Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 241 - 245 of 19144445464748495051525354

Jemi ne shqyrtim te opcionit per te marr nje veture me LIZING apo jo. Pyetja-A duhet t'i njohim shpenzimet e zhvlersimit per automjetin te cilin e kemi marr me Lizing. Lizingu eshte kapital, dmth pasi te perfundohen te gjitha pagesat vetura del ne emrin e kompanise tone.

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Në nenin 6, paragrafin 2, nën paragrafin 2.2 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar e ardhura e tatueshme nga lizingu, citojmë:

 

1. Të ardhurat e tatueshme për një periudhë të tatueshme është ndryshimi ndërmjet të ardhurave bruto të pranuara ose të krijuara gjatë periudhës tatimore dhe zbritjeve të lejueshme sipas këtij ligji.

  1. Nga paragrafi 1 i këtij neni përjashtohen:

2.1. të ardhurat e tatueshme nga projektet dhe kontratat afatgjate të ndërtimit;

2.2. të ardhurat e tatueshme nga lizingjet operuese dhe lizingjet financiare;

2.3. të ardhurat bruto nga interesi, që përfshijnë:

2.3.1 interesin nga huat e dhëna për personat apo entitetet;

2.3.2. interesin nga flet obligacionet ose letrat tjera me vlerë të lëshuara nga organizatat afariste;

2.3.3. interesin nga llogaritë (e kursimeve) të cilat sjellin interes, e që mbahen në banka dhe në institucione të tjera financiare.”

 

Lizingu financiar është lizing që transferon në mënyrë substanciale të gjitha rreziqet dhe shpërblimet e rastit për pronësinë e një artikulli të pasurisë. Në këtë kontekst, dorëzimi i mallrave në bazë të një kontrate, është furnizim malli, ku parashikohet shitja me këste e mallit, kalimi i pronësisë i të cilit bëhet me pagesën e këstit të fundit:

  • Furnizim i mallit trajtohet edhe kalimi i mallrave në dispozicion sipas kontratës për qira të mallrave, respektivisht lizingu në kohë të caktuar, apo për shitje të mallrave nën kushtet e shtyrjes, kontratë kjo e cila përcakton që kalimi i pronësisë mbi ato mallra bëhet me pagesën e këstit të fundit;
  • Përmes kontratës krijohet një marrëdhënie juridike, sipas së cilës qiradhënësi i blen furnizuesit një pasuri të përzgjedhur nga qiramarrësi pranë furnizuesit dhe ia jep atë qiramarrësit për ta përdorur për një afat të caktuar, kundrejt një çmimi të caktuar në kontratë dhe me përfundimin e afatit të kontratës, qiramarrësi mund ta blejë pasurinë, të vazhdojë ta mbajë me qira për një afat tjetër ose t’ia kthejë atë qiradhënësit.

 

Palët në lizing financiar janë: qiradhënësi dhe qiramarrësi.

 

Qiradhënësi kur lejohet të kryejë veprimtari të lizingut financiar, sipas kërkesave të legjislacionit të fushës, do të zbatojë rregullat siç përcaktohen në vijim:

  • Qiradhënësi, përmes kontratës së qirasë financiare, i jep me qira financiare pasurinë qiramarrësit. Sipas kësaj kontrate përcaktohet afati i përdorimit të pasurisë, përkundrejt pagesave periodike, shuma e të cilave është sa vlera reale në treg e pasurisë, por që mbulon investimin e qiradhënësit dhe siguron një fitim mbi investimin;
  • Në përputhje me afatin e përcaktuar të qirasë financiare, qiradhënësi i dorëzon mallin qiramarrësit dhe për çdo periudhë mujore i faturon qiramarrësit pagesat e qirasë. Pagesat e qirasë ashtu siç përcaktohet në legjislacionin e fushës janë pagesat periodike, që bën qiramarrësi gjatë afatit të kontratës së qirasë financiare, sipas kushteve të përcaktuara në të;
  • Në fund të periudhës së kontratës, nëse qiramarrësi do të ushtrojë mundësinë e blerjes së mallit të përcaktuar në të, qiradhënësi lëshon për të një faturë përfundimtare për vlerën shtesë që duhet të paguajë siç është përcaktuar në kontratë nëse ushtron të drejtën e blerjes së mallit;
  • Procedurë e njëjtë, sipas përshkrimit të mësipërm, kryhet edhe në rastin kur qiradhënësi e prodhon vetë mallin, por roli i furnizuesit përjashtohet nga skema.

 

Faturat e blerjes dhe shitjes përkatësisht regjistrohen në librin e blerjes dhe shitjes.

 

Lizingu financiar duhet të plotësojë së paku njërin nga katër kushtet, si në vijim:

  • Afati i lizingut të jetë më i gjatë se shtatëdhjetë e pesë për qind (75%) të jetës së përdorimit të asetit të dhënë me lizing;
  • Të ketë transferim të pronësisë së asetit të dhënë me lizing te lizingmarrësi në fund të afatit të lizingut;
  • Të ekzistoj mundësia për të blerë asetin e dhënë me lizing me një “çmim të pranuar” në fund të afatit të lizingut, ose
  • Vlera aktuale e pagesës së lizingut, e zbritur me një normë të përshtatshme të zbritjes, e tejkalon nëntëdhjetë për qind (90%) të vlerës së drejtë të tregut të asetit.

 

  1. Për qëllime tatimore, lizingu financiar konsiderohet, si:
  • Shitje progresive e asetit të dhënë me lizing me komponentin e kryegjësë së pagesës së lizingut e cila është e tatueshme për lizingdhënësin;
  • Blerje e asetit të dhënë me lizing në fillim të lizingut, lizingmarrësi ka të drejtën e njohjes së shpenzimeve të zhvlerësimit në lidhje me asetin e pranuar me lizing;
  • Kredi nga lizingdhënësi për lizingmarrësin, me komponentin e interesit të pagesës së lizingut, që është e hyrë për lizingdhënësin dhe shpenzim për lizingmarrësin. Nga lizingmarrësi, nuk kërkohet që të mbahet tatimi në burim në interes, kur lizingdhënësi është institucion financiar i autorizuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

 

Për qëllime të zhvlerësimit,  një pasuri  zhvlerësohet kur vihet për herë të parë në përdorim dhe e cila shfrytëzohet për zhvillimin e aktivitetit ekonomik.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.

Me respekt,

ATK26322/2021

Pershendetje Kisha nje pyeteje ne lidhje me konvertimin e valutave te huaja ne EUR per qellime te njohjes ne republiken tone. A mundet qe kursi i kembimit te perdoret nga Bloomberg apo duhet vetem e BQK ( European Central bank) Shpresoj te marr pergjigjje nga institucioni juaj i respektuar. Gjithe te mirat Dardane Berisha Morina

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:

Edhe pse pyetja juaj nuk ishte shume e qarte, sa i përket çështjeve tatimore, dokumentimi, deklarimi dhe pagesa e tatimeve duhet të bëhet ne valutë vendore në euro. Në rastet kur vlera dhe faktorët e shfrytëzuar për të përcaktuar shumën e tatueshme të një transaksioni, shprehet në valutë të huaj, konvertimi i kësaj shume në valutën vendore në euro, duhet të jetë norma më e fundit e shitjes sikur që është definuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

 

Pra, përllogaritja e tatimeve duhet të bëhet vetëm me valutën zyrtare në Kosovë, euro.

 

Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.

 

Me respekt,

ATK26323/2021

Kompania operon me llogari bankare dhe nuk posedon arke fiskale per arsyje se kemi bashkepunim vetem me persona juridik. Kesh-i a mund te pranohet ne rast se faturohet personi juridik pra biznes -biznes? (pa kaluar vleren 500euro).

I nderuar tatimpagues,

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim;

Bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2018, të gjithë personat të cilët bëjnë furnizimin e mallrave/shërbimeve, të cilat ofrohen në objektet, njësitë apo vendet në qasje me publikun, janë të obliguar të përdorin PEF dhe pajisjet tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të këtyre mallrave dhe shërbimeve, me përjashtim të rasteve kur  kërkohet të lëshohet faturë tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor, citojmë;

1.1 Të gjithë personat që bëjnë furnizime të mallrave dhe/ose shërbimeve në objektet, njësitë ose vendet të cilat mund të jenë në qasje të publikut, janë të obliguar që të shfrytëzojnë PEF dhe pajiset tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve.”

Pra, për të gjitha furnizimet të cilat janë për konsumatorin e fundit (Personat Fizik), biznesi obligohet te pajiset me arke fiskal dhe te lëshoi kupon fiskal, edhe ne rastet kur pagesa behet përmes POS-it bankar apo edhe llogaris bankare. Ndërsa, për transaksionet biznes – biznes, bizneset obligohen të lëshojnë faturë tatimore sipas legjislacionit tatimor dhe nuk obligohen të lëshojnë kupon fiskal, edhe nëse pagesa behet cash apo përmes llogaris bankare, ku elementet e faturës janë të përcaktuara me nenin 20 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ku sipas kërkesave ligjore, ndër elementet kryesore janë identifikimi i Shitësit të Shërbimit dhe Blerësit (Shfrytëzuesit) të Shërbimit.

Po ashtu, bazuar në nenin 13 të Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 22 të Udhëzimit Administrativ nr. 15/2010, çdo transaksion  mbi 500 (pesëqind) euro, i bërë në mes të personave të përfshirë në aktivitet ekonomik, kërkohet të bëhet përmes xhirollogarisë bankare, citojmë;

‘Çdo transaksion mbi pesëqind (500) euro, i bërë në mes të personave të përfshirë në aktivitet ekonomik, pas 1 janarit te vitit 2009 kërkohet të bëhet përmes llogarisë bankare”

Pra, bazuar në ligjin e lartcekur, çdo person i cili kryen furnizim me mallra, apo shërbime në vlerë më të larta se 500 (pesëqind) euro, është i  obliguar që pagesat e tilla ti bëjnë përmes transaksionit bankar, në të kundërtën, personi i cili nuk kryen këto pagesa përmes transaksionit bankar do të ndëshkohet sipas nenit 53 të këtij Ligjit  që lidhet me mos- krijimin dhe mos- mbajtjen e librave për çdo transaksion.

 

Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.

 

Me respekt,

 

Përshendetje të nderuar, Ne jemi një Kompani Private që si aktivitet kryesor të biznesit kemi shërbimet e rendit dhe të sigurisë publike apo thënë ndryshe sigurim fizik. Pra, Ne kemi bërë blerjen e një automjeti të ri Hyundai Tucson 2021 me km 00 nga Auto Salloni që është përfaqësuesi i kësaj marke makinash dhe do të përdoret nga ne si mjet patrullues sepse veprimtaria jonë kërkon përkushtim ndaj klientit 24h, në këtë rast veturat tona të kompanisë janë të dedikuara si mjete vetëm të punës dhe përdoren si mjete patrulluese dhe nuk përdoren si mjete private pasi që patrullimi i pikave tona duhet të bëhet nga punëtorët tanë dhe pikërisht ky automjet që ne kemi blerë do të përdoret nga punëtorët tanë vetëm si automjet patrullues dhe për nevoja të kompanisë. Pra, pyetja jonë është: A duhet të shfrytëzojmë tvsh-në e kësaj fature 18% apo 9%, pasi që ky automjet është i dedikuar vetëm për patrullim? Faleminderit për mirëkuptim dhe presim përgjigjen tuaj, Me Respekt SCORPION Sh.p.k Ferizaj

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Bazuar në nën-paragrafin 5.2 paragrafi 5 i  neni 36 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, është përcaktuar TVSH-ja e zbritshme për vetura, citojmë:

 

“5.2. vlera totale e blerjes dhe shpenzimet rrjedhëse lidhur me veturat e shfrytëzuara edhe për qëllime personale, njëkohësisht për qëllime biznesi. Në këto raste e drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme lejohet deri në pesëdhjetë përqind (50%).”

 

Çështja është sqaruar edhe më paragrafin 4 të  nenit  56 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, citojmë:

 

“4. Për të zbritur TVSH-në e zbritshme në lidhje me veturat e udhëtarëve, tatimpaguesi është i detyruar të paraqes dokumentacionin, si:

4.1. Dëshmitë mbi blerjen e veturës (faturë, DUD), shpenzimet e ndodhura, libri i udhëtimit (duhet shënohen saktë kilometrat nga nisja deri në destinim të fundit, arsyeja e udhëtimit për nevoja biznesore), etj.

4.2. Sipas nenit 36 paragrafit 5.2 të Ligjit, TVSH-ja e zbritshme për vetura dhe shpenzimet tjera që lidhen me këto vetura, nëse vetura përdoret njëkohësisht për qëllime biznesore dhe personale, do të njihet në proporcion të shfrytëzimit të asaj veture, mirëpo jo më shume se 50% e TVSH-së së detyruar ose të paguar në lidhje me to. Pjesa prej 50% që është mundësi për të pranuar TVSH të zbritshme, duhet të jetë e arsyetuar dhe dëshmuar nga tatimpaguesi se vetura është përdorur për qëllime biznesore.”

 

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, në rast se dëshmohet se veturat e blera shfrytëzohen  vetëm për qëllime biznesore, të drejtën e zbritjes se TVSH-se e keni të plotë, pra 100%. Në të kundërtën TVSH keni të drejtë ta njihen vetëm për sa  përqindje (% )përdoret për biznes.

 

Me respekt,

ATK26325/2021

Pershendetje Jam biznesi qe per veprimtari primare kam: 2511 Prodhimi i konstrukcioneve metalike dhe pjesëve të tyre, jam ne tatim te paragjykuar, pyetja ime eshte nese duhet te paguajme me 3 % apo 9% per TM2.

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas nenit 43, të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, është përcaktuar pagesa e tatimit për veprimtarinë afariste, citojmë:

 

  1. Secili tatimpagues i cili realizon apo akruon të ardhura nga veprimtaritë afariste paguan tatimin çdo tre muaj në një llogari të caktuar nga ATK-ja në një bankë të licencuar nga BQK-ja

jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremuajshi kalendarik.

  1. Shuma për secilën pagesë tremujore të tatimit sipas paragrait 1 të këtij neni është si vijon:

2.1. Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore nga veprimtaria afariste deri në pesëdhjetë mijë euro (50.000 €), prej të cilëve nuk kërkohet dhe që nuk zgjedhin t’i mbajnë librat dhe

regjistrimet e listuara në nenin 33, paragrain 5 të këtij ligji duhet të paguajnë:

2.1.1. tre për qind (3%) të të ardhurave bruto nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme ekonomike të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) € për tre (3) mujor;

2.1.2. nëntë për qind (9%) të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tre (3) mujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë euro (37.5€) për tre (3) mujor;

2.1.3. Nëse një tatimpagues i përshkruar në paragrain 2.1 të këtij neni nuk ka të ardhura në një periudhë tremujore, nuk kërkohet pagesë, por tatimpaguesi duhet të dorëzojë deklaratën e këstit tremujor për periudhën kur nuk ka obligim tatimor.

 

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, pavarësisht kodit të veprimtarisë së biznesit nëse gjendja faktike e biznesit është ofrimi i shërbimeve obligimi tatimor deklarohet dhe llogaritet me normën 9%,ndërsa nëse gjendja faktike e biznesit është prodhimi i produkteve të gatshme dhe shitja e tyre atëherë obligimi tatimor deklarohet dhe llogaritet me normën tatimore 3%.

 

Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.

 

Me respekt,

ATK26326/2021

Displaying 241 - 245 of 19144445464748495051525354