi, Shkalla e TVSh e aplikuar, Nëse malli nuk është i ngarkuar me TVSH, varësisht nga dispozitat ligjore apo ndonjë marrëveshje të posaçme me Qeverinë, duhet të shënohet në faturë, Nënshkrimi i shitësit, si dhe blerësit (nëse blerësi është në dispozicion). Personi i tatueshëm duhet të lëshoj faturën para ditës së 15 të muajit vijues për muajin në të cilin ka ndodhë moment i i lindjes së detyrimit,
Elementet e Faturës në mes të personave të tatueshëm (të regjistruar për TVSh) janë; Numri serik i faturës, Data/Muaji/Viti i lëshimit të faturës, Emrin dhe adresën e shitësit, Numri fiskal i shitësit, Numri I regjistrimit të TVSh i shitësit, Emrin dhe adresën e plotë të shitësit, Numri fiskal i blerësit, Emrin dhe adresën e plotë të blerësit, Numri i regjistrimit të TVSh i blerësit, Sasia dhe natyra e mallrave të furnizuara, apo shkalla e shërbimeve te kryera, Data e furnizimit apo data e pranimit të pagesës në llogari, Çmimi i artikullit apo shërbimit për njësi, Shkalla e TVSh e aplikuar, Nëse malli nuk është i ngarkuar me TVSh, varësisht nga dispozitat ligjore apo ndonjë marrëveshje të posaçme me Qeverinë, duhet të shënohet në faturë, Nënshkrimi i shitësit, si dhe blerësit (nëse blerësi është në dispozicion). Personi i tatueshëm duhet të lëshoj faturën para ditës së 15 të muajit vijues për muajin në të cilin ka ndodhë momenti i lindjes së detyrimit.
Pra, për tu njohur një faturë e vlefshme duhet të përmbajnë të gjitha elementet e përcaktuara në ligjin e lartcekur.
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26300/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Bazuar në paragrafin 2 të nenit 29, si paragrafin 2 të nenit 33 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, janë parapare lirime prej TVSH-së për gjitha mallrat qe janë në kuadër të Shtojca IV Produktet Bujqësore, citojmë;
Sipas dispozitave si më lartë, në rast se ushqimi për peshkim bie në kuadër të kësaj shtojce, atëherë faturimet e tilla duhet të paraqitën në rubrikën [10] Shitje të liruara me të drejtën e kreditimit. Për transaksione të tilla e keni të drejtën e zbritjes së TVSH-së.
Me respekt,
ATK26302/2021