Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Sipas nenit 38, paragrafi 2.1 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar mënyra e deklarimit dhe pagesës së tatimit për tatimpaguesit që tatohen në qarkullimin bruto për tremujor, citojmë:
“2. Shuma e secilës pagesë tremujore paradhënie është si në vijim:
2.1. tatimpaguesi me të ardhura bruto vjetore deri më pesëdhjetë mijë euro (50.000 €), i cili nuk kërkohet ose nuk ka zgjedhur për të dorëzuar deklaratën vjetore sipas nenit 37 të këtij ligji duhet të bëjë pagesat si në vijim për tremujor: 707
2.1.1. tre përqind (3%) të të ardhurave bruto të pranuara nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme komerciale të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë euro (37.5 €) për tremujor;
2.1.2. nëntë përqind (9%) të të ardhurave bruto të pranuara, nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë euro (37.5 €) për tremujor;
2.1.3. dhjetë përqind (10%) të të ardhurave neto të qirasë për tremujor (të ardhurat bruto të qirasë jo më pak se dhjetë përqind (10%) të lejimeve të parapara në paragrafin 4 të nenit 9 të këtij ligji), të zvogëluara nga çdo shumë e tatimit të mbajtur në burim gjatë atij tremujori në pajtim me paragrafin 3 të nenit 30 të këtij ligji;
2.1.4. nëse një tatimpagues i përshkruar në nënparagrafin 2.1. të këtij neni nuk ka të ardhura në një periudhë tremujore, nuk kërkohet pagesë por tatimpaguesi duhet të dorëzojë deklaratën e këstit tremujor për periudhën kur nuk ka obligim tatimor.”
Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, nëse gjatë TM1 (janar, shkurt dhe mars) nuk keni të ardhura, nuk kërkohet pagesë, por obligoheni të dorëzoni deklaratën tatimore tremujore për periudhën në fjalë, në të kundërtën, obligoheni të deklaroni dhe paguani tatimin në të ardhurat bruto për tremujor, me normën 3% apo 9%, varësisht nga aktiviteti i biznesit tuaj..
Deklarimi dhe pagesa e tatimeve behet sistemit elektronik të deklarimeve EDI.
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26304/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim;
Për tu informuar se deri ku kane arritur procedurat e mbylljes se biznesit tuaj pran ATK-së, ju lutem drejtohuni ne zyrën e Sherbimit te Tatimpaguesve ne Rajonin te cilit i përkisni, ku edhe do te njoftoheni në detaje për kërkesën tuaj.
Me respekt,
ATK26305/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:
Lidhur me pyetjen e parë bazuar në Vendimin Shpjegues Publik Nr. 04/2016- Trajtimi i Donacioneve për qëllime tatimore, si dhe Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2019-për Trajtimin Tatimor të Importeve dhe Furnizimeve kur Financohen apo Bashkë Financohen nga Bashkimi Evropian, marrëveshja e financimit të projektit apo ndonjë dëshmi që e keni me donatorin është dëshmi e mjaftueshme me qëllim që ju të keni mundësi të bëni blerjet e mallrave apo shërbimeve pa u ngarkuar me TVSH.
Edhe për pyetjen e dytë ju sqarojmë se nëse këto shoqata te të cilat bëni shpërndarjen e granteve dhe të cilat bëjnë blerje me mjetet e këtyre granteve , atëherë lirimet për TVSH aplikohen nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në vendimet shpjeguese të përmendura si më lart.
Me respekt,
26306/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:
Neni 31, paragrafi 1 i Ligjit Nr. Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, përcakton fitimet dhe humbjet kapitale, citojmë:
“1. Të ardhurat bruto nga fitimet në kapital nënkuptojnë fitimin që tatimpaguesi realizon nëpërmjet shitjes apo formave të tjera të tjetërsimit të pasurisë kapitale, duke përfshirë pasurinë e tundshme dhe të patundshme si dhe letrat me vlerë.”
Neni 33, paragrafi 2 i Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2016 për zbatim të Ligjit Nr. Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, përcakton:
“2. Për qëllime të nenit 31, paragrafit 5 të Ligjit, kostoja e asetit kapital për tatimpaguesin do të jetë:
2.1. Nëse dëshmohet me dokumentacion, çmimi i blerjes apo ndërtimit;
2.2. Nëse nuk dëshmohet me dokumentacion, do të jetë 80% e vlerës së shitjes.”
Bazuar në dispozitat e lartë cituara, shitja e tillë për juve trajtohet si fitim/humbje kapitale, pra për të hyrat nga fitimi kapital (në rast se rezulton me fitim kapital) obligoheni të deklaroni dhe paguani Tatimin në të Ardhurat Personale. Kostoja e asetit kapital do të jetë çmimi i blerjes apo ndërtimit nëse dëshmohet me dokumentacion, mirëpo nëse nuk dëshmohet, atëherë kosto e asetit kapital do të jetë 80% e vlerës së shitjes.
Deklarimi dhe pagesa e fitimit kapital bëhet me Deklaratën Vjetore nga 1 janar deri me 31 mars të vitit vijues të periudhës tatimore në të cilën është gjeneruar fitimi kapital.
Nëse personi në fjalë zhvillon veprimtari afariste, atëherë obligohet që të regjistroj veprimtarinë afariste në Agresionin për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë dhe të pajiset me Numër Unik të Regjistrimit të Biznesit, si dhe të zgjedh statusin dhe veprimtarinë e tij. Personi, i cili regjistrohet në ARBK, përmes Numrit Unik të Regjistrimit të Biznesit, kryen edhe detyrimet tatimore, varësisht nga statusi i regjistrimit të veprimtarisë. Në të kundërtën, nëse personi në fjalë konsiderohet se nuk zhvillon veprimtari afariste, atëherë për të kryer detyrimet tatimore, personi fizik jo afarist obligohet të pajiset me numër fiskal në ATK.
Çdo person, i cili zhvillon aktivitet ekonomik në mënyrë të pavarur dhe tejkalon qarkullimin prej tridhjetëmijë euro 30,000€ brenda vitit kalendarik, duhet të aplikoj për t’u regjistruar për TVSH dhe pastaj shitjet bëhen varësisht prej asaj se a janë të tatueshme apo të liruara me TVSH. Nëse objekti është i destinuar për afarizëm, shitja duhet të jetë me TVSH. Në rast se shitja është për qëllime të banimit, atëherë shitja duhet të jetë pa TVSH.
Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.
Me respekt,
ATK26308/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Me paragrafin 2 neni 38 i Ligjit Nr.05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, janë bërë kufizime tek TVSH-ja e zbritshme nëse nuk merret si e zbritshme jo me vonë se në periudhën e fundit tatimore të vitit kalendarik që vijon pas vitit në të cilin ai e ka pasur të drejtën që të zbres TVSH-në e zbritshme, citojmë:
Sipas kësaj dhe duke u bazuar në të dhënat në kërkesën tuaj, ju keni të drejtë në TVSH të zbritshme për faturën të cilën e keni pranuar me vonesë dhe nuk keni nevojë të bëni korrigjime por e regjistroni në periudhën kur e keni pranuar faturën.
Me respekt,
ATK26310/2021