Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!
Use the form below to ask a question
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Me nenin 62 të Ligjit për TVSH nr. 05/L-037, është përcaktuar si skemë e veçantë, trajtimi i arit të investueshem. Në paragrafin 2 të kësaj skeme është dhënë përkufizimi i arit të investueshem, citojmë:
2.1. arin në formë të shufrave apo vaferëve, me peshë të pranuar nga tregjet e arit me pastërti të barabartë apo më të madhe se nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë (995.000), pavarësisht nga ajo se a është përfaqësuar me letrat me vlerë apo jo, me përjashtim për shufrat e vogla ose vaferët me peshë më të vogël se një (1) gram;
2.2. monedhat e arit të cilat:
2.2.1. e kanë pastërtinë të barabartë ose më të lartë se nëntëqind mijë (900.000);
2.2.2. që janë prodhuar pas vitit 1800;
2.2.3. ka ose ka pasur tender ligjor në vendin e origjinës, dhe;
2.2.4. normalisht janë shitur me çmimin i cili nuk e tejkalon vlerën e hapur të tregut të arit që gjendet në monedha më shumë se tetëdhjetë përqind (80%).
Për qëllim të kësaj skeme, këto monedha nuk duhet të konsiderohen që do të shiten për interes numizmatik.
“3. Lirimet për transaksionet e arit të investueshëm, ku nga TVSH duhet të lirohen si në vijim:
“3.1. furnizimet dhe importimet e arit të investueshëm, duke përfshirë këtu arin e investueshëm të përfaqësuar me certifikatë për arin e alokuar apo jo të alokuar, ose të tregtuar në llogaritë e arit dhe duke përfshirë në veçanti kreditë e arit apo shkëmbimet, duke involvuar të drejtën e pronësisë ose të kërkesave në lidhje me arin e investueshëm, si dhe transaksionet që lidhen me arin e investueshëm që i përfshinë kontratat futures dhe kontratat forward që qojnë në transferin e të drejtave të pronësisë ose kërkesës në lidhje me arin e investueshëm;”.
Me dispozitat si më lartë është dhënë përkufizimi për arin e investueshëm, si dhe është përcaktuar lirimi prej TVSH-së për arin e investueshëm , të cilat lirime parashihen për furnizime vendore si dhe importe të arit të investueshëm pavarësisht blerësit apo importuesit.
Çështja është sqaruar edhe me Udhëzimin Administrativ nr. 05/2016 për Skemën e Veçantë për Arin e Investueshëm.
Norma e sheshtë nuk përdoret tek skema për arin e investueshëm, por përdoret vetëm për produktet bujqësore e përcaktuar me nenin 60 të Ligjit nr. 05/L-037 dhe nenin 76 të Udhëzimit Administrativ 03/2015.
Me respekt,
ATK26344/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim;
Për tu informuar rreth llogaris tuaj tatimore, si dhe për tu informuar për hapat të cilët duhet ndërmarr për te bere ndryshimin e qendrës tatimore, ju lutem drejtohuni ne zyrën e Sherbimit të Tatimpaguesve në Regjionin të cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26345/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim;
Për tu informuar rreth llogaris tuaj tatimore, si dhe për tu informuar në detaje për hapat të cilët duhet ndërmarr për tu çregjistruar nga TVSH, ju lutem drejtohuni ne zyrën e Sherbimit te Tatimpaguesve ne regjionin te cilit i përkisni.
Me respekt,
ATK26346/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj , ju lutem informohuni si ne vijim:
Me nenin 39 paragrafin 1, 2 dhe 6 të Ligjit Nr.05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, është përcaktuar llogaritja e pjesës së TVSH-së që lejohet si e zbritshme.
Sipas paragrafëve të cekur më lartë personi i tatueshëm mund të bëjë zbritjen e TVSH –së duke u bazuar në shfrytëzimin real të bëre nga personi i tatueshëm , nëse ai ofron shënimet e tij të kontabilitetit të dhëna mbi TVSH e zbritshme për të cilën ai ka te drejtën e zbritjes së TVSH dhe për te cilën nuk e ka te drejtën e zbritjes se TVSH-së për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara. Pra mund të bëni ndarje reale me qëllim të njohjes së TVSH-së së zbritëshme
Në rast se nuk aplikoni ndarjen reale si më lart, atëherë mund të përdorni Proporcioni i zbritshëm sipas paragrafit 2 të nenit 39 të këtij, sipas të cilit duhet të aplikohet vetëm për shpenzimet e përbashkëta që përdoren për dy lloje të furnizimeve, si të tatueshme po ashtu edhe të përjashtuara(liruara ).
Si në rastin tuaj, mund të mbani evidenca reale të mallrave për te cilat nuk paguani TVSH dhe as nuk ngarkoni TVSH me rastin e furnizimit të atyre mallra me qellim të njohjes së saktë të TVSH-së, apo të aplikoni koeficientin e kreditimit dhe të merrni TVSH-në e zbritshme sipas koeficientit.
Me respekt,
ATK26347/2021
I nderuar tatimpagues,
Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:
Derisa keni furnizime të përziera, tatueshme dhe të liruara, TVSH-në e zbritshme e cila ju ka ngarkuar me rastin e blerjeve që do të përdorën për të dy lloje Të furnizimeve , nuk keni të drejtën e njohjes se TVSH të zbritshme të plotë . Kjo TVSH e zbritshme do t’ju pranohet në bazë të proporcionit të zbritshëm, bazuar në nenin 39 të Ligjit nr. 05/L-037 për Tatimin Mbi vlerën e shtuar. Pra, në bazë të proporcionit të zbritshëm do të ju pranohet TVSH e zbritshme. Ky proporcion duhet të përcaktohet në baza vjetore si përqindje dhe duhet të rrumbullakohet në një numër të plotë që pason.
Proporcioni i zbritshëm gjendet sipas formulës:
Proporcioni i zbritshëm = Qarkullimi total me të drejtë kreditimi / Qarkullimi total me të drejtë kreditimi + Qarkullimi pa të drejtë kreditimi
Proporcioni i zbritshëm i TVSh-së përcaktohet në baza vjetore si përqindje dhe duhet të rrumbullakohet në një numër të plotë.
P.sh. nëse proporcioni i zbritshëm do te jete 35% për vitin 2020, këtë e përdorni për vitin 2021. Nëse ju keni blerje prej 100,000€ + 18,000€ TVSH (blerje të cilat do ti përdorni për të dy qëllimet, si të tatueshme dhe te liruara), atëherë ju mund të njihni TVSH e zbritshme vetëm për 35% të shumë s 18,000€, që është 6,300€, ndërsa diferencën prej 11,700€ do ta njihni si shpenzim për qëllime të tatimit në të ardhura.
Me respekt,
ATK26348/2021