Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 236 - 240 of 19144344454647484950515253

Bizneset te cilat mirren me ndertim te cilat kontratat e tyre te ndertimit lidhen vetem per pune dore, ato zakonisht shpenzimet kryesore i kan tek blerja e pajisjeve shpenzuese me te cilat e realizojn punen e dores. Pjesa dermuese e shpenzimeve jane drrasa apo panella per te cilat kam dilema a duhet te trajtohen si shpenzim apo si investim pasi qe vlera e tyre e blerjes sigurisht qe cdo furnizim kap shumen mbi 1000 euro por qe jetegjatesia e tyre varet nga perdorimi ndoshta mund te jene me jetegjatesi mbi nje vite por jo edhe pese vite por qe edhe mund edhe te mos kene jetegjatesi as nje vjecare. Pyetja ime eshte nese i trajtojm si shpenzim a jemi duke i trajtuar drejt? Dhe pyetja e dyte nese i trajtojm investim ato jetegjatesin mund ta ken me te shkurtet se pese vite dhe a kemi drejt ne te vlersojm jetegjatesin e tyre dhe psh te bejm zhvlersim si me then dy apo tre vjeqar?

I nderuar tatimpagues,

 

Për aq sa është kuptuar kërkesa juaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Ju nuk keni dhënë informatat e nevojshme në kërkesën tuaj, megjithatë, ju njoftojmë se kategoritë e zhvlerësimit për pasurinë e prekshme të tatimpaguesit, janë të përcaktuara në nenin  16 të Ligjit me Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, citojmë:

 

1. Shpenzimet për pronën e prekshme, përveç shpenzimeve për tokën, veprat artistike dhe pronën tjetër e cila nuk konsumohet që i posedon tatimpaguesi dhe që shfrytëzohen për aktivitete ekonomike të tatimpaguesit, kompensohen me kalimin e kohës përmes zbritjeve të zhvlerësimit në mënyrën e përcaktuar me këtë nen.

  1. Shpenzimet për përmirësimin e pronave me qira të cilat përdoren për aktivitete ekonomike të tatimpaguesit, kompensohen përmes zbritjeve të zhvlerësimit të llogaritura me metodën lineare për periudhën e kohëzgjatjes së qirasë.
  2. E gjithë prona e prekshme e tatimpaguesit që i nënshtrohet zhvlerësimit sipas këtij neni, klasifikohet në njërën prej kategorive vijuese:

3.1. Kategoria 1 – ndërtesat dhe strukturat tjera ndërtimore;

3.2. Kategoria 2 – automobilat dhe kamionët e lehtë, mjetet e rënda për transport, pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda, kompjuterët, pjesët shtesë për kompjuterë dhe pajisjet tjera për përpunimin e të dhënave, mobilet dhe pajisjet për zyra, instrumentet, gjërat e ndryshme dhe pajisjet tjera shtesë, dhe bagëtitë e shfrytëzuara për prodhim ose për mbarështim;

3.3. Kategoria 3 – uzinat dhe makineria; inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor; aeroplanët; anijet, bimët shumë vjeçare dhe bimët e shfrytëzuara për vreshtari ose për prodhimin e frutave; dhe të gjitha asetet e prekshme që nuk janë përfshirë në kategorinë 1 apo kategorinë 2 të këtij paragrafi.

  1. Shuma e lejuar si zbritje për zhvlerësim në periudhën tatimore përcaktohet duke aplikuar përqindjet e mëposhtme në mënyrë individuale të pronës së prekshme individuale, sipas metodës lineare në fund të periudhës tatimore sipas kategorisë së cilës i përkasin asetet:

4.1. Kategoria 1- pesë përqind (5%);

4.2. Kategoria 2- njëzet përqind (20%); dhe

4.3. Kategoria 3- dhjetë përqind (10%).

  1. Një pasuri për aspekte zhvlerësimi merret parasysh kur vihet për herë të parë në përdorim.
  2. Shuma fillestare që zhvlerësohet është çmimi i blerjes apo, në mungesë të çmimit të blerjes, çmimi i kostos. Shuma fillestare përfshinë:

6.1. detyrimet tatimore, ngarkesat, taksat dhe kamatat që i ngarkohen kësaj pasurie para se të vihet në shërbim pasuria;

6.2. shpenzimet e rastit sikurse janë provizioni, paketimi, transporti dhe shpenzimet e sigurimit të ngarkuara nga furnizuesi.

  1. Blerja e një pasurie për çmimin deri në njëmijë (1,000) Euro lejohet si shpenzim rrjedhës, me përjashtim kur pasuria funksionon si pjesë e një tërësie dhe vlera e tërësisë kalon mbi njëmijë (1,000) Euro dhe afati i jetëgjatësisë është mbi një (1) vit.”

 

Po ashtu bazuar në nenin 3, paragrafin 1, nënparagrafin 1.1 të Ligjit për Tatimin në të Ardhura te Korporatave, është  përcaktuar pasuria kapitale, citojmë:

 

1. Për qëllime të këtij ligji përkufizimet në vijim kanë këtë kuptim:

1.1. Pasuri kapitale – përfshinë:

1.1.1. pasuri e prekshme apo e paprekshme që kushton më shumë se një mijë (1,000) Euro me afat të përdorimit më të gjatë se një (1) vit;

1.1.2. pasuria, vlera e së cilës është deri në njëmijë (1,000) Euro, e cila nuk mund të funksionojë si e vetme, trajtohet si pasuri kapitale, nëse vlera e tërësisë kalon mbi njëmijë (1,000) Euro.

 

Bazuar në dispozitat si më lartë, për vlerat më të mëdha se 1000 euro i njihni shpenzime përmes zhvlerësimit sipas sqarimeve si më lartë, ndërsa për blerjet më të vogla se 1000 euro i njihni shpenzime të periudhës , të cilat duhet të dokumentohen bazuar në legjislacionin në fuqi.

 

Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.

 

Me respekt,

ATK26317/2021

Deshta te pyes per 170 euro pandemi per neve qe skena punu heren e dyte sme kan dal a muj me.dit qka eshte pr

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim;

 

Edhe pse pyetja juaj nuk ishte shume e qarte, sa i përket pakos se dyte për rimëkëmbje ekonomike, komisioni ka shqyrtuar dhe aprovuar kërkesën tuaj me date 19.05.2021, andaj duhet te verifikoni llogarinë bankare për të pare nese ju kane dal mjetet.

 

Për mos pagesë mund të kontaktoni Ministrinë e Ekonomisë, të cilët janë përgjegjës për pagesa.

 

Me respekt,

ATK26318/2021

Pershendetje, Kam nje pyetje lidhur me kontratat afatgjata ne fushen e ndertimit, perkatesisht kemi te bejme me investitorin dhe punekryesin si i njejti person. Pyetja jone eshte per shitjen e lokaleve, p.sh. nese nje lokal shitet tek nje PERSON FIZIK ne nje periudhe te caktuar tatimore, dhe nese per arsye te ndryshme kjo kontrate e shitjes anulohet ne nje periudhe tjeter tatimore, atehere a aplikohet rimbursimi i TVSH-se per kete lokal dhe si te trajtohet ky transaksion per qellime tatimore?

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Në paragrafin 1 neni 47 të  Ligjit Nr.05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, është përcaktuar se kur shuma e tatueshme dhe TVSh-ja duhet të korrigjohet, atëherë duhet të lëshohet një notë krediti apo debiti, citojmë:

 

„Kur shuma e tatueshme dhe TVSh-ja në faturën tatimore duhet të korrigjohet në pajtueshmëri me nenin 41 të këtij ligji, furnizuesi duhet të lëshojë një notë debiti apo një notë krediti dhe duhet të trajtojë atë notë sikur të ishte faturë tatimore.”

 

Çështja është e sqaruar edhe paragrafët 4,5,6,7  neni 65 të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2015 për TVSH -Notë Debiti dhe Notë Krediti, citojmë:

 

4.Bazuar në nenin 47 të Ligjit, notë debiti apo notë krediti janë faturat tatimore që personi I tatueshëm përdor për qëllime të korrigjimit të një fature fillestare dhe duhet të përmbajnë shënimin “notë debiti” apo notë –krediti”, referencat e faturës që korrigjojnë dhe të tjera detaje që lidhen me korrigjimin. Përdorimi I këtyre dokumenteve bëhet sipas Ligjit dhe përcaktimeve të këtij udhëzimi.”

“5.Notë debiti dhe notë krediti është e vlefshme vetëm atëherë kur palët e transaksionit janë pajtuar për korrigjim të faturës.”

 

“6.Fatura “notë debiti” e lëshuar nga personi I tatueshëm duhet të regjistrohet nga furnizuesi në librin e shitjeve, e cila edhe do të rrisë obligimin për të paguar TVSh më tepër në krahasim me faturën e parë të lëshuar për të njëjtin transaksion. Ndërsa nga pranuesi i faturës, regjistrimi bëhet në librin e blerjes duke rritur TVSh-në e zbritshme.”

 

“7.Fatura “notë krediti” e lëshuar nga personi I tatueshëm duhet të regjistrohet nga furnizuesi me minus (-) në librin e shitjeve, e cila edhe do të zvogëloj obligimin për të paguar TVSH më tepër në krahasim me faturën e parë të lëshuar për të njëjtin transaksion. Ndërsa nga pranuesi i faturës, regjistrimi bëhet me minus (-) në librin e blerjes duke zvogëluar TVSH në e zbritshme.”

 

Për kthimet e mallit për te  cilat keni ngarkuar TVSh-në, duhet te lëshoni note debiti /krediti  kur palët ne transaksion janë pajtuar dhe kthimet e tilla  duhet të vendosni ne rubrika (53) të Deklaratës për TVSh- Nota debitore e pranuar, nota kreditore e lëshuar me norme 18%,dhe ne librin tuaj të shitjes duhet të bëhen regjistrimet me minus për vlerën kthimeve të mallrave. Ndërsa pranuesi i kësaj note debitorë duhet të regjistroj në rubrikën [16] Nota debitorë e lëshuar, nota kreditore e pranuar me normë 18%, të Deklaratës për TVSh. Ndërsa në librin e blerjes nota debitore e pranuar regjistrohet me minus në librin e blerjes.

 

Neni 13 i Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat , si dhe me nenin 17, paragrafi 4 i Udhëzimit Administrativ  Nr. 15/2010 për zbatimin e  këtij Ligji , përcakton  kërkesat për libra dhe regjistrimet, citojmë:

 

Shoqëritë me qarkullim vjetor bruto më shumë se 50,000 € dhe ato të cilat zgjedhin të përcaktojnë detyrimet e tyre tatimore, bazuar në mbajtjen e librave dhe regjistrimeve te duhura, duhet të mbajnë libra dhe regjistrime në përputhje me kërkesat e standardeve të kontabilitetit në Kosovë. Librat dhe regjistrimet e mbajtura, duhet të jenë mjaftueshëm te sakta, për të mundësuar kontabilitet të plotë dhe të saktë për të gjitha pikat e të ardhurave dhe shpenzimeve të aplikueshme në një periudhë tatimore. Në minimum, librat dhe regjistrimet e tilla duhet të përfshijnë:

 

  • Librin e Blerjeve, në të cilin regjistrohen të gjitha blerjet dhe kthimet;

 

          4.2 Libri i Shitjeve, në të cilin regjistrohen të gjitha shitjet dhe kthimet;…”.

 

Sipas paragrafit të cekur më lartë kthimi i mallit duhet të  regjistrohet edhe në libër të shitjeve dhe në libër të blerjeve .

Kur kemi kthim malli për konsumatorin e fundit me kupon fiskal, atëherë kthimet e tilla, bëhen në rubrikat përkatëse, rregullimet për të ulur TVSh për pagesë sipas normave tatimore, sipas kuponit -kthim malli.

 

Pavarësisht asaj se bëhet anulimi i shitjes, ju për investimet në lokalin i cili është i destinuar për afarizëm e keni të drejtën e kreditimit të TVSh-së që juve ju është ngarkuar gjatë fazës së investimeve.

 

Me respekt,

ATK26319/2021

Cilat janë rregullat tatimore në lidhje me një organizatë të huaj jo-rezidente që dëshiron të punëson një rezident të Kosovës në Kosovë? A ka nevojë organizata të themeloj një përfaqësi juridike në Kosovë që të mund të më punësojë, apo mund të punësohem nga ajo organizatë pa përfaqësi juridike në Kosovë dhe ti paguaj unë të gjitha tatimet e nevojshme si person fizik jo-afarist duke e nxjerrur një numër fiskal të tillë? Organizata të cilës i referohem është një organizatë jofitimprurëse me seli në Cyrih, Zvicër dhe ata dëshirojnë të më punësojnë mua si një punonjës me kohë të plotë dhe me një kontratë me afat të pacaktuar (dhe jo si konsullent).

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas nenit 4 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale është përcaktuar objekti i tatimit, citojmë:

 

1. Objekti i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në Kosovë dhe jashtë Kosovës.

  1. Objekti i tatimit për tatimpaguesin jo rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në Kosovë.”

 

Personi rezident tatimor kosovar tatohet në Kosovë për të gjitha të ardhurat me burim në Kosovë dhe jashtë saj, ndërsa personi jo rezident tatohet në Kosovë vetëm për të ardhurat me burim në Kosovë, përveç nëse të ardhurat trajtohen si të ardhura të liruara sipas Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale.

 

Nëse personi rezident, kryen shërbime për një kompani jashtë Kosovës, shërbime të cilat pastaj ofrohen në Kosovë nga kompania e huaj, pra, ofrimi i shërbimeve në Kosovë nga personi jo rezident përmes punëtorëve të tij, për më tepër se 183 qëndrim fizik në Kosovë, brenda periudhës 12 mujore, konsiderohet se personi jo rezident krijon njësi të përhershme në Kosovë, dhe se, kompania në fjalë obligohet që të regjistroj njësinë e saj në Kosove.

 

Kurse, nëse për tatimpaguesin, të ardhurat nga jashtë Kosovës, konsiderohen si të Ardhura nga Punësimi (i punësuari në Kosovë- Punëdhënësi jashtë Kosovës), atëherë sipas nenit 18, paragrafi 6 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, obligohen që individualisht të bëjnë pagesën e tatimit dhe kontributit pensional.

 

Deklarimin e këtyre të ardhurave do ta bëhet me deklaratën vjetore në fund të vitit. Afati për dorëzimin e Deklaratës Vjetore për të ardhurat e gjeneruara gjatë periudhës 2020 është nga 01.01.2021 deri me 31.03.2021.

 

Në rast se të punësuarit vendor/rezident pranojnë të ardhura nga jashtë për të cilat nuk mbahet tatimi në burim, duhet të deklarojnë dhe të paguajnë vet tatimin, ku fillimisht duhet të pajisen me Numër Fiskal. Këtë tatim obligoheni ta paguani përmes Deklaratës Vjetore në fund të vitit. Mirëpo, ne  ju njoftojmë se sistemi elektronik EDI, në baza mujore mundëson deklarimin dhe pagesën e tatimit në paga, si dhe kontributet pensionale për personat të cilët deklarojnë dhe paguajnë vetë tatimin dhe kontributin pensional. Andaj, ne ju sugjerojmë që në rast se paga juaj nuk tatohet nga kompania e jashtme, të ardhurat tuaja t’i deklaroni dhe paguani në baza mujore, ku afati i pagesës është nga 01 deri me 15 të muajit vijues pas secilit muaj (periudhë tatimore). Deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga dhe Kontributeve Pensionale në sistemin elektronik EDI bëhet vetëm nëse nuk deklaroni dhe paguani me Deklaratën vjetore.

 

Shënim:  Nëse zgjidhni të deklaroni dhe paguani tatimin në paga përmes sistemit elektronik EDI, atëherë më nuk duhet  të dorëzoni Deklaratën vjetore.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26320/2021

Subvensionet e dhena nga komuna ne perkrahje te bizneseve nga COVID 19, a jane subjekt i tatimit ne fitim?

I  nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas nenit 8, paragrafi 1.7 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, janë përcaktuar të ardhurat e liruara, citojmë:

 

“1. Të ardhurat si në vijim lirohen nga tatimi në të ardhurat e korporatave:

1.7. të ardhurat e përfituara nga grantet, subvencionet dhe donacionet, në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit “

 

Gjithashtu, sipas nenit 9, paragrafi 1.2 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, janë përcaktuar shpenzimet e palejueshëm, citojmë:

 

“1. Gjatë përcaktimit të të ardhurave të tatueshme, nuk lejohet zbritje për:

1.12. shpenzimet e mbuluara nga grantet, subvencionet dhe donacionet, në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit të tyre;”

 

E ardhura e përfituar sipas nenit 8, paragrafit 1.7 të Ligjit, është e përjashtuar nëse është në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit.

 

Tatimpaguesi i cili tatohet në bazë të të ardhurave reale, të ardhurat sipas paragrafit 1 të këtij neni i trajton në përputhje me Standardet  Kosovare të Kontabilitetit;

 

Tatimpaguesi i cili nuk tatohet në bazë të të ardhurave reale, të ardhurat e tilla i trajton të ardhura të përjashtuara dhe nuk i përfshinë në deklaratën tatimore të periudhës.

 

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, pranimi i subvencionit konsiderohet e ardhur e liruar. Për qëllime të raportimit tatimpaguesi i cili tatohet të në ardhurat reale, të ardhurat nga subvencioni në emër të pakove emergjente i njeh të ardhur dhe njëkohësisht edhe shpenzime të zbritshme, pra trajtohen sipas Standardeve të Kontabilitetit dhe rrjedhimisht përfshihen në Qarkullimin Bruto të biznesit, kurse, tatimpaguesi i cili nuk tatohet në të ardhurat reale, pranimi i subvencionit konsiderohet e ardhur e liruar.

 

Në rast se këto mjete shfrytëzohen për mbulimin e pagave të punëtorëve, atëherë me rastin e pagesës i përfshini në pagën bazë dhe i tatimoni.

 

Me respekt,

ATK26321/2021

Displaying 236 - 240 of 19144344454647484950515253