Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën, ju lutem informohuni si në vijim:
Sipas asaj që është sqaruar në kërkesën tuaj, furnizimet e shërbimeve që ofrojnë bizneset e gastronomisë sipas dispozitave përmendur edhe në kërkesën tuaj janë të tatueshme më normën e reduktuar prej 8%, ndërsa kur kemi të bëjmë më furnizime të cilat nuk janë në kuadër të pakos së shërbimit prej hotelerisë, si furnizime tjera duhet të faturohen me normë standarde të TVSH-së.
Sipas kësaj restorantet apo bizneset tjera të kësaj natyre për shërbimet e tyre hoteliere duhet të faturojnë me normën e reduktuar prej 8%. Sqarime janë dhënë edhe më Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2020, të cilin e gjeni në linkun https://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Vendim-shpjegues-publik-Nr.-01.2020.pdf
Çështja është trajtuar në aspektin kur kjo industri e të bërit biznes faturon qoftë përmes Arkës Fiskale (furnizimet për individin) apo furnizime për biznesin kur lëshojnë faturë të rregullt tatimore, pra faturimi duhet të jetë komfor sqarimeve si më lart.
Si në rastin tuaj mund të bëni korrigjimet e nevojshme tek furnizimet të cilat i keni bërë për bizneset tjera. Tek furnizimet që janë bërë për individin TVSH-ja e mbledhur duhet të paguhet në buxhet.
Me respekt,
ATK26339/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutemi informohuni si në vijim:
Pronarin (e biznesit individual), i cili ka arrit moshën e pensionimit 65 vjeç, i cili është i regjistruar në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës si i pensionuar, nuk mund të kontribuoj më për FKPK, pra nuk mund të paguaj Kontribute Pensionale, mirëpo nëse personi i pensionuar ende nuk është i regjistruar si i tillë në FKPK, atëherë mund të paguaj Kontribute Pensionale, deri në momentin e regjistrimit në FKPK.
Pra nëse pronari i biznesit individual i cili ka arrit moshën e pensionimit 65 vjeç dhe është regjistruar në FKPK, nuk lejohet pagesa e Kontributit Pensional. Në këtë rast, në formularin përkatës, duhet të plotësohet pjesa e tatimit, ndërsa te pjesa e kontributit pensional, duhet të deklarohet me zero derisa pronari i biznesit, të mbyll vetëm llogarinë e kontributeve pensionale [CI].
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26340/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën, ju lutem informohuni si në vijim:
Për aq sa keni sqaruar kërkesën tuaj Neni 9 i Ligjit nr. 05/L -028 Për Tatimin në të Ardhurat Personale, përcakton të ardhurat nga pagat, citojmë;
1.1. rrogat e paguara në emër të një punëdhënësi për punën të cilën e kryen punonjësi sipas udhëheqjes së drejtorit ose punëdhënësit;
1.2. bonuset, provizionet, mëditjet dhe format e tjera të kompensimit që një punëdhënës apo ndonjë person tjetër, në emër të punëdhënësit ua paguan punonjësve mbi dhe përtej rrogës;
1.3. të ardhurat e fituara nga puna e përkohshme të cilën e kryen punonjësi;
1.4. të ardhurat nga punësimi i mundshëm, siç është nënshkrimi i një bonusi të rrogës;
1.5. premitë e sigurimit të jetës që një punëdhënës paguan për punonjësin;
1.6. falja e huas së punonjësit ose e obligimit të punëdhënësit;
1.7. pagesa e shpenzimeve personale të punonjësit nga punëdhënësi;…
Bazuar në dispozitën e lartë cituar, mëditjet dhe format tjera të kompensimit që një punëdhënës apo ndonjë person tjetër ua paguan punonjësve mbi dhe përtej rrogës, duhet të përfshihen në pagën bruto të të punësuarit dhe të tatimohen.
Ndërsa sa u përket kthimeve të mëditjeve paraprakisht të paguara, i rregulloni nëpërmes hyrje /daljet e arkës bazuar në standardet e kontabilitetit.
Për më tepër informata, ju mund të drejtoheni ne Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve në Regjionin te cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26341/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, në vijim e gjeni një përgjigje të përgjithshme.
Neni 38, paragrafi 2, nën paragrafi 2.1, nën nën paragrafët 2.1.1, 2.1.2 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, përcaktojnë pagesën e tatimeve, citojmë:
„2. Shuma e secilës pagesë tremujore paradhënie është si në vijim:
2.1. tatimpaguesi me të ardhura bruto vjetore deri më tridhjetë mijë euro (30,000.00€), i cili nuk kërkohet ose nuk ka zgjedhur për të dorëzuar deklaratën vjetore sipas nenit 37 të këtij ligji duhet të bëjë pagesat si në vijim për tremujor:
2.1.1. tre përqind (3%) të të ardhurave bruto të pranuara nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme komerciale të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) Euro për tremujor;
2.1.2 nëntë përqind (9%) të të ardhurave bruto të pranuara, nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) Euro për tremujor“
Varësisht nga Kodi i regjistrimit tuaj (i cili përfshinë statusin e veprimtarisë tuaj), obligoheni të kryeni edhe obligimet tatimore. Nëse, ju jeni i regjistruar si veprimtari tregtare, atëherë obligoheni që të deklaroni dhe paguani me shkallën 3%, ndërsa, nëse ju jeni të regjistruar si veprimtari shërbyese, atëherë obligoheni që të deklaroni dhe paguani tatim me shkallën 9%.
Mirëpo, në rast se Kodi juaj i regjistrimit ka të dy veprimtaritë e regjistruara, pra të tregtisë dhe shërbimeve, atëherë obligoheni të deklaroni dhe paguani për të dy veprimtaritë.
Edhe ju si ndërmarrje publike duhet të deklaroni dhe paguani tatimin. Deklarimi dhe pagesa e tatimeve për të ardhurat e gjeneruara nga aktivitetet afariste bëhet në baza tre mujore, me formularin QS (Pasqyra tremujore e pagesës së tatimit për korporatat e vogla), prej 1 deri 15 të çdo tremujori.
Për më tepër informata, ju mund të drejtoheni ne Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve në Regjionin te cilit i përkisni, vizitoni ueb faqen e ATK-se www.atk-ks.org ku mund t’i gjeni të gjitha: Ligjet, Udhëzimet, Materialet Informuese etj.
Me respekt,
ATK26342/2021
I/e nderuar,
Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt
ATK26343/2021