Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim;
Bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2018, të gjithë personat të cilët bëjnë furnizimin e mallrave/shërbimeve, të cilat ofrohen në objektet, njësitë apo vendet në qasje me publikun, janë të obliguar të përdorin PEF dhe pajisjet tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të këtyre mallrave dhe shërbimeve, me përjashtim të rasteve kur kërkohet të lëshohet faturë tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor, citojmë;
“1.1 Të gjithë personat që bëjnë furnizime të mallrave dhe/ose shërbimeve në objektet, njësitë ose vendet të cilat mund të jenë në qasje të publikut, janë të obliguar që të shfrytëzojnë PEF dhe pajiset tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve.”
Pra, për të gjitha furnizimet të cilat janë për konsumatorin e fundit (Personat Fizik), biznesi obligohet te pajiset me arke fiskal dhe te lëshoi kupon fiskal, edhe ne rastet kur pagesa behet përmes POS-it bankar apo edhe llogaris bankare. Ndërsa, për transaksionet biznes – biznes, bizneset obligohen të lëshojnë faturë tatimore sipas legjislacionit tatimor dhe nuk obligohen të lëshojnë kupon fiskal, edhe nëse pagesa behet cash apo përmes llogaris bankare, ku elementet e faturës janë të përcaktuara me nenin 20 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ku sipas kërkesave ligjore, ndër elementet kryesore janë identifikimi i Shitësit të Shërbimit dhe Blerësit (Shfrytëzuesit) të Shërbimit.
Po ashtu, bazuar në nenin 13 të Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 22 të Udhëzimit Administrativ nr. 15/2010, çdo transaksion mbi 500 (pesëqind) euro, i bërë në mes të personave të përfshirë në aktivitet ekonomik, kërkohet të bëhet përmes xhirollogarisë bankare, citojmë;
‘Çdo transaksion mbi pesëqind (500) euro, i bërë në mes të personave të përfshirë në aktivitet ekonomik, pas 1 janarit te vitit 2009 kërkohet të bëhet përmes llogarisë bankare”
Pra, bazuar në ligjin e lartcekur, çdo person i përfshirë ne aktivitet ekonomik i cili kryen furnizim me mallra, apo shërbime në vlerë më të larta se 500 (pesëqind) euro, është i obliguar që pagesat e tilla ti bëjnë përmes transaksionit bankar, në të kundërtën, personi i cili nuk kryen këto pagesa përmes transaksionit bankar do të ndëshkohet sipas nenit 53 të këtij Ligjit që lidhet me mos- krijimin dhe mos- mbajtjen e librave për çdo transaksion.
Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.
Me respekt,
ATK26333/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Në nenin 12, paragrafin 1 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, është përcaktuar e drejta e tatimpaguesit për të bërë kërkesë për çregjistrim të biznesit, citojmë:
“1. Tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes.”
Bazuar në ligjin e lartcekur, nëse tatimpaguesi vendos të pushojë veprimtarinë, duhet të informoj ATK-në me shkrim për vendimin që ka marrë, së paku 60 ditë para planifikimit për pushimin e biznesit. Nëse tatimpaguesi nuk vazhdon veprimtarin ekonomike dhe i ka te shlyera të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së, atëherë duhet të vazhdohet me procedurat e çregjistrimit të biznesit të parapara me Legjislacionin Tatimor.
Pra, për të mbyllur biznesin, duhet të parashtrohet kërkesë nga tatimpaguesi për Çregjistrim të biznesit, e cila kërkesë parashtrohet në zyrën përkatëse Rajonale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në ATK, dhe si e tillë duhet të trajtohet nga operativa në Drejtorinë Rajonale. ATK, brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve, duhet të shqyrtojë kërkesën e tatimpaguesit. Nëse tatimpaguesi plotëson të gjitha kushtet e parapara me Ligj, pra nuk ka ndonjë obligim tatimore të pa shlyer ndaj ATK-së, ATK duhet ta pajisë me Vërtetim Tatimor me arsyen “Çregjistrim të biznesit”, i cili brenda 10 ditëve duhet ta dërgohet nga tatimpaguesi në ARBK, ku edhe atje do të bëhet çregjistrimin i biznesit. Në rast se nuk plotësohen kushtet e parapara me Ligj, ATK duhet të njoftoj tatimpaguesin me shkrim se nuk i plotëson kushtet për çregjistrim të biznesit. Nëse ATK, nuk informon tatimpaguesin, si, me përgjigje pozitive apo negative, brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve, atëherë bazuar në paragrafin 5 të Nenit 12 të Ligjit Nr. 03/L-222, tatimpaguesi do të konsiderohet të jetë i çregjistruar, citojmë:
“5. Në rast së brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e marrjes së kërkesës për çregjistrim nga tatimpaguesi, ATK-ja nuk ka njoftuar tatimpaguesin sipas paragrafit 3. i këtij neni, tatimpaguesi do të konsiderohet të jetë i çregjistruar”.
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26335/2021
Poštovani poreski obvezniku,
U vezi sa vašim zahtevom, molimo vas da budete obavešteni na sledeći način:
Član 43 Zakona br. 05 / L-028 o porezu na dohodak građana, utvrđuje plaćanje poreza na poslovne aktivnosti, citiramo:
„1. Svaki poreski obveznik koji ostvaruje ili realizuje prihod od poslovnih aktivnosti plaća porez svaka tri meseca na račun koji je odredila PAK u banci koja je licencirana od CBK najkasnije petnaest (15) dana nakon završetka svakog kalendarskog tromesečja.
2.1. Poreski obveznici sa bruto godišnjim prihodom od poslovne aktivnosti do pedeset hiljada evra (50.000 €), koji nisu obavezni i koji se ne odluče za vođenje knjiga i evidencija navedenih u članu 33. stav 5. ovog zakona, moraju platiti:
2.1.1. tri procenta (3%) bruto prihoda od trgovine, transporta, poljoprivrede i sličnih ekonomskih aktivnosti svakog tromesečja, ali ne manje od trideset sedam, poena pet (37,5) € za tri (3) meseca;
2.1.2. devet procenata (9%) bruto prihoda od usluga, profesionalnih delatnosti, zanata, zabave i slično svaka tri (3) meseca, ali ne manje od trideset sedam, zarez pet evra (37,5 €) za tri (3) meseca;
2.1.3. Ako poreski obveznik opisan u paragrafu 2.1 ovog člana nema prihod u tromesečnom periodu, nije potrebna uplata, ali poreski obveznik mora podneti kvartalnu prijavu o ratama za period kada ne postoji poreska obaveza.
2.2. Poreski obveznici sa bruto godišnjim prihodom od poslovnih aktivnosti koji prelazi pedeset hiljada evra (50.000 €) i poreski obveznici koji su dužni ili koji odluče kako je predviđeno u stavu 2. člana 33., da vode knjige i evidenciju iz člana 33. stav 5. ovog zakona , mora da plati avans:
2.2.1. jedna četvrtina (1/4) ukupne poreske obaveze za naredni poreski period na osnovu oporezivog dohotka procenjenog i odbijenog od bilo kog poreza po odbitku zadržanog tokom tromesečja koji se odnosi na taj prihod u skladu sa relevantnim zakonodavstvom za porez na dohodak građana; ili
2.2.2. za drugi period i naredne poreske periode za koje poreski obveznik vrši plaćanje prema ovom stavu, najmanje jednu četvrtinu (1/4) i sto deset odsto (110%) ukupne poreske obaveze prethodnog perioda, za tekući period umanjen za bilo koji iznos poreza po odbitku zadržanog tokom tromesečja koji se odnosi na taj prihod u skladu sa relevantnim zakonodavstvom o porezu na dohodak građana. “
Na osnovu gore pomenutih odredbi, poreski obveznik sa bruto godišnjim prihodom od poslovne delatnosti (prevoz) do pedeset hiljada evra (50.000 €), dužan je da prijavi i plati porez po stopi od 3%, kao i doprinose za penzije. Prijava i uplata poreza i penzijskog doprinosa od strane poreskog obveznika registrovanog kao fizičko poslovno lice (mali individualni biznis) sa bruto godišnjim prihodom od poslovne aktivnosti do pedeset hiljada evra (50.000 €), vrši se pomoću IS obrasca.
Ako premašite bruto promet preko pedeset hiljada evra (50.000 €), tada ste dužni da prijavite i platite na osnovu stvarnog dohotka, kako je definisano u podstavu 2.2 člana 43 Zakona br. 05 / L-028.
Prijava i uplata poreza i penzijskog doprinosa od strane poreskog obveznika registrovanog kao fizičko poslovno lice (veliki individualni biznis) sa bruto godišnjim prihodom od poslovne aktivnosti preko pedeset hiljada evra (50.000 €) i poreskih obveznika koji su dužni ili se odluče za oporezivanje po osnovu stvarnog dohotka, vrši se na obrascu IL i mora se podneti godišnja izjava o PD.
Potrebne informacije o svim porezima koje PAK administrira možete dobiti i na srpskom jeziku: poput zakona, brošura i priručnika s objašnjenjima, koji se mogu naći na veb lokaciji PAK-a: www. atk-ks.org
Za više informacija obratite se kancelariji Poreske službe u vašem regionu.
S poštovanjem,
ATK26336/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si ne vijim;
Bazuar në Nenin 84- Konfidencialiteti i informatave, të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, çdo zyrtari apo personi tjetër, i cili ka qasje në informatat e tatimpaguesit i ndalohet t’ia zbuloj informatat e tilla ndonjë personi tjetër përveç rastit kur kjo gjë është e nevojshme me procedura tatimore, në procedurat penale ne fushën e tatimeve, ose nëse tatimpaguesi liron çdo person nga detyrimi i konfidencialitetit, citojmë;
‘1. Çdo zyrtar ose person tjetër i cili, në përmbarimin e detyrave të tija apo saja zyrtare, ka qasje tek informatat e tatimpaguesit i ndalohet t’ia zbulojë informata e tilla ndonjë personi tjetër përveç rastit kur kjo gjë është e nevojshme në procedurat tatimore, në procedurat penale të krimeve në fushën e tatimeve, ose është parashikuar përndryshe në këtë nen. Përveç sanksioneve tjera që mund të vendosen, personi i tillë do të dënohet në përputhje me dispozitat e aplikueshme të Kodit Penal të Kosovës”
‘3. Tatimpaguesi mund të lirojë çdo person nga detyrimi i konfidecialitetit. Lirimi i tillë duhet të jetë me shkrim dhe mund të kufizohet në dhënien e informatave të caktuara ose t’i shfrytëzojë për një qëllim të veçantë’.
Pra, bazuar në ligjin e lartcekur, informatat e tilla mund t’ua sigurojmë vetëm nëse tatimpaguesi ju liron nga konfidencialiteti, apo nëse rasti është duke u shqyrtuar nga personat e paraparë në paragrafin 2 të nenit 84 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat.
Me respekt,
ATK26337/2021
I nderuar tatimpaguese,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Kur lidhet marrëveshja e qirasë duhet të specifikohen edhe shërbimet tjera si të energjisë, ujit, mbeturinave e tjera që mund të ketë, pra të jenë pjesë e marrëveshjes dhe si të tilla duhet të faturohen me norme standarde prej 18%.
Kjo formë e faturimit aplikohet deri sa faturat e këtyre shpenzimeve bëhen në emër të qiradhënësit.
Me respekt,
ATK26338/2021