Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 246 - 250 of 19144546474849505152535455

Kam falimentu si biznis qe 2 vite. Si mud te cregjistrohem sepse jam person i verber e nuk po kam te drejt te mar projekte tek enti per punesim te komuna e ime ne Gjilan, sepse po me thon pa e cregjistru biznisin qe figuron ne emer tendin nuk mundemi me te dhen projekte nga ne(Enti)

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Në nenin 12, paragrafin 1 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, është përcaktuar e drejta e tatimpaguesit për të bërë kërkesë për çregjistrim të biznesit, citojmë:

 

1. Tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes.”

 

Bazuar në ligjin e lartcekur, nëse tatimpaguesi vendos të pushojë veprimtarinë, duhet të informoj ATK-në me shkrim për vendimin që ka marrë, së paku 60 ditë para planifikimit për pushimin e biznesit. Nëse tatimpaguesi nuk vazhdon veprimtarin ekonomike dhe i ka te shlyera të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së, atëherë duhet të vazhdohet me procedurat e çregjistrimit të biznesit të parapara me Legjislacionin Tatimor.

 

Pra, për të mbyllur biznesin, duhet të parashtrohet kërkesë nga tatimpaguesi për Çregjistrim të biznesit, e cila kërkesë parashtrohet në zyrën përkatëse Rajonale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në ATK, dhe si e tillë duhet të trajtohet nga operativa në Drejtorinë Rajonale.  ATK, brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve, duhet të shqyrtojë kërkesën e tatimpaguesit. Nëse tatimpaguesi plotëson të gjitha kushtet e parapara me Ligj, pra nuk ka ndonjë obligim tatimore të pa shlyer ndaj ATK-së, ATK duhet ta pajisë me Vërtetim Tatimor me arsyen “Çregjistrim të biznesit”, i cili  brenda 10 ditëve duhet ta dërgohet nga tatimpaguesi në ARBK, ku edhe atje do të bëhet çregjistrimin i biznesit. Në rast se nuk plotësohen kushtet e parapara me Ligj, ATK duhet të njoftoj tatimpaguesin me shkrim se nuk i plotëson kushtet për çregjistrim të biznesit. Nëse ATK, nuk informon tatimpaguesin, si, me përgjigje pozitive apo negative, brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve, atëherë bazuar në paragrafin 5 të Nenit 12 të Ligjit Nr. 03/L-222, tatimpaguesi do të konsiderohet të jetë i çregjistruar, citojmë:

 

“5. Në rast së brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e marrjes së kërkesës për çregjistrim nga tatimpaguesi, ATK-ja nuk ka njoftuar tatimpaguesin sipas paragrafit 3. i këtij neni, tatimpaguesi do të konsiderohet të jetë i çregjistruar”.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.

 

 

Me respekt,

ATK26327/2021

Pershendetje, kemi nje biznes ku pronar esht femiu im per te cilen femiu ka ber kerkes per mbyllje dhe besoj qe shum shpjet do te marr vertetimin per mbylljen e biznesit dhe lokalin tim dua te ofroj per qira per te cilen veqse kemi arritur nje marrveshje me nje person. Si shkon proceduara ? Lokali nuk punon qe nga 2015 A duhet me prit deri behet mbyllja totale dhe tek at her te ofroj lokalin me qira apo mundem qe tani ? A duhet te lajmroj ose te rigjistrohem ne atk lidhur me qiradhenien ? Nese ka mundi disa informa te pergjithshem do jem shum falenderus. Faliminderit paraprakisht.

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas nenit 11 të Ligjit Nr. 05/L-028 për TAP janë përcaktuar të ardhurat bruto nga qiratë, citojmë:

 

1. Të ardhurat bruto nga qiratë përfshijnë:

 

1.1. të ardhurat e krijuara nga dhënia me qira e pasurisë së patundshme sikurse janë ndërtesat, toka ose apartamentet;

1.2. të ardhurat e krijuara nga dhënia me qira e pajisjeve, automjeteve të transportit dhe llojeve tjera të pasurisë.

  1. Pavarësisht dispozitave të paragrafit 1 të këtij neni, të ardhurat e qirasë të krijuara nga personat e angazhuar në veprimtari ekonomike të dhënies me qira të pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme për klientët, do të trajtohen si të ardhura nga aktivitetet ekonomike dhe do të tatohen si të tilla.”

 

Të ardhurat nga qiratë janë të ardhura të tatueshme dhe duhet të trajtohen si të tilla.

 

Për të definuar se kush duhet të paguaj tatimin në qira, varet nga ajo se kush është qiramarrës.

 

  1. Te rasti kur Personi fizik afarist (biznesi individual) është qiramarrës, atëherë pavarësisht se kush mund të jetë qiradhënës, qiramarrësi (biznesi individual) obligohet të mbajë tatimin në burim në qira, ashtu siç është paraparë në paragrafin 4 të nenit 39 të Ligjit me Nr. 05/L-028  për Tatimin në të Ardhurat Personale, citojmë:

“4. Secili person fizik afarist, ortakëri apo grupim i personave, që paguan qira, mban nëntë për qind (9%) të tatimit në të ardhurat bruto, në kohën e pagesës apo kreditimit dhe do ta transferojë tatimin e mbajtur në burim, në një llogari të caktuar nga ATK-ja në bankën ose institucionin financiar të licencuar nga BQK-ja. Tatimi i mbajtur në burim paguhet deri në ditën e 15 të muajit pasues.”

 

  1. Po ashtu, edhe  kur Personi juridik (SHPK, SHA, etj.) është qiramarrës, atëherë pavarësisht se kush mund të jetë qiradhënës, qiramarrësi (Personi Juridik) obligohet të mbajë tatimin në burim në qira, ashtu siç është përcaktuar në paragrafin 3, nenin 31 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, citojmë:

3. Çdo tatimpagues që paguan qira mban tatimin në burim nëntë përqind (9%) në kohën e pagesës apo të kreditimit dhe të transferojë tatimin e mbajtur në një llogari të caktuar nga ATK-ja në bankë ose institucion financiar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet në bankë apo institucion financiar deri në ditën e 15-të të muajit që pason muajin në të cilin pagesa është bërë apo është kredituar” 

 

  1. Ne rastin kur qiramarrës është personi fizik jo-afarist (individi), nuk mbahet tatimi në burim, por pagesa e tatimit ne qira bëhet nga vet qiradhënësi, i cili mund te jete: Person fizik jo-afarist, Person Fizik afarist (biznes individual) apo Person Juridik.

 

Personi fizik jo afarist i cili është qiradhënës i personit fizik jo afarist apo personit/autoritetit i cili nuk është i obliguar të mbajë tatimin në burim për qira, obligohet të deklarojë dhe paguaj tatimin në qira, ashtu siç është përcaktuar në nenin 44 të Ligjit. Qiradhënësit i lejohet një zbritje nga të ardhurat bruto nga qiraja në një shumë të barabartë me dhjetë përqind (10%) të qirasë, siç është paraparë në nenin 27 të Ligjit.

 

Në rastet kur personi fizik jo afarist është qiradhënës obligohet të deklarojë të ardhurat e tij nga qiraja duke zbritur shumën e tatimit të mbajtur në burim nga personi afarist, i cili është i obliguar të mbajë tatimin në burim në qira.

 

Për të deklaruar dhe/ose paguar tatimin për të ardhurat nga qiraja, fillimisht duhet të pajiseni me Numër Fiskal, në Qendrën e Shërbimit të Tatimpaguesve në regjionin që i takoni.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë,  ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.

 

Me respekt,

ATK26328/2021

përshëndetje te nderuar a mundeni te me tregoni normen tatimore ne qarkullim per nje ëmbeltore e cila bën shitjen e akulloreve ëmbelsirave dhe kafe gjithë te mirat Avni Govori

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, në vijim e gjeni një përgjigje të përgjithshme.

 

Neni 38, paragrafi 2, nënparagrafi 2.1, nën paragrafët 2.1.1, 2.1.2 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, përcaktojnë pagesën e tatimeve, citojmë:

 

„2. Shuma e secilës pagesë tremujore paradhënie është si në vijim:   

 

2.1. tatimpaguesi me të ardhura bruto vjetore deri më tridhjetë mijë euro (30,000.00€), i cili nuk kërkohet ose nuk ka zgjedhur për të dorëzuar deklaratën vjetore sipas nenit 37 të këtij ligji duhet të bëjë pagesat si në vijim për tremujor:

 

2.1.1. tre përqind (3%) të të ardhurave bruto të pranuara nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme komerciale të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) Euro  për tremujor;

 

2.1.2 nëntë përqind (9%) të të ardhurave bruto të pranuara, nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) Euro për tremujor“

 

Varësisht nga Kodi i regjistrimit tuaj (i cili përfshinë statusin e veprimtarisë tuaj), obligoheni të kryeni edhe obligimet tatimore. Nëse, ju jeni i regjistruar si veprimtari tregtare, atëherë obligoheni që të deklaroni dhe paguani me shkallën 3%, ndërsa, nëse ju jeni të regjistruar si veprimtari shërbyese, atëherë obligoheni që të deklaroni dhe paguani me shkallën 9%.

 

Mirëpo, në rast se Kodi juaj i regjistrimit ka të dy veprimtaritë e regjistruara, pra të tregtisë dhe shërbimeve, atëherë obligoheni të deklaroni dhe paguani për të dy veprimtaritë.

 

Deklarimi dhe pagesa e tatimeve për të ardhurat e gjeneruar nga aktivitetet afariste bëhet në baza tre mujore, me formularin QS (Pasqyra tremujore e pagesës së tatimit për korporatat e vogla), prej 1 deri 15 të çdo tremujori.

 

Për më tepër informata, ju mund të drejtoheni ne Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve në Regjionin te cilit i përkisni apo te vizitoni ueb faqen e ATK-se www.atk-ks.org,  ku mund ti gjeni:  Ligjet, Udhëzimet, Materialet Informues etj.

 

Me respekt,

ATK26329/2021

Pershendetje, NE KETE FIRME AUTO MARKET PO PERKOJ TE NXJERR NJE VERTETIM TATIMOR, SEPSE PO ME DUHET PER APLIKIM PER VIZE, MIRPO NUK PO ME BEN. NESE KENI MUNDESI ME NDIHMU. Kjo firme eshte ne fjetje, mirpo qdo her kur kam desht me nxjerr nje vertetim tatimore jam detyru qe permes kesaj firme sepse jam pronare, ndersa tash nuk po me ben. A mund ta aktivizoni qasjen, ne menyre qe te ket mundesi te nxjerr vertetim tatimore Faleminderit HEROINA XERXA

I/e nderuar,

Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

ATK26330/2021

aktiviteti kryesor i yni eshte 4619 - Veprimtaritë e ndërmjetësimit për shitjen e një shumëllojshmërie mallrash dhe jam i regjistruar ne TVSh a jam i obliguar qe faturat e shitjes ti kem me TVSH per ndermjetsim te pa tundshmerive.

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Bazuar në nenin 34 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, është përcaktuar lirimi prej TVSH-së shërbimi i ndërmjetësimit, citojmë:

 

Furnizimi i shërbimeve nga ndërmjetësuesit që veprojnë në emër dhe në interesin e personit tjetër, ku ata marrin pjesë në transaksionet e referuara në kapitullin X, XI dhe XII të këtij ligji, apo të transaksioneve të zhvilluara jashtë Kosovës, do të jenë të liruara

.

Nëse furnizimet e juaja nuk janë furnizime të cilat bien në kuadër të këtyre kapitujve, atëherë faturimi për ndërmjetësim duhet të jetë me TVSH.

 

Me respekt,

ATK26331/2021

Displaying 246 - 250 of 19144546474849505152535455