Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 231 - 235 of 19144243444546474849505152

Pershendetje , Spitali Special për Kirurgji " ALOKA " - Halit Maloku B.I. me nr.TVSH: 330131508 ka importuar disa paisje medicinale pa tvsh, tani ky biznes do ti bej shitjet keto paisje nje spitali tjeter privat pytja jone eshte nese faturimi duhet te behet ME TVSH apo PA TVSH . Po presim pergjigjen tuja , ju faliminderit!

 

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si ne vijim:

 

Bazuar ne paragrafin 3  të nenit  28 të  Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH, furnizimi i mallrave si në rastin tuaj është i liruar prej TVSh-së, citojmë:

 

“Furnizimi i mallrave që përdoren vetëm për aktivitete të liruara sipas nenit 27 dhe nenit 28 të këtij ligji, në qoftë se për këto mallra nuk ka lindur e drejta e zbritjes” .

 

Blerja e pajisjeve mjekësore dhe pajisjeve tjera për të cilat nuk e keni njohur TVSH-në e zbritshme ( për të cilat nuk keni pasur të drejtë në TVSh të zbritshme), atëherë me rastin e shitjes së tyre nuk duhet të përllogaritni TVSH. Pra, fatura  duhet të  lëshohet pa TVSH, pavarësisht se kujt i bëhet  shitja.

 

Me respekt,

ATK26311/2021

Pershendetje, Ju lutem, nese mund te me ndihmoni me pyetjen si meposhte: A mundet te paguaj kontribut pensional, punonjesi Jo-Rezident qe deklaron se deshiron te paguaj kontribut pensional, sipas normes ne fuqi. Faleminderit shume per kohen tuaj! Me respekt, 049 538 147

I nderuar tatimpagues,

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si ne vijim;

Kur personi është jo rezident në Kosovës, bazuar në paragrafin 2  të nenit 4 të Ligjit Nr. 05/L – 028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, përcaktohet objekti i  tatimit për personat jo-rezident, citojmë:

“2. Objekti i tatimit për tatimpaguesin jo rezident janë të ardhurat e tatueshme nga të ardhurat që e kanë burimin në Kosovë”.

Neni 38 i Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, përcakton tatimin e mbajtur në burim në paga, citojmë:

“1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë edhe pagesat për shërbimet profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur etj, gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar.

  1. Punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur sipas listë pagesave, në përputhje me shkallët parapara në nenin 6 të këtij ligji. Tatimi synues për muajin e caktuar do të zbritet për shumën e mbajtur në burim nga punëdhënësi kryesor për muajin paraprak brenda vitit.
  2. Punëdhënësi i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë për qind (10%) të pagave të tatueshme për secilën periudhë tatimore.”

Bazuar në dispozitat e lartë cituara, obligoheni të mbani tatimin në Burim në paga, pra të deklaroni dhe paguani tatimin në Paga për të punësuarit e jashtëm, por nuk obligoheni të paguani Kontributin Pensional.

Nëse të punësuarit janë të rregullt, pra të punësuar primar, atëherë punëdhënësi obligohet të deklarojë dhe paguajë tatimin në paga, duke u bazuar në normat tatimore. Mirëpo, nëse këta persona janë të punësuar sekondar, atëherë punëdhënësi obligohet që të deklarojë dhe paguajë tatimin në paga me shkallën 10%.
Përmes sistemit elektronik EDI, për personat të cilët kanë qëndrim të përkohshëm në Kosovë nuk lejohet pagesa e Kontributit Pensional. Në këtë rast, për këta persona në momentin që i deklaroni në listën e pagave duhet të zgjidhet arsyeja – Jo Kontribute Pensionale, me ç ‘rast do të ju mundësohet deklarimi. Në listën e pagave, në kolonën ku kërkohet numri individual, mund të mos shkruani numër fare, pra mund të vazhdoni me procesin e deklarimit.

Për çdo paqartësi apo informatë shtese, ju lutem drejtohuni ne zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve në Rajonin të cilit i përkisni.

Me respekt,

ATK26312/2021

Pasi qe kemi hapur sistemin e Edi Deklarimit dhe kemi kemi deklaruar deklarata tatimore permes sistemit, por pas nje kohe sistemi nuk po me lejon qasje ti deklaroj deklarata tjera per arsye se ky sistem po thot qe nuke keni nje biznes kryesor ose i keni bianeset e mbyllyra, si duhet te veproj qe tme lejon ky sistem vazhdimin e deklarimit te deklaratave permes sistemit.

I nderuar,

Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

ATK26313/2021

Pershendetje te nderuar, Kam regjistruar biznesin ne muajin Maj 2020, me emrin FG-HITECH ne Prishtine, mirepo biznesi nuk ka startuar te punoj fare ZERO. A duhet une sipas rregullave te raportoj diqka ne ATK. Falemnderit shume...

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informojuni si në vijim:

 

Çdo tatimpagues nga i cili kërkohet te dorëzoj një deklarate tatimore, ai duhet këtë ta dorëzoj bazuar ne Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

 

Nëse deklarata e tatimpaguesit rezulton me tatim për te paguar, atëherë tatimpaguesi këtë pagese do ta beje ne njërën nga Bankat komerciale dhe Institucionet e licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Mirëpo, nëse deklarata e tatimpaguesit rezulton me tatim ZERO për te paguar, dhe deklarimi është bërë përmes Sistemit Elektronik EDI, atëherë nuk ka nevoje fare as te shkoj ne Banke dhe as te vij ne ATK, sepse deklarimi i tij është pranuar ne mënyrë elektronike dhe nuk ka kurrfarë pagese për te bere.

 

Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.

 

Me respekt,

ATK26314/2021

Pershendetje. Nese ne kontraten e nenshkruar me punetorin, eshte percaktuar qe paga bruto eshte 1000 Euro, a ka te drejte punedhenesi qe nga kjo shume te ndal pjesen e kontributit pensional te punedhenesit prej 5 % per skemen pensionale?

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Për qëllime tatimore, i punësuar konsiderohet personi fizik jo afarist, i cili kryen punë kundrejt pagesës sipas urdhrit dhe nën kontrollin e një punëdhënësi. Personi fizik jo afarist pavarësisht thirrjes, si: “drejtor”, “zyrtar”, “parlamentar”, “ministër”, “nëpunës” etj., konsiderohet se është i punësuar nëse përmbush së paku dy nga kushtet, si në vijim:

 

  • I punësuari nuk është në rrezik për marrjen e pagesës, pavarësisht rezultatit afarist të punëdhënësit,
  • I punësuari nuk ka nevojë të investojë në instrumentet e punës, mjetet dhe pajisjet,
  • I punësuari nuk e përcakton vendin dhe kohën e punës, dhe

 

Sipas nenit 38, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, është përcaktuar tatimi i mbajtur në burim në paga nga paguesi i atyre të ardhurave, citojmë: “1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë edhe pagesat për shërbimet profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur etj, gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar.”

 

Sa i përket  kontributeve pensionale, sipas nenit 6, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, është përcaktuar obligimi i punëdhënësit dhe punëmarrësit në lidhje me mbledhjen e kontributeve pensionale, citojmë:

 

“6.1 Çdo punëdhënës është i obliguar që të kontribuojë në emër të punonjësve të vet në Fondin e  kursimeve pensionale. Punonjësit obligohen që të kontribuojnë në emër të vet në kursimet  pensionale.  Obligimet e punëdhënësit dhe të punonjësit fillojnë në ditën e parë të punësimit të punëdhënësit për  punonjësit që kanë krijuar marrëdhënie pune dhe përfundojnë kur punonjësi arrin moshën e pensionit.

 

6.2. Për financimin e kursimeve pensionale:

(a). çdo punëdhënës paguan një shumë që është baras me pesë përqind (5%) të rrogave të  pëgjithshme të të gjithë punonjësve (siç është përcaktuar me këtë ligj); dhe

(b). çdo punonjës paguan një shumë që është baras me pesë përqind (5%) të rrogës së  tërësishme të tij.”

 

Sipas arsyetimi ligjor të dhënë më sipër, paguesi i të ardhurave, respektivisht punëdhënësi, është i obliguar që të mbaj në burim tatimin në të ardhura dhe të paguaj kontributet pensionale siç është e përcaktuar me legjislacionin përkatës. Pagesa e tatimit të mbajtur në burim dhe kontribute pensionale behet përmes deklarimit mujor me formularin WM në sistemin elektronik të deklarimit EDI. Nëse punëdhënësi konsiderohet si punëdhënës primar, tatimi i mbajtur në burim ndalet me shkallet tatimore, kurse, nëse punëdhënësi konsiderohet si punëdhënës sekondar, tatimi i mbajtur në burim ndalet me normën 10% e pagës së tatueshme.

 

Sa i përket kontributeve pensionale punëdhënësi kryesor dhe ai sekondar kontribuon me pesë përqind (5%) mbi pagën bruto të të punësuarit, dhe ky kontribut do të jetë i zbritshëm për qëllime tatimore të punëdhënësit. Ndërsa, punëdhënësi zbret pesë përqind (5%) nga paga bruto e të punësuarit, dhe i paguan në emër të kontributit pensional. Dhe vetëm kontributi i të punësuarit do të jetë i zbritshëm për qëllime tatimore nga paga e tij/saj. Pra pavarësisht asaj se keni të bëni më pagesa sekondare duhet të paguhen edhe kontributet pensionale sipas sqarimeve si më lartë.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26315/2021

Displaying 231 - 235 of 19144243444546474849505152