Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 266 - 270 of 19144950515253545556575859

Ju lutem te behet nderrimi i email adreses per t'u paisur me vertetim tatimor. Kam harruar email adresen e meparshme. Email adresa e re eshte fisicommerc@hotmail.com Ju faleminderit per mirekuptim!

I/e nderuar,

Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

ATK26350/2021

Pershendetje, Si duhet te veproj ne rastin kur OJQ eshte hapar si operator ne Atk ndersa llogaria e tatimit ne page dhe e pensioneve nuk ju ka hap? A duhet kerkes me shkrim apo ka edhe form elektronike te hapjes se llogarive per deklarim page. Ju faleminderit. Me respekt, Liridon Ahmetaj

I nderuar tatimpagues,

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim;

Për tu informuar rreth llogaris tuaj tatimore, si dhe për të bërë hapjen e llogarive tatimore, ju lutem drejtohuni ne zyrën e Sherbimit të Tatimpaguesve në Regjionin të cilit i përkisni.

 

 

Me respekt,

ATK26351/2021

Me daten 02.06.2021 kemi bere kerkes per rimbursim TVSH 05/2021 , mirepo deri me sot nuk kemi asnje informate rreth kerkeses, gjithashtu edhe ne EDI sistem te sherbiemet-kerkese per rimbursim nuk shihet anje info rreth statusit vetem tek bilanci ne EDI figuron vlera e kerkuar e rimbursimit tek pasqyra e TV . Deshta t'ju pyes sa eshte afati qe ATK duhet te merr masa per ket qeshtje ?

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Bazuar në paragrafin 4  të nenit 30 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, kërkesa e rimbursimit duhet të shqyrtohet brenda afatit prej 60 ditëve, citojmë:

 

  1. ATK-ja do të veprojë lidhur me kërkesën e lejueshme për rimbursim brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data kur ka pranuar kërkesën nga tatimpaguesi, duke siguruar që detajet e shumës për rimbursim i janë përcjellë me kohë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ose me rastin e kontributeve pensionale, në Trustin e Kursimeve për Pensione të Kosovës.

 

Çështja është sqaruar edhe me nenin 41 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 dhe Nenin 40 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar si dhe nenin 59 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015.

Për me tepër ju lutem mund të konsultoheni me personat përgjegjës në Departamentin e Rimbursimeve apo kontaktoni në tel. 038 200 250 98.

 

Me respekt,

ATK26352/2021

Ju lutem a mund të marrim një përgjigjje për subvencionimin e qiras sipas Vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 08/08 të datës 21.04.2021 për biznesi "Blerta ML David Jones" me NUI: 8109466000. Ne me kërkesën tonë ju kemi sqaruar se kriteri i vendosur për tu bazuar në WR shkurt 2021 nuk plotësohet ngase pikërisht në shkurt ka pasur punime në zgjerimin e lokalit dhe skemi paguar as qera dhe rrjedhimisht as tatim qeras por pikërisht pas investimeve në rritje të lokalit është mbyllur Qendra Albi Mall në prill dhe ne nuk jemi subvencionuar si të tjerët. Mendojm se është një rast i veqant ku pikërisht shkurti si muaj për tu bazuar kanë qenë punime për zgjerim të lokalit dhe nuk shohim të arsyeshme mos subvencionimin e qeras për muajin Prill ngas ejemi tatim pagues të rregullt para shkurtit 2021 dhe pas shkurtit ! Me respekt Blerta Musliu Gashi

I nderuar tatimpagues,

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si ne vijim;

Ankesën tuaj për mos pagesat e bëra nga Pakoja Fiskale Emergjente, mund ta dërgoni te Komisioni i Ankesave, përmes adresës elektronike: ankesa.mf@rks-gov.net

 

Me respekt,

ATK26353/2021

pershendetje nese ka mudsi te me ndimoni perse nuk ben te shkarkoj aplikacjone me eid pasi der ket tremujorsh kam shkarkuar pa problem tash e qet fjalkalim ose numri jan gabim me ket numer kam nxjerr deri tash me at pasvord nese ben te me japeni nje kshill si te veproj me respekt N.T TONI runik

I/e nderuar,

Me respekt për kërkesën tuaj, mirëpo, për të zgjidhur problemin tuaj, këtë pyetje duhet ta parashtroni në adresën elektronike edi@atk-ks.org.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

ATK26354/2021

Displaying 266 - 270 of 19144950515253545556575859